Erion Veliaj “copëtoi” rrugën që mbante emrin e presidentit Rugova – ja çfarë fshihet pas këtij veprimi!

Politika

Erion Veliaj “copëtoi” rrugën që mbante emrin e presidentit Rugova – ja çfarë fshihet pas këtij veprimi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 8 shkurt 2023 Në ora: 08:06
Presidenti, Ibrahim Rugova

Gjatë fundjavës që lamë pas është bërë e ditur që një segment i një rruge në Tiranë është emëruar “Dëshmorët e 4 shkurtit”, 79 vite pas kësaj masakre.

Por krejt kjo, u përcoll me reagime, pasi që duket se është “copëtuar” rruga që mban emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas raportimit të mediumit shqiptar, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, të shtunën ka pritur në takim zyrtarë të organizatave kombëtare të Veteranëve e familjarë të dëshmorëve, ku edhe është bërë emërimi i rrugës.

Segmenti që do të mbajë këtë emer duket se është nga rruga nga Banka e Shqipërisë, e deri te lumi Lanës.

Reagimet qenë të menjëhershme në lidhje me rastin, ani pse Veliaj tha se për vendimin ka biseduar edhe me Ukë Rugovën, djalin e presidentit Rugova.

Reagimi i Erion Veliajt

Nuk e kuptoj për çfarë e kanë këtë reagim sa herë që në Tiranë flitet për antifashizmin”.

Kështu ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një reagim rreth krejt asaj që u fol dje e sot për të në Kosovë rreth një vendimi që mori.

Madje, tha thotë se dje ka pasur një bisedë të gjatë dhe jashtëzakonisht miqësore me Ukë Rugovën, djalin e Presidentit Ibrahim Rugova.

I kam shpjeguar situatën dhe ai ishte jashtëzakonisht mirëkuptues. Unë jam mik me atë familje. Në zyrën time, familja Rugova mori nënshtetësinë shqiptare. Ishte një nder i madh për mua”!.

Por, a mund ta minimizojë veprimin e gabuar Veliaj me një deklaratë të tillë?

Zogaj: Ndryshimi i emrit të një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë, nuk është kurrfarë befasie

Analisti Skender Zogaj thotë se Veliaj është duke shkuar në hapat e Enver Hoxhës dhe po e realizon hakmerrjen kundër armikut të brendshëm ideologjik, pra kundër shqiptarëve.

Image
Skender Zogaj

Ndryshimi i emrit të një segmenti të rrugës "Ibrahim Rugova" në Tiranë, nuk është kurrfarë befasie, nëse kemi parasysh specien ideologjike të krijimit të "njeriut të ri" socialialist që e kërkonte dhe arriti ta krijonte Enver Hoxha. Përmes klonimit nëpër 700 mijë bunkerët me zboreve sistematike anembanë Shqipërisë, që ka realuzuar eksperimentin më drastik njerëzor në gjithë rruzullin tokësor. Sepse, është e vërtetë ka arritur ta bastardhojë racën shqiptare duke e kryqëzuar me farën serbosllave dhe shpirtin ideologjik kinez. Kështu që, ky rasad tash është duke lulëzuar në Shqipëri dhe, po e realizon hakmerrjen kundër armikut të brendshëm ideologjik, pra kundër shqiptarëve atdhetarë që duan atdheun dhe traditën e tyre autoktone kombëtare”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë që ishte një provokim flagrant dhe i ndyrë të bëhet shkurtimi i rrugës që mbante emrin e Presidentit Rugova.

Heqja e emrit të rrugës është një provokim i ultë i Tiranës Zyrtare”, shtoi ndër të tjera analisti.

Këtë specie tash e përfaqëson Edvin Kristaq Rama, kumbari i Goran Bregoviqit, është krejtësisht normale që ky të vazhdojë spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët. Dëshmi e pastër është rasti i "shkurtimit" të emrit të udhës "Ibrahim Rugova" në Tiranë, që është një provokim flagrant, i ndyrë! Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, pos se është në pyetje urrejta patalogjike e species së shartuar, që nuk i honepsë vlerat e pastra kombëtare, siç është Ibrahim Rugova, kryeheroi modern që, pas Skënderbeut dhe Ismajl Qemalit e ringjalli emrin dhe nderin e kombit tonë në botë. Heqja e emrit të rrugës është një provokim i ultë i Tiranës Zyrtare, e cila gabimisht ka menduar se mund ta cënojë lavdinë epokale të Ibrahim Rugovës - Heroit të Demokracisë Moderne Botërore”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

Mehmeti: Edi Rama dhe PS gjithnjë kanë qenë kundër Rugovës

Ndërsa analisti tjetër, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ky veprim i Veliaj është i qëllimshëm dhe anti-kombëtar.

Image
Faton Mehmeti

Dihet botërisht urrejtja e të majtës ndaj Ibrahim Rugovës. Është po kjo e majtë, konkretisht PS që nuk lejon vendosjen e bustit të Rugovës në Tiranë. Veprimi i Erion Veliajt është i qëllimshëm, përbuzës dhe antikombëtar. Duke injoruar Rugovën e majta ka injoruar njërin ndër figurat më të mëdha të kombit. Por, asgjë smund të injoroj fugurën e presidentit historik, njeriun që bëri epokë. PS po dëshmon se është bazë e komunizmit, me vepriemt e saja kanë ndikuar që përçarja ndër nesh të jetë e madhe”, theksoi analisti.

Më tej, ai potencon që Veliaj shpërfaqi fytyrën e tij të vërtetë, pasi Rugovën nuk mund ta shpërfill askush.

Edi Rama dhe PS gjithnjë kanë qenë kundër Rugovës, kundër anti komunistëve. Kjo e keqe për kombin duhet të marr dnëimin emerituar në zgjedhjet e këtij viti. Erion Veliaj shpërfaqi fytyrën e tij të vërtetë, Rugovën nuk mund ta shperfill askush përveç disa komunistëve të rinj që mëtojnë të ngrisin vetën duke u marr me emrin e tij”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat