“Po duan të përfitojnë nga Asociacioni”/ Analisti-opozitës: Skandaloze, të bëhet shteti mjet përfitimi

Politika

“Po duan të përfitojnë nga Asociacioni”/ Analisti-opozitës: Skandaloze, të bëhet shteti mjet përfitimi

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 13:10
Kuvendi i Kosovës

Në Kosovë po kërkohet formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe.

Këtë po e kundërton kryemsinitri Albin Kurti, asociacion ky i cili bie ndesh në 23 nen të kushtetuese tonë.

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar situatën politike në vend, rreth çështje së Acociacionit.

Ai duke folur për “Bota sot”, ka kritikuar opozitën për të cilën ka thënë se në bazë të temës së Asociacionit, po duan të përfitojnë politikisht, e që Mulliqi e quan turp që nuk lahet.

“Qe dy decenie po jetojmë si në filma tragjiko-komik, ku profiteret e politikës dhe të biznesit, krijuan kumari me krimin e organizuar, korrupsionin, nepotizmin, klientelën... Pakica në pushtet u bë më e rëndësishme se shumica të cilët po jetojnë dobët. Rrëfimin për shtetin e ri të Kosovës, e qiten në bisht të lahutës. Me fjalë të bukura, e me punë të mbrapshta nuk bëhet shteti. Seriozisht dhe në mënyrë dramatike u rrezikua karakteri qytetarë i Kosovës. Që shumë kohë nuk kemi unitet politike dhe as institucional për gjërat madhore shtetërore dhe kombëtare, dhe as kur bëhet fjalë për Serbinë hegjemoniste. Pikërisht e që është turp që nuk lahet, po dëshirohet të përfitohet në temën e Asociacionit të komunave me shumice serbe, për tu ngjitur në pushtet. No coment, që nëse e zbërthejmë është diqka shumë e keqe për të gjithë ne”, shprehet ai.

Ai thotë se të përfitohet mbi mbi shtetin është skandaloze, andaj ka ardhë koha që të ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan, e jo ta shkelmojmë si të ishte top i futbollit.

“Është shumë skandaloze, të bëhet shteti mjet përfitimi. Kosova më shumë u bë kockë e patriotizmit të rremë. Të qenit shtet sovran dhe i pavaruar është madhore. Ka ardhur koha për një jetë të rregulluar, ka ardhur koha për një Kosovë të rregulluar, ka ardhur koha që ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan. Ka ardhur koha për një jetë më të mirë për të gjithë, për paga solide, ka ardhur koha për barazi … E jo shtetin ta shkelmojmë si të ishte top futbolli! Këtë gjë nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët, nuk do ta lejojnë forcat përparimtare… Siç thotë nëj thëni e Sokratit “Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetëveten”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat