“S’do të ketë Republika Serbska në Kosovë”, Haziri: Garantimi i SHBA-së, i mjaftueshëm që Kosova të nis themelimin e ASK-së

Politika

“S’do të ketë Republika Serbska në Kosovë”, Haziri: Garantimi i SHBA-së, i mjaftueshëm që Kosova të nis themelimin e ASK-së

M.Haziri Nga M.Haziri Më 15 shkurt 2023 Në ora: 16:59
Albin Kurti, Gabriel Escobar, Aleksander Vuçiq

Çështja e Asociacionit të Kosovës mbetët një nga temat më diskutuara aktuale në vend.

Kosovës po vazhdon t’i bëhet trysni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në shenjë kundërshtiimi, gjatë ditës sotme u mbajt një marsh protestues në kryeqytet.

Në njoftimin e publikuar të martën në Facebook, Parlamenti i studentëve të UP “Hasan Prishtina” tha se grumbullimi do të nisë në orën 16:00 te Biblioteka Kombëtare.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai u shpreh se e drejta për protestë është e drejtë demokratike, por që nuk është mënyra e duhur për të ndaluar një çështje të tillë kaq të rëndësishme për vendin.

Analisti thekson që Asociacioni me shumë gjasë do të formohet pasi edhe plani franko-gjerman e ka në bazë të saj.

“E drejta për protestë është e drejtë demokratike e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës, pra në këtë drejtim e shohë edhe marshin e sotëm protestues kundër siç thuhet formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, protestë kjo që mbahet apo është thirrë nga një organizatë studentore e afërt me partinë në pushtet. Mendoj se LVV-ja nuk duhet të sillet më si një parti opozitare dhe nxitja e organizatave të tjera siç është Parlamenti Studentor për marshe protestuese, nuk është forma e duhur që duhet ti qaset çështjes së formimit të AKS-së. Tani secili nga ne jemi bindur se do të ketë AKS-së, dhe kjo është stampuar edhe në planin e të ashtuquajtur Frnako-Gjerman , e cila iu është afruar palëve , pra Kosovës dhe Serbisë si një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes tyre”, u shpreh analisti.

Më tej, ai thekson që Qeveria do të duhej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA-në, e cila ka dhënë garanca se AKS-ja nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive që dëmton rregullimin tonë shtetëror.

“Po pa e pasur njohjen reciproke as në qendër e as në periferi të saj. Ajo që dua të them është se Qeveria do të duhej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA-në e cila ka dhënë garanca se AKS-ja nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive që dëmton rregullimin tonë shtetëror, politik dhe juridik e as nuk do të jetë një Republika Srpska. Kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për qeverinë e Kosovës që të fillonte procesin e për formimin e AKS-së me statut brenda kornizave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, gjë që përkrahet edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar, sidomos nga aleati ynë kryesor SHBA-të”, shpjegon Haziri.

Në fund, ai thekson që Kosova ka marrë këtë obligim dhe e ka ratifikuar këtë marrëveshje ndërkombëtare dhe vetëm shtetet joserioze do të mund t’iu ikin obligimeve ndërkombëtare.

“Kosova ka marrë këtë obligim dhe e ka ratifikuar këtë marrëveshje ndërkombëtare, dhe vetëm shtetet joserioze do të mund t’iu ikin obligimeve ndërkombëtare, por që bartin edhe pasojat e ikjes ndaj këtyre obligimeve, e në fakt me këto sanksione dhe humbje të mbështetjes ndërkombëtare është paralajmëruar edhe Kosova në rast se nuk tregohet e gatshme për formimin e AKS-së dhe nuk e pranon planin Franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë. Andaj unë mendoj se duhet të formohet AKS-ja sipas kornizës që ia ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pra pa kompetenca ekzekutive dhe pa një model që i përngjan pushtetit të tretë në Kosovë”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat