‘Loja e pistë’ e Vuçiqit me Listën Serbe, publicisti tregon pse donin ta zëvendësonin Kurtin – përmend një vendim kriminal!

Politika

‘Loja e pistë’ e Vuçiqit me Listën Serbe, publicisti tregon pse donin ta zëvendësonin Kurtin – përmend një vendim kriminal!

Nga: A.M. Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:17
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Pas takimit të 18 marsit në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me qasje provokuese dhe deklarata tendencioze ndaj Kosovës.

Siç duket, presidenti serb nuk po ka guxim që të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në vazhdimësi ka ankesa të ndryshme.

Për momentin, dialogu Kosovë-Serbi gjendet në një pikë serioze, ku bashkësia ndërkombëtare ka shtuar përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje mes palëve.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” komentoi këtë qasje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj dialogut me Kosovën.

Fillimisht, ai vlerësoi se ndonëse Vuçiq po luan me “dy karta”, po vazhdon të favorizohet nga gjeopolitika dhe Rusia.

“Gjeopolitika dhe gjeostrategjia po e favorizon Aleksander Vuçiqin, po luan me dy karta njëherësh. Lidhjet shpirtërore e konspiracionet komplotiste, vazhdon t`i ruajë me Rusinë, por, duke përdorur, "sa për sy faqe", edhe kartën që synon familjen natyrale në BE-në, duke zhvatur nga ajo investime, por edhe favorizime të bollshme politike, në raport me Kosovën.

Edhe pse serbët në Kosovë, në veçanti, ata në Veriun e Kosovës, gëzojnë statusin më të privilegjuar, jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë e mëtej në botë, kërkojnë më shumë, në rastin konkret, "Zajednicën", me të drejta ekzekutive, thënë troç", një "Republika Srpska", si ajo në Bosnjen, e cila ka kolapsuar sot shtetin boshnjak, Bosnjen dhe Hercegovinën”, deklaroi ai.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Zeqiraj komentoi edhe llojet e Asociacioneve që i janë ofruar Kurtit nga Lajçak dhe Borell, ku ndër të tjera nuk e anashkaloi edhe një deklaratë të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

"Kryeministrit Kurti i janë ofruar variante të tmerrshme për Asociacionin", - reagon me zemratë dhe indinjueshëm, Presidentja Vjosa Osmani. Veç argatëve të Serbisë, Lajçak dhe Borrell, në cilësinë ndërmjetësuese, lexoni edhe dilemën pro serbe, që shfaq ambasadori amerikan Hill, në Beograd:

"...Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, për të garantuar që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë". Dhe, vazhdon: "Asociacioni është pjesë e dialogut të Brukselit, që nga viti 2013 dhe duhet të formohet, në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht, në Mitrovicën e Veriut, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij?!" Pra, Hill mendon si Vuçiq, përmend vetëm nënshkrimin e vitit 2013, në Bruksel, që nënkupton Asociacion me të drejta ekzekutive dhe komunitetin serb në veriun e Mitrovicës, si trajtim të veçantë”, theksoi publicsti.

Në vazhdim, ai përmendi edhe një lojë të presidentit serb me Listën Serbe, ku me çdo kusht kërkuan zëvendësimin e Kurtit, me qëllim të përfitimit në veri të vendit.

“Presidenti Vuçiq sfidon BE-në dhe SHBA-në, shpall hero policin kriminel, i cili urdhëroi demolimin e qendrës zgjedhore në Mitrovicën e Veriut. Sjelljet e sotme të Serbisë, në raport me Kosovën, na kthejnë në gjeopolitikat e viteve `10-a, të shekullit të kaluar, për të ardhur në Konferencën e Londrës, me pazaret e pista të Rusisë Cariste me Evropën, toka shqiptare u përdorën për kusuritje, gjitnjë në favor të Serbisë.

Loja e Vuçiqit, e koordinuar me bandën e "Listës Serbe", shfrytëzon, suksesshëm, shtimin e kërkesave për përfitime, sa më shumë, në veriun e Kosovës. Fillimisht, donin zëvendësimin e Albinit, "sepse me Hashimin dhe Ramushin merreshim vesh!" Kjo nuk mund të bëhej, ngase Thaçi është në telashe me disa akuza krimesh në Hagë, ndërsa Haradinaj përflitet se është partner në kontrabandën me kriminelët serbë në Veri, tashmë, të shpallur "non grata" nga SHBA”, vlerësoi Zeqiraj.

Ndër të tjera, publicsti kërkoi nga Kurti që të këmbëngulë që FSK-ja të vendoset përgjatë kufirit me Serbinë dhe të zhbëhet marrëveshja e arritur nga Thaçi.

“Banditët e "Listës Serbe", pasi hasën në refuzimin e Kurtit, se "nuk ka priorite, por, ka radhë në dialogimin e marrëveshjes të pa zbatuara, nga Serbia, dalin me kërkesën e re: "Pa largimin e Forcave Speciale të Policisë nga Veriu i Kosovës, nuk marrim pjesë në zgjedhje", duke "harruar" Asociacionin. Ata e dijnë rastin paraprijës, kur Hashim Thaçi, në marrëveshje me Komandantin e KFOR-it, pranoi që Forcat e Sigurisë të Kosovës, të mos kalojnë në veri, pa lejen e KFOR-it! Ky vendim kriminal, edhe sot është valid!

Por, kjo jo vetëm që nuk duhet të ndodhë, por kryeministri Kurti duhet të ngulmojë në dialog, që FSK-ja të vendoset përgjatë kufirit me Serbinë, aktualisht, nën komandën e KFOR-it, në mënyrë që kurrë të mos ndodhë barrikadimi i rrugëve dhe makro-kontrabanda serbo-shqiptare, siç ka ekzistuar, për dy dekada radhazi, e maskuar, kinse, "edhe në Veri ka pasur ligje e rregulla!" Broçkulla”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat