Zbulohet skenari i Serbisë/ Ja pse Vuçiq nuk po nënshkruan marrëveshje finale!

Politika

Zbulohet skenari i Serbisë/ Ja pse Vuçiq nuk po nënshkruan marrëveshje finale!

Nga: M.Haziri Më: 28 mars 2023 Në ora: 13:00
Ohër, 18 mars 2023.

Kanë kaluar pothuajse dy javë që nga përfundimi i takimi të fundit mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ani pse kaluan mbi 10 orë bisedime, një marrëveshje konkrete mes dy vendeve nuk ka pasur.

Me deklarata provkuese edhe pas këtij takimi nuk po ndalet Vuçiq.

Ai pas takimit tha se nuk mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës.

“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa e ashtuquajtura, Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, është shprehur ai.

Në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se përmes këtij qëndrimi për krijimin e një hapësire të re të negocimit, minimizohet rruga e Kosovës për marrëveshje finale për afër 10 vjet:

Image
Drizan Shala

Përmes qëndrimit që krijimi i një hapsire të re të negocimit në një lloj loje e cila defakto e minimizon rrugën e Kosovës drejt marrëveshjes finale edhe për një periudhë10 vjeçare”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti thekson që Serbia po fiton kohën e saj për ndryshime gjeostrategjike e politike.

“Me që plani dhe aneks marrëveshja do të reflektojnë në hapjen e një porte e cila do të mbikqyret nga BE-ja duke mos lejuar anashkalimin e pikave të këtyre dy dokumenteve në formen me të rreptë për poziten e Kosovës.

Ndërsa në anen tjetër Serbia fiton kohen e saj të re në formatin e ri duke shpresuar në ndryshime gjeostrategjike e politike”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Kujtojmë që, Kosova dhe Serbia më 18 mars në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat