A e “amniston” plani evropian Serbinë nga përgjegjësia për krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët?

Politika

A e “amniston” plani evropian Serbinë nga përgjegjësia për krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 29 mars 2023 Në ora: 15:06
Esobar- Kurti- Lajcak

Gjatë muajit mars në Kosovë përkujtohen dëshmorët, martirët, të pagjeturit dhe viktimat e masakrave, të cilat gjatë luftës së fundit u kryen nga Serbia.  

Kjo e fundit, është përgjegjëse për dëmet që i shkaktoi në Kosovë, ndonëse ende vazhdon t’i mohojë krimet dhe nuk merr përgjegjësi.  

Liderët e Kosovës gjatë datave përkujtimore të këtyre ngjarjeve të tmerrshme kanë adresuar përgjegjësinë tek Serbia, duke kërkuar edhe hapjen e arkivave të Beogradit.  

Lidhur me këtë, analisti Fatmir Bajraj ka thënë se marsi, prilli, maji dhe qershori janë muajt kur Kosova ndjen dhimbje, pasi që mbetet si periudha më e tmerrshme dhe me e rëndë, të cilët iu nënshtruan një katrahure kolektive të cilën e përshkonin krimet, masakrat, dhunimet.  

“Kurti, s’ka pse kërkon hapjen e arkivave të Beogradit në përvjetorët e krimeve dhe masakrave të regjimit kriminal të Millosheviqit gjithandej në Kosovë, kur të njëjtave ua ka vënë kapakun me Marrëveshjen e arritur me Vuçiçin!  Një thirrje e tillë, është hipokrizi e skajshme, është abuzive dhe dyfytyrësi; ku në njërën anë vendos ndryshe, e në anën tjetër kërkon atë që e ke humbur me vetëdije.  

Thirrja e Kurtit për hapjen e arkivave serbe, është populliste dhe propagandistike për një grusht vota dhe për pushtetin e tij, por assesi e sinqertë dhe serioze.  

Fundi i marsit, prilli, maji dhe deri të dita e çlirimit të Kosovës, 12 qershor 1999, në kujtesën dhe memorien kolektive nacionale të shqiptarëve të Kosovës, mbetët si periudha më e tmerrshme dhe me e rëndë të cilët i'u nënshtruan një katrahure dhe golgote kolektive të cilën e përshkonin krimet, masakrat, dhunimet, deportimet dhe gjenocidi si metodë e shfarosjes së një populli i cili kërkonte lirinë dhe ekzistencën në atdheun e vetë, në Republikën e Kosovës”, thotë ai. 

Image
Fatmir Bajraj

Sipas tij, Serbia duhet të ketë presion të madh për të pranuar krimet të cilat i ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.  

“Serbia pa ndonjë presion të fuqishëm ndërkombëtar, presion i cili do e mbështeste për muri, apriori do të refuzojë t'i trajtojë krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët, dhe një presion i tillë nuk shihet në horizont dhe me gjasë nuk do ndodhë kurrë një i tillë, për fatin tonë të ligë dhe fatkeqësinë e viktimave.  Për shkak të proceseve integruese të BE-së, sigurisë në Evropë dhe gjeopolitikës, bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar të trajtojë dhe të merret me mohimin e Serbisë për krimet e kryera kundër Kosovës dhe shqiptarëve.  Gjithandej në Kosovën martire, ishin krye krime monstruoze, vrasje në masë, të pleqve, grave dhe fëmijëve dhe numri i krimeve dhe masakrave të tilla kalon në mbi 100, por zbardhja dhe dënimi i autorëve të krimeve nga Drejtësia mbetët simbolike për të mos thënë inekzistente”, shprehet ai.  

Tutje, analisti thotë se refuzimin të cilin po e bënë Serbia ndaj Kosovës, ka një arsye dhe sipas analist është se Serbia është toleruar nga Bashkësia Ndërkombëtare.  

“Tribunali ndërkombëtar me seli në Hagë për krimet e kryera në ish Jugosllavi, përfshi krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit në luftën e Kosovës, nuk ia doli të sjellë drejtësi për viktimat shqiptare si pasojë e krimeve sistematike shtetërore të Serbisë përmes mekanizmave shtetërore siq janë ushtria, policia dhe paramilitarët.  Kosova në gati çerek shekulli pas çlirimit, nuk ia doli që të mbledhë e faktoj krimet serbe mbi Kosovën dhe shqiptarët, ngase nuk shfaqi ndonjë interesim serioz e të theksuar që do impononte dhe shtynte para zbardhjen e krimeve dhe ndëshkimin e kriminelëve nga Drejtësia, si në tribunalin ndërkombëtar të Drejtësisë, po ashtu edhe në sistemin e vetë të Drejtësisë, në Republikën e Kosovës. Serbia vazhdon të mohoj krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët, madje vazhdon të mohoj edhe masakrën e Reçakut, një krim kundër njerëzimit të kryer para syve të botës dhe të kualifikuar si masakër nga ish Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe shefi i atij Misioni, ambasadori amerikan William Ëallker!  

Kështu do sillet e do vazhdoj të sillet Serbia, sepse është toleruar nga bashkësia ndërkombëtare për faktin se kjo e fundit nuk e sheh me interes që ky vend-Serbia, ky popull-serbët dhe vetë regjimi i tij të ndëshkohet përkundër fakti se ka kryer krime dhe gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm.  

Një proces katarsi dhe denazifikimi do duhej të kalonte ky popull (serb), regjimi i të cilit në emër të tyre shkaktoi aq shumë krime në Kosovë kundër shqiptarëve të cilët të vetmin "mëkat" që kishin, ishte se ishin shqiptarë dhe e donin lirinë dhe atdheun e tyre.  

Misioni i UNMIK-ut dhe ai i EULEX-it në Kosovë, pse jo edhe Drejtësia vendore, dështuan definitivisht në "misionin" e tyre për t'i sjellë para Drejtësisë autorët e krimeve dhe për t'i dënuar ata, që do ishte satisfaksion për viktimat e pafajshme dhe familjarët e tyre të cilët i kanë plagët e "hapura" për më të dashurit e tyre”, deklaron ai.  

Bajraj duke përmeduar marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kryeministri Kurti ka amnistuar Serbinë për të gjitha krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët.  

“Kryeministri Kurti më Marrëveshjen e arritur me Vuçiçin në Bruksel me 27 shkurt dhe 18 mars në Ohër të Maqedonisë, praktikisht i ka quar duart nga trashëgimia e së kaluarës, përkatësisht nga trajtimi në dialog i krimeve serbe dhe të Serbisë mbi Kosovën dhe shqiptarët, ngase: ja së çfarë shkruan në lidhje më këtë në preambulën e Marrëveshjes së arritur:  "Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”!  Dhe nga kjo rezulton se Kryemnistri Kurti e ka amnistuar Serbinë për të gjitha krimet e kryera mbi Kosovën dhe shqiptarët, fakt ky që lehtëson Vuçiçin dhe Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane pa u ballafaquar me të kaluarën kriminale dhe gjenocidin mbi shqiptarët.  Çështja e të pagjeturve në Dialog, do ta ketë fatin e njëjtë sikur deri më tani, pra nuk ka qenë e trajtuar seriozisht, dhe as nuk do të trajtohet seriozisht tutje, ngase ekziston një konsensus në heshtje në mes të Serbisë e Kosovës ; të mos zbardhet fati tyre, për faktin se përgjegjësit janë në pushtet në Serbi, dhe pse jo edhe në Kosovë.  E keqja është; disproporcioni i numrit të të zhdukurve, 1:100 në dëm të shqiptarëve!  Pas kësaj Marrëveshje të Kurti- Vuçiç, asnjë rezolutë e Parlamentit të Kosovës për gjenocidin e Serbisë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, nuk vënë në lëvizje mekanizma politik dhe aq më pak të Drejtësisë ndërkombëtare që të merren seriozisht dhe trajtojnë krimet tanimë të amnistuara nga palët në dialog. Kosova humbi një shans unike që të nxjerrë përfitimet e duhura në një kontekst historik, për pasojë, përfituan armiqtë tanë shekullor-Serbia”, përfundon ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat