Specialja i gjykon individët, jo luftën e UÇK-së/ Profesori tregon se përse “Marshi për drejtësi” kishte motive antiamerikane!

Politika

Specialja i gjykon individët, jo luftën e UÇK-së/ Profesori tregon se përse “Marshi për drejtësi” kishte motive antiamerikane!

Nga: M.Haziri Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:12
Pamje nga “Marshi për drejtësi”

Gjatë ditës së sotme (E dielë) është mbajtur “Marshi për Drejtësi” për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në paraburgim në burgun e Hagës. 

Pjesëmarrës të shumtë ka pasur në këtë marsh, duke përfshirë familjarët e ish-krerëve edhe deputetët e shumë qytetarë. 

Ky marsh u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish komandantëve të UÇK-së.  

Lidhur me këtë temë në një shkrim për gazetën “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj. 

Ai përmendi arrestimin e komandantëve të “Shtabit të Rognerit”, për të cilët kur u dërguan në Hagë nuk protestoi askush.  

Image
Binak Maxharraj

Kur para dy vitesh u arrestuan komandantët e “Shtabit të Rognerit” askush nuk protestoi. Por, vetëm thuhej se në Hagë po gjykohet UÇK. Jo në Hagë nuk po gjykohet UÇK, sepse lufta e saj është e pastër si loti. Askund në botë luftërat çlirimtare nuk gjykohen nëpër gjykata. Në Hagë po gjykohen individë që dyshohet se kanë bërë krime kundër njerëzimit. Dyshohet për mbi 100 vrasje politike të veprimtarëve të LDK-së e tjerë”, u shpreh ai. 

Profesori më tej thekson, që arrestimi i komandanteve ishte projekt amerikan më qëllim që t’i zbardhln krimet e gjatë dhe pas luftës. 

“Arrestimi i komandanteve ishte projekt amerikan me qëllim që t’i zbardhin krimet gjatë luftës dhe ato politike pas luftes, të cilat ishin tabu për gati 20 vite pas çlirimit. Askush nuk kishte guximin po nga këta komandantë të fliste për vrasjet gjatë luftes dhe të pas luftës”, thotë profesori. 

Në fund, analisti e quan absurde protestën e së dielës, duke thënë se kjo protestë në njëfarë mënyre është edhe antiamerikane, sepse pas kësaj gjykate qëndron fuqishëm Amerika. 

Është tmerr që të gjitha gjykatat nuk guxonin ta hapnin këtë temë. Por, sot kur po fillon gjykimi i tyre, po protestohet. Ky është rast absurd “sui generis”. Do jetë një protest e pa kuptimtë e cila nuk u ndihmon asgjë të burgosurëve në Hagë. Tek e fundit kjo protestë në njëfarë dore është edhe antiamerikane, sepse pas kësaj gjykate qëndron fuqishëm Amerika”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat