Rrjeti rus në veri/ Alarmojnë ekspertët e sigurisë: Ky është qëllimi i grupeve kriminale që po stërviten në Rashkë

Politika

Rrjeti rus në veri/ Alarmojnë ekspertët e sigurisë: Ky është qëllimi i grupeve kriminale që po stërviten në Rashkë

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 prill 2023 Në ora: 18:54
Policia e Kosovës në veri

Deputetja nga radhët e PDK-së, njëherë edhe kryetare e Komisionit për Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë se me afrimin e kohës për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, atje ka tendenca për destabilizim.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë në përgjithësi konstatohet të jetë stabile, në përjashtim të katër komunave veriore të vendit, ku shihet tendenca për destabilizim. E ashtuquajtura organizata e mbrojtjes civile atje në bashkëpunim edhe me Listën Serbe, vazhdimisht kanë aktivitet në veri të vendit. Pjesëtarë të kësaj organizate, tashmë dy grupe janë duke kryer kurset e trajnimit në Rashkë për veprime destabilizuese në Kosovë”, tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ajo madje dhe edhe detaje tjera për format e stërvitjes së këtyre grupeve kriminale, duke thënë se dy grupe po stërvisin atje.

“Për aksione të ndryshme eventuale që mund të merren në veri të Kosovës. Ka stërvitje për gjuajtje me armë dhe stërvitje për taktizim”, shtoi ajo.

Meha: Destabilizimi i Kosovës në këtë periudhë është i lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në veri

Image
Njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha

Njohësi i çështjeve politike, Xhevat Meha, për “Bota sot” ka thënë se tesnionet edhe mund të jenë të pritshme sepse në Serbi po vepron rrjeti rus për pengimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për mua veprimet e tilla janë diçka e pritshme. Në Serbi sigurisht se vepron rrjeti rus shumë i fuqishëm të cilët do të angazhohen që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes mes Serbisë, Kosovës dhe BE-së. Mirëpo, fuqinë më të madhe politike në Serbi e ka Vuçiq, jo se është ndonjë politikan i zoti, por që fuqia politike e tij vjen nga vullneti pro-perëndimor i shumicës së qytetarëve të Serbisë. Grupet e përgatitura nga rrjeti rus në Serbi për të destabilizuar Kosovën mund edhe të kryejnë aksione pa bekimin e Vuçiqit, mirëpo këto aksione do të jenë klandestine dhe nuk mund të kenë shtrirje të gjerë pa mbështetjen e Vuçiqit”, dekalron ai.

Duke folur për këtë temë, Meha, destabilizimin e Kosovës lidhet pikërisht me zgjedhjet që do të mbahen në veri, por që këto zgjedhje janë një test për BE-në.

“Destabilizimi i Kosovës në këtë periudhë është i lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në veri. Këto zgjedhje do të jenë testi i parë serioz për BE-në që demonstroj peshën e vet si palë në zbatimin e Marrëveshjeve të fundit të Bukselit dhe Ohrit. Deri tani BE ka patur nga Serbia deklarime më fjalë dhe jo verprimet nga Serbia. Vetëm tani gjatë zbatimit të marrëveshje BE do të ballafaqohet me Serbinë në veprime. Ne në Kosovë kemi përvoja qindravjeçare me veprimet e Serbisë, i njohim bukur mirë. Përshkrimi i thjeshte i veprimeve të Serbisë është se Serbia në veprimet e veta është sikur uji, mbush çdo hapësirë të mundshme për të depërtuar. Kur të ballafaqohesh me Serbinë duhet mbyllje e çdo zbrazetije, mbyllje e çdo hapësirë për depërtim nga Serbia. Çfarëdo hapësire sado e vogël është e mjaftueshme për Serbinë për të depërtuar në realizimin e qëllimeve të veta”, përmbyll ai.

Shala: Niveli politik duhet të bëjë presion diplomatik në Beograd që kjo të tërhiqet nga suportimi i grupeve diverzante

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se Kosova duhet të jetë e përgatitur dhe duhet të bëjë presion diplomatik në Beograd që mos të mbështesë grupe diverzante, sepse ndryshe Kosova detyrohet të ndërhyjë.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Organi Inteligjencës së vendit ka arritur të marrë informacione relevante për një strukturë e cila është duke kryer stërvitje të ndryshme për të destabilizur vendin.

Institucionet e vendit tani kanë marr veprime në bazë informacioneve duke garantuar stabilitetin dhe rendin kushtetues në veri të vendit.

Niveli politik duhet të bëjë presion diplomatik në Beograd që kjo të tërhiqet nga suportimi i grupeve diverzante që për qëllim kanë futjen e Kosovës në një situatë, e cila do të detyrohet të ndërhyjë me gjithë forcën e saj të sigurisë për të zmbrapsur këto njësi dhe kështu të na paraqitet një situatë e rëndë në fushën e sigurisë me impakt në nivelin politik vendore dhe ndërkombëtar”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat