Serbisë i shuhet ëndrra/ Ky është paralajmërimi pas takimit të Vuçiqit me Listën Serbe!

Politika

Serbisë i shuhet ëndrra/ Ky është paralajmërimi pas takimit të Vuçiqit me Listën Serbe!

Nga: A.SH Më: 8 prill 2023 Në ora: 22:29
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, dje ka zhvilluar një takim me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, dhe ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.

Ai ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura për 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, vlerëson se deklarimet serbe nuk janë më befasi për Kosovën.

Tutje, shton se e mira e gjithë kësaj është se Serbia është demaskuar falë politikës së Kosovës, çka edhe mbetet adresë e përgjegjësisë për çdo eskalim situate.

Nga regjimi i tillë i Serbisë, me një pushtet të ideologjise së viteve të 90-ta, sigurisht çdo deklaratë nuk është befasusese për ne, mirëpo, sa janë të realizueshme idetë dhe projektet e tyre varet krejtesisht nga tolerimi i bashkësisë ndërkombëtare, që realisht kjo e fundit në vend të sanksionimit për qëndrimin e Serbisë destabilizuese dhe kërcënuese e ka priveligjuar karshi Ballkanit, e posaçërisht Kosovës, andaj duke qenë kështu edhe do të ketë deklarata dhe kërcënime të tilla nga Serbia.

E mira e gjithë kësaj është se Serbia është demaskuar falë politikës së Kosovës, çka edhe mbetet adresë e përgjegjësisë për çdo eskalim situate”, thotë ai.

Image
Armend Halimi

Tutje, për Listën Serbe thotë se dihet ajo është dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë.

Derisa, për kërcënime serbe janë minimale mundësitë e një vendimi për agresion të hapur ndaj Kosovës.

"Sa për Listën Serbe, është ditur mirë filli që ajo është dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë, dhe përkundër inkuadrimit të saj në institucione të Kosovës, ajo nuk ka mundur të distancohet nga direktivat dhe dirigjimi i Beogradit, andaj, me ngushtimin e fushëveprimit të saj, veç është vet përjashtuar dhe sigurisht që gjenë strehë në folenë e saj, pra pushtetin e Vuçiqit.

Por, një gjë dihet se pavarësisht retorikës kërcënuese, janë minimale mundësitë e një vendimi për agresion të hapur ndaj Kosovës, vetëm nëse zhvillimet e luftës në Ukrainë japin avantazh Rusisë, ndryshe në këto rrethana, pra të një aleati të lodhur të Serbisë, siç është Rusia, shteti serb në pamundësi të një sulmi ushtarak të hapur, mund të organizojë, nxitë dhe përkrah sulme terroriste në Kosovë, duke mos përjashtuar as etninë serbe, të cilët zgjedhin të jenë lojal ndaj shtetit ku jetojnë, pra Kosovës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat