“Në veri ndodhi diçka e tmerrshme, nuk dëgjohej as vaji i fëmijëve shqiptarë” – Ja fajtorët që larguan shqiptarët nga veriu i Mitrovicës

Politika

“Në veri ndodhi diçka e tmerrshme, nuk dëgjohej as vaji i fëmijëve shqiptarë” – Ja fajtorët që larguan shqiptarët nga veriu i Mitrovicës

Nga: N. Shaqiri Më: 17 prill 2023 Në ora: 14:59
Mitrovica

Analisti politik i cili jeton e vepron në SHBA, profesori Binak Maxharraj ka folur për veriun e Kosovës, që sipas tij, menjëherë pas luftës është mbushur me shërbime sekrete.

Profesori flet edhe për bandat kriminale serbe në veri, të cilat kanë shkaktuar vrasje të shqiptarëve.

Ai thotë se më datën 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000, në vend se të festohej liria e shumë pritur ndodhi diçka e tmershme.

“Në këto dy ditë veriun e kishin vërshuar shërbimet e ndryshme sekrete, policia dhe UDB-ja e Beogradit të ndihmuar edhe nga shërbimi sekret i Francës DGSE (anëtar i së cilës ishte edhe Hashim Thaçi), por fatëkeqësisht të ndihmuar edhe nga ndonjë lider i UÇK-së si Veseli dhe Çeku. Të gjithë këta nuk lejuan që shqiptarët e dëbuar në jug të Mitrovicës të ktheheshin në shtëpitë e tyre duke i kthyer pas. Por, pos kësaj ndodhi ajo më e keqja kur bandat dhe kriminelët serbë të drejtuar nga Oliver Ivanoviq gjatë natës së ftohët nisen trysnin e dëbimit edhe të atyre pak shqiptarëve që kishin mbetë në veriun e Kosovës”, thotë profesori për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, serbët i sulmuan tmerrshëm nëpër banesat dhe shtëpitë e tyre dhe me dhunë u deportuan në jug të Mitrovicës shqiptarët.

“Gjatë këtij aksioni kriminal të çetnikëve të Beogradit i dëbuan mbi 15 mijë shqiptarë, kurse u vranë mbi 10 shqiptarë që rezistonin t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Të nësërmen e asaj nate mbi urë u dukën rojat e urës?!”, thotë ai.

Ai shton se rojat e urës, ishin ata të cilët udhëheqëshin nga Oliver Ivanoviq, të cilin shton se e vranë më vonë grupet kriminale të Aleksandër Vuçiqit.

Që nga kjo ditë veriu i Kosovës ngadal por sigurt po rrëshqiste i papenguar drejt Serbisë. U vendosën strukturat paralele mbrojtëse. Veriu që nga ajo kohë u serbizua totalisht, çdo gjë ishte dhe bëhej serbisht me këngë, valle e mbishkrime serbe, kurse Kosova fare nuk kishte çasje në atë pjesë të teritorit të vetë, bile atje nuk dëgjohej më kenga shqipe, ishin zhdukur të gjitha simbolet shqipe, nuk dëgjohej as vaji i fëmijëve shqiptarë”, pohon ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës u kthye në tokën e krimit të organiuar dhe korrupsionit.

“Aty lulëzonte krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në këtë drejtim bashkëpunonin bashkë serbë e shqiptarë, sidomos nga kjo u pasuran disa liderë shqiptarë?!”

“Sot, e asaj dite veriu i Kosovës është “tokë” e askujt, është tokë në të cilën kalërojnë dreqnit e Karpateve me dreqërit shqiptarë që i lidh krimi dhe korrupsioni. Për këtë situatë fajin kryesor e kanë edhe vetë ndërkombëtarët BE/SHBA që për 20 vite nuk ndërmorën asgjë për të “çliruar” veriun nga bandat dhe kriminelët serbë, aq më keq kohët e fundit edhe janë rreshtuar krah tyre”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat