“Të gjithë në alarm”, avokati shqiptar jep lajmin e ‘keq’ për Vuçiqin: Ka humbur përfundimisht – Kurti tani ka çdo gjë në dorë!

Politika

“Të gjithë në alarm”, avokati shqiptar jep lajmin e ‘keq’ për Vuçiqin: Ka humbur përfundimisht – Kurti tani ka çdo gjë në dorë!

Nga: A.M. Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Kryetarët e rinj të katër komunave në veri, kanë afat deri me 28 maj që të japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.

Fituesit e zgjedhjeve në veri, po përballen me kërcënime të vazhdueshme nga serbët, më saktësisht nga Aleksandar Vuçiqi.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “një krizë të madhe” në veri të Kosovës.

Vuçiq tha se të mërkurën në një konferencë për media përmendi “rezistencën e serbëve”.

“Kur e kuptuan se nuk mund të kalonte, atëherë u përpoqën ta zgjidhin situatën në veri në mënyrë racionale, ku po afron një krizë e madhe, sepse Albin Kurti vërtet mendon se sundon me 3-4 për qind të votave, e disa nga QUINT-i i përkrahin, sepse mendojnë se do ta thyejnë rezistencën e serbëve, përgjithmonë, duke i gjetur ata që do t’u shërbejnë edhe në veri, për të sunduar kështu…”, tha Vuçiq.

Përveç kërcënimit të Vuçiqit, edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar që kryetarët të mos betohen fare.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Image
Avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Fillimisht, tha se ‘humbësit’ janë në alarm, ku sipas tij ata po mundohen kot që t’i shpallin këto zgjedhje si të pavlefshme, pasi Kurti ka në dorë gjithçka.

“Asgjë. Ata janë të gjithë në alarm... kanë humbur përfundimisht.

Gjithçka është në dorë të qeverisë Kurti. Lodhen kot. Askush nuk ndërhyn dot”, deklaroi ai.

Sipas tij, serbët kanë abstenuar me dëshirë dhe në këtë rast kanë favorizuar kundërshtarët ‘kandidatët shqiptarë’.

“Abstenimi në një votim popullor, do të thotë që abstenuesi ka hequr dorë në favor të kundërshtarit... Votuesit tanë u kanë dhënë postet shqiptarëve.

I munduri në luftë ka raste që bëhet qesharak. Hahahahaha...”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela për “Bota sot”.

Rezultatet nga zgjedhjet në komunat veriore

Kujtojmë se, nga rezultatet përfundimtare për zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit dhe për zgjedhjet për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq, qytetarët kanë votuar si në vijim:

Leposaviq: Lulzim Hetemi (VV) 73,3 për qind; Albulena Behluli- Hetemi 25 për qind; Aleksandar Jabllanoviq 1,5 për qind.

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK) 52,2 për qind; Flatron Hasani (VV) 47,7 për qind.

Zveçan: Ilir Peci (PDK) 59 për qind; Fetah Peci (VV) 37,3 për qind; Slagjana Pantoviq 3,6 për qind.

Mitrovicë e Veriut: Erden Atiq (VV) 66,9 për qind; Taulant Kelmendi (PDK) 23,4 për qind; Betim Osmani 9,7 për qind.

Ndërkaq, në kuvendin komunal të Leposaviqi, VV ka fituar 15 ulëse, PDK 2 ulëse dhe Partia Kosovskih Srba 2 ulëse.

11 ulëse PDK dhe VV 8 ulëse i kanë fituar në kuvendin komunal të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat