Enigma për betimin e kryetarëve në veri/ Analisti ngre alarmin për Kosovën – kërkohet publikisht kjo gjë!

Politika

Enigma për betimin e kryetarëve në veri/ Analisti ngre alarmin për Kosovën – kërkohet publikisht kjo gjë!

Nga: M.Haziri Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Më 23 prill në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë mbajtur zgjedhjet për kryetar.

Partitë fituese ishin PDK e VV.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka bërë certifikimin e rezultateve, ndërsa deri në ushtrimin e mandatit janë disa faza në mesin e tyre edhe pjesa e betimit të kryetarëve.

Mirëpo a do të ketë probleme në betimin e kryetarëve?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të lejoj të ndodhë kjo gjë,pasi duhet të ndodh betimi i kryetarëve të ri.

Respektimi i ligjit duhet të shihet me prioritet nga institucionet e Republikës së Kosovës në rastin e Mitrovicës së veriut. Kosova nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë që rasti i Mitrovicës së të bëhet një precedent i keq për shtetin e Kosovës. Institucionet e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme kanë organizuar zgjedhjet në veri, por qytetarët serb të instrumentalizuar nga Serbia në mënyrë masive bojkotuan zgjedhjet”, u shpreh ai.

Ahmeti tutje theksoi që ndërkombëtarët duhet të analizojnë këtë çështje dhe të mos veprojnë në favor të Serbië.

Edhe nga mekanizmat ndërkombëtar ky rast duhet të analizohet në mënyrë objektive dhe realiste e jo rasti në fjalë të gjykohet si i dështuar. Institucionet e Kosovës duhet t'i bëjnë një presion më të madh mekanizmave ndërkombëtar, pasi po veprojnë në mënyrë të njëanshme, duke përkëdhelur shtetin serb”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat