Diplomatja e lartë e SHBA-së vjen në Prishtinë e Beograd, mesazhet dhe paralajmërimet që do t’i sjellë vizita e saj

Politika

Diplomatja e lartë e SHBA-së vjen në Prishtinë e Beograd, mesazhet dhe paralajmërimet që do t’i sjellë vizita e saj

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 maj 2023 Në ora: 18:09
Samantha Power

Liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Evropës janë duke punuar vazhdimisht që t’i stabilizojnë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të shtuara.

Një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Poëer, e cila pritet ta vizitojë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, ku do të takohet me udhëheqësit e të dyja vendeve.

Power bëhet shefja e parë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që udhëton në Serbi, vend që mban lidhje të ngushta historike dhe kulturore me Rusinë.

Poëer pritet të takohet me kryeministrat dhe presidentët e të dyja vendeve, ku pritet t’i inkurajojë ata të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo “do ta theksojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, thuhet në deklaratën e publikuar nga USAID.

Analistët thonë se vizita e Power ka rëndësi të madhe, gjersa shtojnë se ajo mund t’ua bëj të qartë vendeve se nëse vazhdon konflikti i ngrirë nuk do të ketë ndihma ekonomike.

Burjani: Do t’iu bëhet me dije se nuk do të ketë ndihma ekonomike të kota

Image
Blerim Burjani

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë vizita e Power është që t’i bëj me dije vendeve që nëse vazhdojnë të sillen njëjtë dhe të pa dobishëm për paqe, atëherë nuk do të ketë ndihma ekonomike.

Sipas tij, kjo thirrje për këndellje politike është e domosdoshme.

“Kjo vizitë më tepër vjen për arsye të ndihmës dhe mbështetjes ekonomike të USAID, sesa politikë e lartë. Përgjatë kësaj rruge, shefja e USAID-it do të tentojë të flasë për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE, për paqen dhe normalizimin e raporteve, ndoshta për t’iu treguar se nuk do të kenë ndihma nga populli amerikan që nëse vazhdoni të silleni njëjtë dhe të pa dobishëm për paqe. Do t’iu bëhet me dije se nuk do të ketë ndihma ekonomike të kota, për të vazhduar me konfliktin e ngrirë, kjo thirrje për këndellje politike është e domosdoshme”, deklaron Burjani.

Power do të jetë zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel.

Që 12 vjet, BE-ja ka punuar në ndërmjetësimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Brukseli dhe Shtetet e Bashkuara shpesh ndërhyjnë për të qetësuar tensionet midis dy kryeqyteteve, veçanërisht së fundi kur ka pasur tensione të ngritura në veri të Kosovës.

Gjithashtu, Power do të takohet në Kosovë dhe Serbi me anëtarë të shoqërisë civile, udhëheqës biznesi, gazetarë dhe të tjerë, përfshirë ish-lojtarin serb të NBA, Vlade Divaq, dhe atletë me aftësi të kufizuara.

Mehmeti: Kosova është në avantazh në raport me Serbinë

Image
Faton Mehmeti

Në anën tjetër, analisti politik, Faton Mehmeti, shprehet se vizita ka rëndësi të madhe.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë vizitën e Power që të shpreh pa kënaqësi për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit nga Serbia.

“Kjo vizitë ka rëndësi por jo aq të madhe duke qenë se në mes të këtij dialogu është futur vetë z.Escobar. Gjithsesi çdo vizitë nga ndonjë amerikan ka rëndësi të madhe. Kosova duhet që në vizitën e zonjës Power të shpreh pakënaqësinë e saj për shkeljen e marrëveshjes së Ohrit nga Serbia, e cila vazhdon me propagandë ndaj Kosovës. Kosova duhet të bëjë të qartë se s’mund të ketë dialog derisa marrëveshjet nuk nënshkruhen, kështu presioni do bie mbi Serbinë. Presioni është mjeti i vetëm që e detyron Serbinë të ndryshojë qasje, ndryshe ajo nuk ndalet. Kosova është në avantazh në raport me Serbinë në të gjitha aspektet dhe këtë duhet ta përdor për të sjellë rezultate të prekshme. Zonja Samantha Power të njihet me gjendjen faktike përmes së cilës pastaj presioni mbi Vuçiqin do të shtohet”, shton Mehmeti.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, javën e kaluar janë takuar në Bruksel, me ç’ rast janë pajtuar për deklaratën e të zhdukurve, ndërsa nuk janë pajtuar sa i përket formimit të asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat