Rrëmbimi i policëve/ Profesori me gjuhë të ashpër për opozitën: Më afër me Serbinë, se me Kosovën

Politika

Rrëmbimi i policëve/ Profesori me gjuhë të ashpër për opozitën: Më afër me Serbinë, se me Kosovën

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2023 Në ora: 06:32
Policët e Kosova të kidnapuar nga policia serbe

Dje tre policë kufitar janë rrëmbyer nga policia serbe në veri, saktësisht në vendi Bare.

Të gjithë kreërt institucionalë kanë reaguar duke e dënuar rastin dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Profesori Binak Maxharraj, përmes një shkrimin ka kritikuar opozitën e cila po e fajëson qeverinë për këtë akt.

Ai ka thënë se opzita këto vitet e fundit me afër po i rrinë Serbisë, sesa Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Në veriun e nxehtë të Kosovës gjërat s’po kanë të ftohur. Pas protestave të serbëve të 29 majit me rastin e inagurimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të Kosovës situata ishte tensionuar përtej mase sipas skenarit të Vuçiqit. Në këtë protestë me se keqi e pësuan ushtarët e KFOR-it të cilët u rrahën me huj e shkopij nga bandat e Vuiçiqit sikur të lënurnin lesh, me ç’rast u plagosen mbi 25 sish.

Kurse epilogu i montuar ishte i tmershëm, skandaloz kur për krejt këtë gjendje nuk e pësoi aspak Serbia si dirigjuese e krejt këtij skenari por e pësoi Kosova pa fije faji e cila edhe u sanksionua çuditërisht nga askush tjetër pos nga Amerika.

Por, dje më 13 qershor 2023 ne sheshin “Car Llazari” në Mitrovicën e Veriut në kërkim e sipër policia e arrestoi terroristin, kriminelin dhe banditin e Vuçiqit MIllun Milenkoviq-Llune, i cili njihet si kryebanditi i Vuçiqit i njohur për veprimet e tij kriminele, terroriste në Veriun e Kosovës tash e disa vite prapa të cilave si organizator qëndronte Millun Milenkoviq së bashku me banditët tjerë Radojçiq, Rakiq etj.

Shteti serb nuk vonoi shumë dhe u hakmor duke i rrëmbyer tre poilcë shqiptarë brenda kufirit të Kosovës qe ishin ne detyrë e sipër si hakmarrje për terroristin Lune. Më këtë Serbia dhe Vuçiq bënë shkelje flagrante të kufirit me Kosovën. Kurse nga ana tjetër qeveria e Kosovës dha urdhër që në kufij të bllokohen të gjitha mallrat serbe që të mos lejohen të hyjnë në Kosovë.

Për rrëmbimin e policëve shqiptare nga ana e Serbisë mbrenda territorit te Kosovës se për çudi nuk po ju ndiet zani atyre te cilët e bën kiametin kur qeveria e Kosovës bëri inagurimin e kyetarëve në katër komunat në veri. Nuk po ju ndihet zeri, nuk po reagon as BE, me Borrellin dhe Lajçakun, as Amerika me Escobarin dhe për aktin më të shëmtuar terrorist që bëri Serbia. Edhe kësaj i thonë drejtësi allafranga.

Por ajo se çka është edhe më e çuditshme ka të bëjë me opozitën e Kosovës e cila më shumë për kidnapimin e policëve tanë po e fajësojnë qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti se sa Serbin, duke i kërkuar doreheqjën. E bën aq fajtor sa që sikur kjo i bie se “qeveria dhe Kurti me Sveçlën i paskan kidnapuar policët e vet mbrenda Kosovës dhe ua paskan dorëzuar policëve serb përtej kufirit.

Pra, ky është edhe një fakt se opozita e jonë për këto vietet e fundit me afër po i rrinë Serbisë dhe Vuçiqit duke mos lenë “që të bie as nje shibël mbi ta” se sa i dalin në mbrojtje qeverisë dhe shtetit të vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat