Rrezik për incidente/ Analisti tregon qëllimin e Vuçiqit, ja pse kremtimi i “Vidovdanit” u zhvendos në Graçanicë

Politika

Rrezik për incidente/ Analisti tregon qëllimin e Vuçiqit, ja pse kremtimi i “Vidovdanit” u zhvendos në Graçanicë

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2023 Në ora: 22:32
Monumenti i Vidovdanit

Më 28 qershor do të mbahet ceremonia tradicionale e “Vidovdanit” (Beteja e Kosovës), dhe kësaj here nuk do mbahet në lokacionin e zakonshëm – tek monumenti në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës.

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo festë është e sajuar nga serbët dhe është pa fakte historike.

Sipas tij, kjo festë duhet të ndalohet me ligj e poashtu t’u ndalohet hyrja e serbëve të Serbisë në Kosovë.

Serbët historinë e tyre e bazojnë në gojëdhëna dhe mite të rreme. E tillë është edhe Beteja e Kosovës e vitit 1389 në Gazimestan. Asgjë nga e gjithë kjo, se gjithçka është e sajuar dhe është pa fakte historike. Nuk ka burime kredibile, por narracione të përcjella sipas gojdhënave. Betejën e Kosovës serbët e kanë humbur dhe e festojnë si betejë të fitorës.

Tashmë jemi mësuar me paftyrësitë dhe poshtërsitë e Serbisë në etapa historike. Festa e Vidovdanit të cilën serbët e festojnë çdo vit në Gazimestan me, këtë vit për shkak të gjendjes së krijuar sipas tyre në Kosovë, do të mbahet në Graqanicë. Kjo festë, duhet të ndalohet me ligj, dhe t’u ndalohet hyrja e serbëve të Serbisë të cilët për çdo vit kanë përdorë ikonografinë millosheviqane ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha t’u tregojmë serbëve dhe qarqeve të cakatuara proserbe në Evropë, se Kosova ka zot shtëpie, se dimë dhe do të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”, thotë ai.

Tutje, analisti thotë se, me pushtetin e Albin Kurtit nuk ka më shkel e shko, duke shtuar se Vuçiqi do ta mësojë njëherë e mirë se Kosova është shtet i pavarur dhe sevran.

“Nëse deri tash edhe pse në kushtet e lirisë kanë shkuar punët shkel e shko, me pushtetin e Albin Kurtit, këto praktika anti-Kosovë do të ndërpriten. Do të mësojë një herë e përgjithmonë Vuqiqi, se Kosova është sovrane dhe e pavarur. Fantazitë serbe për Jerusalemin serb, kanë përfunduar në vitin 1999.

Kjo është e vërteta, e Serbia ende po jeton me iluzione për tokën e shejtë serbe. Është e pabesueshme se si nuk po e kuptojnë realitetin e ri në Kosovë. Serbia e verbuar nga shovenizmi serbomadh, e ka humbur racionalitetin e të menduarit. Nuk janë në gjendje të kuptojnë se situatat me konflikte që po i sajojnë përditë në veri me bandat e tyre të ndihmuara nga bandat e Putinit, nuk do t’u bëjnë punë.

Është shumë e çuditshme se si ende Evropa po ju beson budallakinave dhe poshtërësive të Serbisë, apo këto po ju hynë në funksione politike. Serbia është shtet kancerogjen në zemer të Evropës, e që nëse nuk operohet mirë, mund të sjellë pasoja fatale. Edhe Millosheviqi hyri në luftë me të gjithë, dhe Serbia u bombardua nga NATO. Të njejtën rrugëtim është duke e ndjekuar edhe pasardhësi i tij, çetniku Vuqiq. Edhe Millosheviqi ishte bazuar në mitologjinë e rreme serbe, dhe kishte dalur humbës. Këtë luftë për pansllavizëm do ta humbas edhe Aleksandar Vuqiqi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat