“Plan i kurdisur”/ Analisti zbulon prapaskenat e lirimit të policëve të kidnapuar - ja si filloi e gjitha!

Politika

“Plan i kurdisur”/ Analisti zbulon prapaskenat e lirimit të policëve të kidnapuar - ja si filloi e gjitha!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 27 qershor 2023 Në ora: 14:03
Tre policët pas lirimit

Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Vendimi për lirim është marrë gjatë ditës së djeshme.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh që këto arrestime u bënë nga ana e Serbisë si hakmarrje që u arrestuan serbët.

Sipas tij, kidnapimi brutal i tre policëve dhe më pastaj lirimi nga ana e Serbisë , është bërë kryekëput për të arritur objektiva favorizuese në fazën e dialogut më Kosovën.

Pati qëndrime kontradiktore për arrestimin e tre policëve të Kosovës në veri. Kosova nuk e konsiderojë arrestim, por kidnapim të tre policeve të Kosovës, gjë që është edhe e saktë. Kurse në anën tjetër Serbia kishte manipuluar më opinion edhe ndërkombëtar, duke thënë së tre policët e Kosovës ishin arrestuar në brendi të kufirit më Serbinë. Këto arrestime nga ana e pushtetit shovinist serb u bën si hakmarrje ndaj dy të arrestuarve kriminelëve serbe në veri, të cilët kishin vepruar më akte terroriste në protesta, kundër Policisë të Kosovës dhe ndaj KFOR-it duke i lënduar edhe shumë prej tyre. Pse atë ditë të kidnapimit brenda kufirit të Kosovës , nuk veproj KFOR-si përgjegjës për ruajtjen e kufirit, sot e atë ditë nuk patëm ndonjë deklarim konkret nga ana e tyre. Por, diçka dihet në gjithë këtë mesele të tolerancës të veprimeve subversive të bandave serbe dhe ruse në veri, nga faktori ndërkombëtar, mbetet e pa shpjegueshme .E dihet së ndarja mbi baza etnike të Kosovës, do nxisë vargun e shkëputjeve të tjera mbi baza etnike në rajon. E këto shkëputje zinxhirore sjellin luftë. Kidnapimi brutal i tre policëve dhe më pastaj lirimi nga ana e Serbisë, është bërë kryekëput për të arritur objektiva favorizuese në fazën e dialogut më Kosovën”, u shpreh analisti.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, ai thekson që Vuqiqi tash sigurisht do të ndihet edhe më komod në bisedime së gjoja ju ka bërë shërbim ndërkombëtarëve dhe Kosovës më lirimin e tre policëve të kidnapuar.

Lirimi u bë më ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve , gjë që ka qenë edhe skenarë I menduar mirë nga Vuqiqi, për tu paraqitur si burrë i mirë dhe kooperues më ndërkombëtar, gjë që gjoja këtë punë nuk po e bën Kosova e Kurtit. Vuqiqi tash sigurisht do të ndihet edhe më komod në bisedime së gjoja ju ka bërë shërbim ndërkombëtarëve dhe Kosovës më lirimin e tre policëve të kidnapuar. Ai këtë rast dhe rebelimin e një pjese të minoritetit serb në veri, do të shfrytëzon të kërkojë edhe më me ngulm implementimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe”, shtoi ai.

Në fund, analisti thekson që pala e Kosovës nuk ka pse e falënderon dikë për lirimin e policëve pasi kidnapimi i policëve ishte kundërligjshëm.

Pala e Kosovës , nuk ka tek e fundit çka e falënderon askënd, për lirimin e policëve tanë, kur dihet së edhe më norma ndërkombëtare një veprim i tillë i kidnapimit ishte dashur të këtë reperkusione të rënda politike, por edhe të tjera për Serbinë fashiste të Vuqiqit”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat