Naim Miftari e komenton fotografinë në odë me meze e raki të Ramush Haradinajt e Sami Lushtakut

Politika

Naim Miftari e komenton fotografinë në odë me meze e raki të Ramush Haradinajt e Sami Lushtakut

Nga: N. Shaqiri Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj dhe Sami Lushtaku

Një fotografi e publikuar pak ditë më parë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe Sami Lushtakut këmbëkryq në odë, me mish të shtruar në tavolinë e raki të shtrenjt është bë virale dhe mjaft shumë e komentueshme.

Ishte Ramiz Behluli, i cili e publikoi këtë fotografi ku edhe komentoi ashpër atë që shihet aty.

Ai kishte shkruar se, “veç kafshët hajnë më shumë se që kanë nevojë”.

Ai i quante ish komandantët ‘të coftë uni’.

E për këtë fotografi ka folur edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai me ironi thotë se biznesmenët po vuajnë për shujtat e policisë, teksa në tavolinën e tyre shihet mish, meze e raki të shtrenjta.

“Në atë foto shihen biznesmenët e tokave të babës, ka vuajnë për shujtat e policisë së Kosovës në veri”, thotë Miftari me ironi.

Ai pastaj vazhdon se mishi dhe dëshira për pushtet i bashkon edhe armiqtë Haradinaj e Lushtaku.

“Mishi dhe dëshira për pushtet e tendera, i bashkon edhe armiqtë e dikurshem, kur pak vite më herët për një post të kryetarit të komunës së Klinës dhe për 2-3 pompa të benzinës pas luftës i kanë bë prit argatët e Sami Lushtaku dhe dojshin me vra Ramush Haradinajn me gjithë përcjelljen e tij nëse ai do të shkonte në Klinë për me i bë konkurence Sokol Bashotës së PDK-së”, tregon Miftari.

Ai tutje tregon se, nga gjakderdhja Lushtakun e Haradinajn i shpëtoi një person i cili tash ndodhet në Hagë.

“Njeriu që i kishte shpëtua të dy palët nga një vëllavrasje dhe gjakderdhje e sigurt, tani gjendet në burgun e Hagës, ka pushon së bashku em shefat e Samiut dhe të Ramushit”, potencon ai.

Miftari në fund pyet se “nuk e di a është penduar sot ai për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat