Ideja për konferencë ndërkombëtare, Hasani: Veprimi më i dëmshëm që po ia shkakton Edi Rama, Republikës së Kosovës

Politika

Ideja për konferencë ndërkombëtare, Hasani: Veprimi më i dëmshëm që po ia shkakton Edi Rama, Republikës së Kosovës

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2023 Në ora: 18:17
Edi Rama

Për tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka folur sërish kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai dje ka zhvilluar një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Ai përmes rrjeteve sociale ka thënë se do t’i shprehë atij shqetësimin e madh dhe bindjen e tij të plotë mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të përmbyllur krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Analisti politik, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, propozimi i Ramës për konferencë, është i pa riparueshëm.

Sipas tij, kjo është veprimi i dytë i Ramës që e ndërmerr, që nga propozimi i draft-statutit e asociacionit për komenuat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dje propozoi për Republikën e Kosovës, një konferencë pa afat kohor. Pas publikimit të propozimit më datën 8 të këtij muaji, ku paraqiti një draft qendrave të mëdha që vendosin, si Brukselit, Berlinit, Uashingtonit e qendra tjera botërore. Edhe ky propozim i dyti brenda një muaji, dëm i pa riparueshëm në çdo plan.

Kryeministri Edi Rama, të propozon, duke marrë rolin që as Serbia, nuk është duke kërkuar publikisht e tani propozimi i një konference, dhe të kërkosh një Konferencë pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas Konferencës së Rambujes, pas planit e Pakos së Marti Ahtisarit, në bazë të cilit është bërë shpallja e Pavarësisë me datën 17.02.2008. Por, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara, publikoi më datën 22 07.2010, opinionin këshill-dhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008”, deklaron ai.

Tutje, ai shton se Rama para se t’i merrte këta hapa, duhej të konsultohej me Kosovën, sepse Kosova ka institucionet e veta.

“Duke marrë parasysh që Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke e anuluar takimin me qeverinë e Republikës së Kosovës, i bie se është thjeshtë duke e mohuar shtetësinë e Republikës së Kosovës. Para se të ndërmerr këto dy propozime Edi Rama, do të duhej konsultim, harmonizim e dakordim me liderë institucional e bartës të institucioneve, sepse Republika e Kosovës ka Parlamentin, Kryeministrin me qeverinë dhe Presidenten.

Pas insistimit për Ballkanin e Hapur, iniciativa për hartimin e draftit për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, tani doli me një propozim për “një konferencë”, është veprimi më i dëmshëm që është duke i shkaktuar Edi Rama, Republikës së Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat