Publicisti nga SHBA: Sanksionet ndaj Kosovës janë cinizëm dhe racizëm, Vuçiqi po tallet me të gjithë

Politika

Publicisti nga SHBA: Sanksionet ndaj Kosovës janë cinizëm dhe racizëm, Vuçiqi po tallet me të gjithë

Nga: M.L Më: 27 qershor 2023 Në ora: 23:44
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Gjatë ditës së martë u komunikua lajmi se Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave do t’i bëjë të ditura masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të shtetit.

Por, në debatin që u zhvillua në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve të BE-së thanë se vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Deputetët e PE-së kërkuan po ashtu që të specifikohen masat edhe ndaj Serbisë, por nuk morën asnjë përgjigje.

Në lidhje me këtë çështje, për gazetën “Bota sot” foli publicisti dhe veprimtari shqiptar në SHBA, Hafiz Shala.

Ai tha se bashkësia Ndërkombëtare, për fatkeqësinë e Kosovës, ka renë në grackën e gënjeshtrave serbe drejtuar kundër Qeverisë Kurti dhe atij personalisht, duke përdorur diskursin kinse ai “po i përzë serbët nga Kosova.

“Unë leshova artikullin në “Bota sot” se, pa largimin e z. Borrel, Lajçak e Escobar, zgjedhje të qendrueshme në veri nuk do të ketë. Sot, në takimin e Ministrave të BE-së, shumica e tyre patën vërejtje se, po i bëhet presion viktimës, Kosovës, ndërsa, i bëjnë lëshime dhe përkëdhelje ndaj Serbisë për ta mbajtur atë në anën e BE-së, Përëndimit, që është ende iluzion përderisa lufta Rusi-Ukrainë nuk ka epilog e as që mund të parashihet. Thjeshtë, po kërkohët që Kosova të bëhet “kurban” i paqes në Ballkan, Evropë dhe botë, por që asnjëhere nuk u morën parasysh koncesionet e deritanishme, nuk u morën parasysh, viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, ku ndërmjetësuesit aktualë, jo që nuk e kishin gatishmërinë për t’ia përkujtuar Serbisë gjenocidin dhe krimet e bëra ndaj popullatës civile, por e heshtën këtë temë e plagë e rëndë e cila ende rënkon”, u shpreh Shala.

Ai tha se nuk mund ta pranojë, nuk mund ta durojë e as të pajtohet që gjaku i derdhur për lirinë e vendit të shkilet, qoftë edhe nga miqtë e Kosovës, të cilët e shpërfillin sakrificën, duke i dalë krah agresorit dhe kriminelit.

Image
Hafiz Shala

“Për habinë e njerzimit civilizues e humanitar, sot iu proklamun sanksionet vetëm Kosovës. A nuk i thojnë kësaj racizem? Tani, sipas kërkesave të pakicës serbe, nuk bënë të arrestohen kriminelet e luftës e edhe këta të paqës të cilët u zunë “me pelë përdore” duke i sulmuar, policë, gazetarë e më e rënda dhe e turpshme, forcat e KFOR-it Aleksandër Vuqiqi, nuk zbaton asnjë marrëveshje dhe në ketë mënyrë thjeshtë po tallet më të gjithë, Evropë e Amerikë. Pse hezitohet të pranohet kjo si sjellje e cila e vërteton këtë konstatim”, pyeti ai. Për publicistin Shala, është cinizëm, urrejtje, mos konsiderim të ekzistimit të një populli, duke i bërë presion të pa ndershëm dhe jo human. “Tani, shqiptarëve po u kërkohet t’i harrojnë krimet serbe, të heqin dorë dhe të heshtin e mos të kërkojnë zbardhjen e krimeve dhe kriminelëve, t’i kërkojnë mbetjet mortore sepse po trazohet Serbia. Serbet e Kosovës, le që nuk distancohen nga krimet, pra, reshtohen pas Millosheviqit dhe Vuçiqit por, ata, siç u pa në tubimin e tyre, reagojnë për burgosjen edhe të grupeve terroristo-banditeske serbe. Si mendojnë pakica serbe të jeton në një shtet të cilin nuk duan ta njohin e respektojnë. Nuk janë të kënaqur se i kanë të drejtat e rezervuara sipas Kushtetutës së Dardanisë si askund në botë, prandaj, bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë këtë parasysh si problem i hapur dhe i pa perfunduar. Ate që i kërkuan Qeverisë së Kosovës për shtensionim të situatës, Kryeministri u pajtua që, të mbahen zgjedhjet demokratike sipas rregullave duke i kërkuar bashkesisë ndërkombëtare që kjo të bëhet sipas ligjit që serbët të marrin pjesë ose, sipas një referendumi të tyre. Po, si mund të pranohet që, një pakicë të kushtëzojë duke mos lejuar që të zbatohen ligjet”, nënvizoi Shala.

Sipas tij, është orkestrim i kërkesave të serbëve që thonë se “ne nuk kemi asgjë kundër shqiptarëve, por kundër Albin Kurtit”, duke shtuar se në këtë orkestrim hyn edhe opozita.

“Për fatkeqësinë tonë, këtyre krrokatjeve të korbave të zinj, iu bashkëngjit edhe opozita për ta marrë pushtetin dhe vazhduar avazin e vjetër, heshtur e mos zgjedhur asgjë sikur njëzet vjet më parë. Arsyeja, shumë nga ata, kanë vjedhur e janë pasuruar, tani do të vazhdojnë jetën normale brenda një shumice të popullatës e cila përballet me skamje ekstreme, posaqërishtë ish luftëtarët dhe invalidet luftës të lënë pas dore nga ish komadantet e tyre, të cilët gjatë vlersimit të veteranëve të luftës, i frynë listat për të siguruar vota në prag të zgjedhjeve, duke krijuar pakënaqësi ne mesin e luftetarëve të vërtetë dhe familiarëve të tyre”, theksoi ai.

Shala shpreh habinë e tij se pse populli hesht para këtyre padrejtësive në procesin e zgjidhjes së problemit të veriut.

“Në prapavijë është aneksimi i veriut dhe, nuk po e kuptoj se si nuk insistohet për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur më dhunë nga pjesa veriore. Për heshtjen tuaj dhe mospërkrahjën ndaj Kryeministrit i cili po tenton ta shtrijë sovranitetin e plotë sipas Kushtetutës, mos do të iu bëhet vonë kurrë, jo që do të pendoheni por edhe do të turpëroheni. Prandaj, nëse Vuçiqi e kalon kufirin, a do t’i kundërviheni apo do ta pranoni okupimin dhe të vazhdoni jetën në robërinë serbe të kohërave të “sharragjinjëve dhe njerzve me bishta”. Ketë thënje e pat përseritur Bërnabiq në një takim kur u shpreh se, shqiptarët janë të pa kulturuar, civilizuar dhe janë njerz të cilët jetojnë nëpër male. Nuk e tha që janë njerz me bishta, përpak nuk i doli nga goja, por jo edhe nga mendja, sikur ai shkrimtari serb në Romë, i cili pas reagimit të Fishtës, iu desh i turpëruar ta lëshojë atë takim”, potencoi ai.

Shala, tutje tha se Kryeministri Kurti, bëri koncesione dhe u pajtua më kerkesat amerikane, por çdo gjë sipas rregullave dhe ligjeve.

Ai hodhi kritika edhe ndaj analistëve që trumbetuan për letrën e 8 senatorëve dërguar presidentit Biden, duke thënë se janë 92 të tjerë që nuk iu bashkuan kësaj letre.

“Tani, disa (b)analist po krokatën se 8 Senatorë kanë bërë kërkesë te Presidenti Biden për situatën në veri, por ku janë edhe 92 të tjerë?. Kjo kërkesë, nuk është në përputhje me qëndrimin e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për Marrëdhenie me Jashtë, e cila ka dallime esenciale, kur është në pyetje, presioni, duke i barazuar viktimen, Dardaninë me agresorin, Serbinë”, përfundoi analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat