Alarmon ish zv. ministri i MBP-së, ja kush bëri marrëveshje të fshehtë me Serbinë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Politika

Alarmon ish zv. ministri i MBP-së, ja kush bëri marrëveshje të fshehtë me Serbinë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Nga: Nehat Shaqiri Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:09
Gjykata Speciale

Ish zëvendësministri i MPB-së, dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, krimet dhe dëmet e kryera nga ana e Serbisë gjatë viteve 1990-99, e sidomos gjatë luftës janë monstruoze.

Ai befasohet me shtetin i cili sipas tij nuk ka bë asgjë në këtë drejtim, ku thotë se është dashur moti të ketë prioritet këtë }ështje dhe të përgatitë lëndë për akuza për të gjitha llojet e krimeve të kreyra nga Serbia.

Tërnava pohon se është dashur të gjendet mundësia për padi në gjyqin ndërkombëtarë për krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Ai shton se sikurse Kosova ta kishte paditë Serbinë për krimet e kryera edhe situata politike do të ishte në favorin e shtetit tonë.

Sipas tij, pas kësaj, Serbia nuk do ta kishte të drejtën sikur tani ta kërkoj krijimin e asociacioneve me kompetenca mbi kushtetuese, ose të kërkoj pjesë të territorit të Kosovës, që t’iu bashkëngjiten Serbisë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Është momenti i fundit që Qeveria Kurti ta thyen heshtjen për më shumë se dy dekada për krimet serbe të luftës në Kosovë, dhe të ngre padi kundër Serbisë, të kërkohet me ngulm nga institucionet e drejtësisë në Kosovë që të hetohen, zbulohen dhe kallëzohen penalisht të gjithë zyrtarët e shtetit serb pjesëmarrës direkt dhe urdhërdhënës për krimet në Kosovës”, thotë ai.

Ai shton se, qeveritë e kaluara, asnjëra prej tyre nuk e kanë bërë asnjë veprim në këtë drejtim, madje sipas tij, e kanë penguar edhe drejtësinë për të vepruar, duke urdhëruar që hetimet për krime lufte dhe akuzat të mos zhvillohen, të pushohen dhe në marrëveshje të fshehtë me autoritetet e Serbisë të pajtohen që asnjëra palë të mos ngre akuza kundër palës tjetër.

“Kështu që për më shumë se dy dekada, përveç ndonjë përndjekje dhe akuze individuale të denoncuar për krime dhe fuqimisht të argumentuar nga qytetarët e viktimizuar, shteti i Kosovës nuk ka pasur asnjë iniciativë të vetme as veprim për denoncim të shtetit serb dhe zingjirit komandues, qoftë për krimet njerëzore si veprim kolektiv i organizuar, qoftë për dëmet që janë shkaktuar në pasuri shtetërore, shoqërore, të bizneseve që kanë operuar aso kohe dhe pasuri individuale të qytetareve”, shton ai.

Tërnava pohon se, institucionet e drejtësisë nga majat e pushtetit të qeverive të kaluara janë urdhëruar që të mos i trajtojnë as dosjet e krimeve dhe dëmeve të luftës të cilat në mënyrë individuale janë parashtruar.

Dëshmitarët e kohës së krimeve po vdesin, kurse dokumentimi dhe ngritja e padive po çalon, po vendnumëron sepse asgjë deri më tash nuk është vepruar as nuk është dokumentuar”, pohon ai.

Tërnava thekson se, në bazë të dhënave të deritashme është mjaft imediate dhe urgjente që të thyhet kjo tabu e krijuar pa të drejtë nga politika e deritashme dhe nga drejtësia e ndikuar dhe shantazhuar nga politika në pushtet, për ta penguar, pamundësuar adresimin e duhur të krimeve të luftës, qoftë me ndjekje dhe gjykime të individëve të identifikuar dhe të ditur nëpër listat e organizatave jo qeveritare që kanë grumbulluar dëshmi e dëshmitar, qoftë edhe me padi kundër shtetit serb, për viktimat, dhunimet dhe kompensimet e dëmit material e financiar.

“Pa u spastrua kjo çështje e krimeve të tmerrshme që na i ka krye Serbia gjatë atyre viteve qysh nga suprimimi i autonomisë së Kosovës të vitit 1989 e deri në bombardimin e sajë të vitit 1999 nga ana e shteteve mike në krye me Amerikën përmes NATO-s, pajtim real nuk mund të ketë. Sikur politikanët e deritashme të merreshin më seriozisht me çështjen e krimeve që na i ka shkaktuar Serbia deri në vitin 1999, me vrasje të tëra të llojeve të ndryshme, nga vrasjet e fëmijëve, nënave, pleqve dhe të tjerëve, në mënyrat më mizore dhe dëmet materiale që na i ka shkaktua me dëme të patundshmërive të ndryshme, e që bëhet fjalë për shumë miliarda, sot situata do të ishte krejt ndryshe”, thotë ai.

Tërnava pohon se, Qeveritë e kaluara nuk i kanë krye obligimet e tyre ligjore të përndjekjeve të atyre kriminelëve që i kanë krye krimet në fjalë.

“Qeveritë e kanë pengua edhe drejtësinë për të vepruar, duke i urdhëruar që hetimet për krime lufte dhe akuzat të mos zhvillohen dhe në marrëveshje të fshehtë me autorët e Serbisë të pajtohen që asnjëra palë të mos ngre akuzë kundër palës tjetër. Dëmi i tillë i krijuar në disfavor të Kosovës, na jep me nënkuptua se këtë situatë të tillë të komplikuar na e kanë sjellë ata të “mëdhenjtë e shtetit” që e kanë pasur për qëllim që ndoshta t’i shpeshtojnë Gjykatës Speciale të Hagës, sepse ndryshe kjo marrëveshje nuk mund të arsyetohet”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat