Porosia e liderëve të BE-së për Kosovën dhe Serbinë - Kështu duhet të zgjidhet konflikti aktual sipas analistëve

Politika

Porosia e liderëve të BE-së për Kosovën dhe Serbinë - Kështu duhet të zgjidhet konflikti aktual sipas analistëve

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 3 korrik 2023 Në ora: 15:31
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Në Bruksel ditë më parë ka vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash temë për diskutim ishin edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Për këtë është diskutuar edhe ditën e parë të samitit, së pari në një takim të përbashkët që liderët e BE-së patën me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e pastaj edhe në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së. 

Ishte një diskutim mjaft dinamik dhe shumë pjesëmarrës folën për këtë temë. Por, porosia kryesore ishte se duhet të veprohet shpejt për shtensionimin e situatës dhe këto [veprime] duhet të bëhen nga të dyja palët“, ka thënë një zyrtar i BE-së, duke folur me gazetarët mëngjesin e së premtes, kur edhe ka nisur dita e dytë e samitit, shkruan Rel. 

Gjatë ditës, u debatua edhe për tekstin e konkluzioneve, i cili tekst është përgatitur për miratim.  

Në këtë tekst, ndër tjerash, është një paragraf që u kushtohet Kosovës dhe Serbisë, si dhe një tjetër për zgjerimin e Bashkimit Evropian. 

Burjani: Palët sipas kësaj deklarate janë barabartë përgjegjëse për gjendjen 

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani. 

Ai u shpreh se të dy palët duhet të përmbushin obligimet ligjore që kanë nënshkruar në mënyrë që të shtensiohet edhe situata mes dy palëve. 

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë të ndërmarrin veprime që sjellin stabilitet. 

Image
Juristi Blerim Burjani. 

“Dy palët duhet të i përmbushin obligimet në mënyrë të përgjegjshme për të shtensionuar gjendjen, tash dihet tre pikat e BE për shtensionim, kush nuk i plotëson mund të marrin masa ndaj tyre. Pra palët sipas kësaj deklarate janë barabartë përgjegjëse për gjendjen , por jo rrallë vetëm Kosova po potencohet se po shkel tre pikëshin , madje po thonë se më 28 qershor BE ka vendos masa kundër vetëm njërës palë, për të marr masa apo për të aprovuar ato masa duhet të pajtohen 27 shtete anëtare, deri më tash në ëebsite të BE nuk figurojnë vendime të BE kundër njërës palë apo dy palëve, kjo duhet të jetë qartë, pra a ekziston vendimi për masa. 

Kosova duhet të hapë kufijtë dhe të siguroj lëvizjen e lirë për kamionët e shumtë për tranzit apo për në Kosovë. Serbia tash më ka liruar tre policë, palët duhet të mos marrin asnjë veprim që ngrit tensione në mes shteteve të tyre, Kosova duhet të largoj kryetarët e Komunave nga objektet komunale dhe të shpall zgjedhjet për Komunat Veriore”, u shpreh ai. 

Më tej, juristi thekson që Serbia e Kosova duhet të i kthehen dialogut dhe të punojnë për themelimin e asocaicioni. 

“Serbia duhet të ndal protestat në veri dhe të mos organizoj akte të dhunshme. Serbia e Kosova duhet të i kthehen dialogut dhe të punojnë për themelimin e asociacionit, fatkeqësisht e tërë barra e përgjegjësisë po bie vetëm mbi Kosovën e cila po cilësohet si shkaktare, nxitëse e tensioneve dhe konflikteve”, shpjegoi juristi për “Bota sot”. 

Duhanaj: Të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë 

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Leon Duhanaj. 

Image
Analisti politik Leon Duhanaj. 

Ai u shpreh se kryeministri Kurti me sjelljet e tij po arrin të rris autonomin dhe se me qëndrimin e tij po sjellë edhe konflikte me ndërkombëtarët. 

“Kurti erdhi në pushtet me slognin jo "Zajednicës" dhe me sjelljet e tij, dhe marrëveshjen e Ohrit, e rriti në autonomi. Tani prapë me kauzën e mbajtjes nën tension të situatës, duke luftuar për simbolika të cilat vetëm militantet e tij trutharë nuk arrijnë t'i deshifrojnë, arriti që Kosovën ta shtyjë në konflikt të hapur me të gjithë botën demokratike, shto kësaj që në fakt prapa dyersh është dakorduar që t'i organizoj zgjedhjet e reja”, thekson ai. 

Në fund, analisti shtoi që porosia e BE-së është se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë planin tre pikësh e që në fakt nuk është gjë tjetër pos realizim i marrëveshjes së Ohrit për zgjedhje të reja. 

“Pra nga njëra anë mbarë një kryetar peng, duke u bërë shkak për trazira, dhe nga ana tjetër jep dakordancë se kryetarët në fakt nuk ekzistojnë, sepse ky është dakorduar për zgjedhje të reja. Pra kemi të bëjmë me një Kryeministër dhe Qeveri të papërgjegjshme, mashtruese dhe .e gjasë edhe anti shtetërore, dëmi o së cilës do të kuptohet tek pasi të bëhet shumë vonë. Porosia e BE-së është se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë planin tre pikësh e që në fakt nuk është gjë tjetër pos realizim i marrëveshjes së Ohrit për zgjedhje të reja, themelim të asociacionit, pa i përfillur fare idetë e Kurtit dhe kastës së tij. Për çfarë ndodhën gjithë këto? Për egon e Kurtit dhe trutharëve të tij dhe, për interesat e drejtpërdrejta të Serbisë”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat