“Në Ballkanin Perëndimor, përcaktues jemi ne” / Analisti tregon pse Rama e shpalli “Ballkanin e hapur” të mbyllur

Politika

“Në Ballkanin Perëndimor, përcaktues jemi ne” / Analisti tregon pse Rama e shpalli “Ballkanin e hapur” të mbyllur

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili i bëri jehonë të madhe Ballkani të hapur, tha se misioni i këtij projekti ka përfunduar.

Në këtë projekt, pjesëmarrëse ishin vetëm Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, derisa Kosova nuk kishte marrë pjesë fare.

Për këtë pati reagime të shumta.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se tentativat pa përkrahje e shqiptarëve janë te destinuara të dështojnë.

Sipas tij, ne jemi përcaktues në Ballkan sepse jemi në numër më shumë se vendet tjera ballkanike.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një deklarate, duke theksuar, pranoi publikisht se “Ballkani i Hapur”, ka vdekur. Çdo iniciativë në Ballkanin Perëndimor, fillimisht duhet të ketë rregulla, parime si në përmbajtje dhe për funksionim. Çdo tentativë pa përkrahjen e neve shqiptarëve, është i destinuar për dështim. Ne, shqiptarët në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, jemi përcaktues, sepse mbi të gjithë jemi me numrin më të madh se popujt që na rrethojnë, por edhe për shkak të pozitës strategjike.

Dhe, që asnjëherë nuk kemi mohuar, apo pushtuar asnjë nga popujt, nuk kemi diskriminuar e as nuk kemi kryer pastrim etnik e gjenocid, por jemi në trojet tona stërgjyshore”, thotë ai.

Image
Refik Hasani

Tutje, ai shton se kjo iniciativë dështoi se sepse nuk ishte në interes të shqiptarëve, madje duke mos e arritur asnjë rezultat.

“Nuk jemi shtrirë mbi territore të popujve fqinjë, përkundrazi-jemi përballur e na janë imponuar luftëra mbrojtëse e ÇLIRIMTARE, që populli serb dhe grek, janë zgjeruar dhe vazhdojnë të ushqejnë pretendime të pushtojnë territore të hapësirës sonë shqiptare. Ne, shqiptarët përveç që kemi dhënë shenja shumë shekullore, vazhdojmë të jemi dhe bartim sakrificën për të mirën e gjithë Ballkanit dhe Evropës.

Prandaj, nga ne do të duhet dhe varet rreth çdo iniciativë, dhe nga ne duhet përkrahje për çdo sukses. Është dashur të dihet që në fillim se për “Ballkanin e Hapur”, është i destinuar të dështojë, sepse ishte që serbët nga ndikimi i Rusisë të ndikojnë në Ballkanin e Hapur, për të na nënshtruar neve shqiptarëve, dhe thjeshtë dështoi, sikur shumë e iniciativave me këtë frymë me predispozita, do të dështojnë.

Kryeministri shqiptarë Edi Rama, pranoi publikisht se “Ballkani i Hapur”, ka vdekur, që në fillim ia kemi bërë të ditur se iniciativa “Ballkani i Hapur”, nuk është iniciativa e neve shqiptarëve dhe nuk është në interes edhe të neve shqiptarëve, prandaj edhe dështoi, pa asnjë të vetmin rezultat të arritur, në vend të krijojë e afirmojë vlera të njëmendta, si në ekonomi, kulturë etj. Ishte humbje kohe në krijimin e një krijese që me çdo kusht, ku dëshiroj të dominojë Serbia”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat