Rusia e Vuçiqi të ‘shokuar’ me vendimin e Ramës, avokati shqiptar zbardh prapaskenat: Ja si përfundoi “Ballkani i Hapur”!

Politika

Rusia e Vuçiqi të ‘shokuar’ me vendimin e Ramës, avokati shqiptar zbardh prapaskenat: Ja si përfundoi “Ballkani i Hapur”!

Nga: A.M Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:59
Vuçiq, Putin, Rama, foto ilustrim

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, befasoi me vendimin për mbylljen e projektit të “Ballkanit të Hapur”, duke thënë se ka kryer misionin.

“Ballkani i Hapur’ ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindika thënë ndër tjerash Rama.

E me këtë deklaratë të Ramës mbeti i befasuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Ballkani i Hapur është “një ide autoktone e popujve të Ballkanit” dhe se nuk beson që kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë thënë se kjo iniciativë e ka përfunduar misionin dhe se është koha për tu përfshirë në procesin e Berlinit.

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një prononcim për “Bota sot” komentoi vendimin për mbylljen e projektit të “Ballkanit të Hapur”.

Image
Spartak Ngjela

Fillimisht, ai përmendi disa nga arsyet që e kanë shtyrë Ramën që të tërhiqet nga marrëveshja me Vuçiqin, më saktësisht nga “Ballkani i Hapur”.

“Rama u tërhoq nga shitja e interesit kombëtar në favor të Beogradit.

Kuptohet se Open Balkan ka ngritur tensionin në Uashington, por kryesorja është se Serbia është në Krizë, dhe në aleancë të ngushtë.me Rusinë.

Edhe Rusia është në krizë në raport me luftën në Ukrainë. Kjo situatë e ka detyruar Ramën që të tërhiqet nga marrëveshja me Vuçiq-in”, deklaroi avokati.

Sipas Ngjelës, edhe shteti rus u befasua me këtë vendim të Ramës, i cili tani është në një hall të madh, por që fatmirësisht shqiptarët shpëtuan nga një skemë shkatërruese.

“Edhe Rusia sot ka shprehur habi me aktin e Ramës.

Po Rama si po ndihet? Rama dështoi me Open Balkan, por foli sikur e kishte kryer reformën Open Balkan. Njëlloj si Enverv Hoxhs, që me fantazinë e tij i kishte mundur të dyja superfuqitë.

E kuptoni se në çfar halli është Rama? Por debilë janë ata që e tolerojnë brenda partisë së tij, dhe, edhe ndërkombëtarët.

Gjithsesi Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan nga një skemë shkatërruese që u ishte kanosur nga Rama”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, avokati shqiptar, paralajmëroi lëvizje të reja dhe të hapura politike, derisa kishte disa kritika për Parlamentin e Shqipërisë.

Po Parlamenti i Shqipërisë çfarë do të bëjë? Ende do ta durojë një keqbërës të shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve?

Nuk ka forcë ai Parlament. Është i tulatur, se deputetët u gëzohen rrogave apo aferave që bëjnë me ndihmën e kryeministrit Rama.

Po koha çfarë duhet të sjellë në të mirë të Shqipërisë?

Po priten lëvizje të reja nga poshtë, sidomos nga emigracioni gjigant i shqiptarëve në Perëndim.

Prandaj, shenjat janë që shpejt do shohim lëvizje të hapura politike të emigracionit në Suedi dhe në Gjermani... e më pas, edhe më tej...”, përmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat