“Opozitës së shkërmoqur, i ka hyrë frika deri në palcë” – Pse po sulmohet Qeveria Kurti në vend se të ndihmohet?!

Politika

“Opozitës së shkërmoqur, i ka hyrë frika deri në palcë” – Pse po sulmohet Qeveria Kurti në vend se të ndihmohet?!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 5 korrik 2023 Në ora: 08:06
Pamje nga Kuvendi

Të hënën që kaloi ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, pa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi bëri të ditur se nuk do të ketë as seanca normale dhe për veprimet e ardhshme do të vendosin në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Ata kanë paralajmëruar edhe bojkotin e Kuvendit të Kosovës e po ashtu edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Me këtë të fundit dhe me presidenten, Vjosa Osmani, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se do të shkëpusin çdo komunikim zyrtar, përveç në rastet kur do të diskutohet shpallja e datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdon të bëjë thirrje për votimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Gjithë këtë situatë, për gazetën “Bota sot” e kanë komentuar analistët politik.

Qarri: Rrëzimi i Qeverisë aktuale, as që sjell zgjidhje, madje e komplikon edhe më tepër gjendjen aktuale

Image
Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri në një përgjigje për “Bota sot” partitë opozitare i quan të “shkërmoqura”, që sipas tij, deklarimet e tyre shkojnë deri në çmenduri.

Partitë e shkërmoqura opozitare edhe vendosmërinë e kryeministrit Kurti për të vendosur rend e ligj dhe mbrojtur kushtetutshmërinë në veriun e Kosovës, nga bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të organizatave terroriste "Brigada e veriut" dhe "Mbrojtja civile" si dhe ato të ardhura nga Serbia, nga frika se nuk po arrijnë të jetësohen marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi e Mustafa, për formimin e "zajednicës" dhe bosnjëzimin e Kosovës, përpiqen ta shesin si "frymë antiamerikane", gjë që është jo vetëm rrenë e madhe, por edhe inerci totale e kësaj opozite të dështuar.

Dhe përderisa vet i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar thotë publikisht se Kryeministri Kurti është partner i vështirë për bisedime, por ai është partner i SHBA-ve, ndërsa kryeministri Kurti deklaron publikisht se SHBA, është mik i pazëvendësueshëm për Kosovën, akuzat e gënjeshtërta të opozitës së shkërmoqur, çuditërisht, vazhdojnë të shkojnë deri në çmenduri.

Pra nuk duhet harruar se shpifjet dhe akuzat e pabazuara janë propagandë e organizuar, e opozitës së shkërmoqur dhe me perspektivë të shkatërruar, të cilës i ka hy frika deri në palcë, se Albin Kurti do ta pamundësoj realizimin e marrëveshjeve renegate të nënshkruara nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustagfa, si dhe të miratuar nga PDK-LDK dhe Lista serbe, me shumicë votash edhe në Kuvend, për krijimin e "zajednicës" dhe bosnjëzimin e Kosovës”, thotë ai.

Tutje, thotë se burim i dezinformatave nuk është vetëm Serbia, por edhe partitë e inkriminuara opozitare.

Grupe dhe individ të mirë- paguar me parat e majme që Serbia përmes kanaleve të saj të fshehta ka futur dhe shpërndarë te njerëzit e vet të besueshëm shqipfolës, në Kosovë, të cilët me forca të bashkuara po bëjnë punën e Serbisë dhe luftojnë natë e ditë, për krijimin edhe të një "Republike serbe" në Kosovë.

Kështu që burim i dezinformatave më të tmerrshme me të cilat sot e për ditë me radhë, për 24 orë rresht, bombardohet gjithandej Kosova, nuk është më vetëm Serbia por rolin kryesor në zgjerimin, shtrirjen dhe shumëfishimin, e bëjnë partitë e inkriminuara opozitare, të cilat pas pazareve publike me tokat autoktone të Kosovës, duke i falur FYROM-it mbi 2500 hektar, kurse Malit të Zi edhe 8300 hektar tjerë, tani duan, që edhe veriun e vendit tonë, me pjesët më vitale, ashtu siç deklaronin Thaçi & Co, t`ia falin Serbisë hegjemoniste”, shprehet ai.

Më tej, Qarri thotë se edhe deklarimet e opozitë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, nuk janë zgjidhje, madje vetëm sa e komplikon situatën edhe më shumë.

Opozitë, të cilën shkaku i qëndrimeve të hapura kundër shtetit të Kosovës dhe keqpërdorimit e plaçkitjeve të vazhdueshme të pasurive të qytetarëve, elektorati i Republikës, nga zhgënjimi i madh me keqpërdorimet e funksioneve ish qeveritare dhe pozitave ish-komunale e institucioneve tjera administrativo politike, me votën e vet të lirë, gati sa e ka dërguar plotësisht në arkiva të historisë politike.

Megjithatë, ato për të mos e lënë Serbinë vetën dhe Vuçiqin pa mbështetje brenda Kosovës, në vend të përpjekjeve të përbashkëta dhe veprimeve të sinqerta për të ardhmen e shtetit tonë të ri, ka kohë që e kanë humbur edhe koncentrimin e të vepruarit efektiv politik dhe as që dinë gjë tjetër, veçse ta imitojnë Vuçiqin dhe Serbinë fashiste, për t`iu kundërvënë sa më brutalisht Qeverisë dhe dëmtuar sa më rëndë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Është shumë e habitshme se si pikërisht në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me trysninë e pa përshkruar të bashkësisë ndërkombëtare për tensionet në veri, të cilat nuk i ka shkaktuar Qeveria Kurti as shteti i Kosovës por bandat kriminale serbe dhe grupet paramilitare të Vuçiqit, të dërguara enkas nga Serbia për pengimin e rendit e të ligjit si dhe moslejimin e vendosjes së shtetit të së drejtës, partitë opozitare në vend se të bëhen bashkë me qeverinë, për ta mbrojtur vendin, e tërësinë tonë territoriale dhe përballuar sa më lehtë pasojat e masave të ndërmarra nga BE, ato atakojnë Qeverinë e Kosovës, më ashpër se vet Serbia, akt i hapur renegat i tyre, që kurrë nuk duhet t`ua falë ky popull.

Dhe megjithëse rrëzimi i Qeverisë aktuale, as që sjell zgjidhje, madje e komplikon edhe më tepër gjendjen aktuale, në këto momente delikate, ato përkundër dëshirës së flakët, për rrëzimin eventual të Qeverisë Kurti 2, me mocion mosbesimi, nuk e kanë as gjysmën e votave të nevojshme, ndaj tani kanë filluar të merren me manovrime e makinacione dëmtuese jo për Qeverinë, se atë, as që mund ta rrëzojnë, por për ta dëmtuar sa më rëndë shtetin dhe qytetarët e Kosovës, duke mos votuar as ligjet për financimet ndërkombëtare të parapara për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në Republikën e Kosovës”, përfundon ai për “Bota sot”.

Kelmendi: LDK nuk është z. Borell, z.Lajçak a z.Eskobar!

Edhe profesori Muhamet Klemendi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ndëshkimi i BE-së për Kosovën, e bëri treshja Borrell, Lajçak e Escobar.

Image
Muhamet Klemendi

Sipas tij, kjo treshe e futi Kosovën në gjendjen aktuale me veri të shtetit dhe tash dha masa ndëshkuese pse bëri veprim juridiko-kushtetues të shtetit ligjor.

Masat e ndërmarra nga BE kundër Kosovës janë të ashpra dhe në kundërshtim me parimet e UE-së mbi shtetin ligjor.

Duket se Kosova është i vetmi shtet në Evropë që ka masa ndëshkuese nga BE-ja pikërisht për faktin se po përpiqet të shtrijë shtetin ligjor kudo në tërësinë territoriale të shtetit. De-fakto është përgjegjës për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës vetë UE-ja dhe SHBA-të. Me z.Borrell dhe z.Lajçak nga UE dhe z. Eskobar nga SHBA-të është krijuar një presedan në politikën ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Është pikërisht kjo treshe që e futi Kosovën në gjendjen aktuale me veri të shtetit dhe tash dha masa ndëshkuese pse bëri veprim juridiko-kushtetues të shtetit ligjor.

Nga UE dhe SHBA u respektuan masat e propozuara nga treshja e famshme. De-fakto u përkrahen masat e shtetit serb për të mos vendosur shtet ligjor në veri. Fillimisht u përkrahen zgjedhjet në veri të Kosovës. U kërkua nga Borrell-Lajqak-Eskobar që ato të mbahen në bazë të normave kushtetuese të Republikës.

U shtynë dhe u zhvilluan zgjedhjet. U bë bojkotimi i zgjedhjeve lokale në katër komunat nga ana e Listës serbe që udhëhiqet nga krimineli i luftës Vuçiq. Doli rezultati. Krejt këto u vlerësuan ligjore nga ana e treshes "famëmadhe": Borrell-Lajçak dhe Eskobar. Shteti fillojë zbatimin e rezultateve nëpër këto komuna. U ngritën kriminelët serbë të udhëhequr nga Beogradi dhe sulmuan Policinë e Kosovës, gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it. U plagosën me dhjetëra veta dhe u bënë dëme të mëdha materiale. Tash po ka edhe shpërthime luftarake. Këto u toleruan nga kjo treshe”, deklaron ai.

Në fund, thotë se kjo treshe doli edhe me kërkesa për Kosovën gjoja për shtensionim të situatës.

Derisa, për LDK-në thotë se bojkotimi ka rregulla, andaj pas 6 muajve Kuvendi nisë të marrë masa ndëshkuese kundër çdo deputeti dhe anëtari të Kryesisë.

Doli treshja me kërkesa të reja: Tërheqjen e kryetarëve të komunave nga objektet e shtetit dhe të policisë, sikundër edhe shkuarjen në zgjedhje e reja, me ndërtim të Asociacionit". Kuptohet, krejt kjo, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare për shtet ligjor. UE dhe SHBA pranuan masat e treshes. U dha edhe dënimi ndaj Kosovës pse po ndërton shtet ligjor.

Në këtë gjendje doli në dritë bojkotimi nga ana e LDK-së. Natyrisht se për bojkotim ka rregulla. Deri ne 6 muaj mund të bojkotohen seancat e Kuvendit. Pas 6 muajve Kuvendi vazhdon me nxjerrë masa ndëshkuese kundër çdo deputeti dhe anëtari të Kryesisë. Kjo është ligjore. Por me këtë nuk ndalet puna e Kuvendit. Nuk është koha e veprimeve bojkotuese. Kërkohet të vazhdon punën Kuvendi. Për atë është e domosdoshme që të funksionojë Kryesia e Kuvendit.

Kjo edhe për faktin se vendi i vetëm për të kontrolluar Qeverinë e Kurtit është Kuvendi i Republikës. Me bojkotim humbë kontrolli si mjet kushtetues. Bojkotimi është mjet për të ikur nga përgjegjësia. Për atë nuk i ka dhënë votën votuesi i Kosovës LDK-së apo ndonjë subjekti tjetër. Kështu ka mundësi të ndalohen edhe veprimet e rrezikshme të Qeverisë dhe të ndërtohet shteti ligjor”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat