Edi Rama viziton Kosovën, Kurti refuzon takimin me të – Analisti ‘godet’ kryeministrin shqiptar dhe Vlora Çitakun!

Politika

Edi Rama viziton Kosovën, Kurti refuzon takimin me të – Analisti ‘godet’ kryeministrin shqiptar dhe Vlora Çitakun!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:38
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit do ta realizon një vizitë në vendet e rajonit.

Ai nesër do të vizitoj Shkupin e pastaj edhe në Kosovë. pas kësaj ai do të shkon për vizitë në Bosnje, Mal të Zi dhe Serbi.

Ramën në Kosovë nuk do ta pret kryeministri Albin Kurti, por presidentja Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.

Në lidhje me këtë vizitë profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj thotë se, Edi Rama dihet se kush është.

“Rama deri dje për hatër të kriminelit Vuçiq injoronte takimin me krerët e shtetit të Kosovës. Sjellja e tij më poshtëruese është refuzimi i takimit të tij me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin kur e bojkotoi fjalimin e presidentes në Parlamentin e Shqipërisë. Edi Rama “Gaforrja” ka bërë e gafte të tjera kundër Kosovës me fjalimet e tij nëpër sallone të Evropës në të cilat shprehte dashamirësi për Serbinë e Vuçiqin e duke e injoruar Kosovën”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se, ajo më e keqja, më e turpshmja është kur me insistimin e Vuçiqit e anuloi takimin midis dy qeverive pa asnjë dakordim.

“Dhe ai po vjen në Kosovë, në Prishtinë i turpshëm të cilin edhe duhet të injoruar. Edi Rama “Gaforrja” e di fare mirë se ai nuk ka ndonjë respekt në Kosovë për shkak të sjelljeve të tij paternaliste ndaj Kosovës. Është një gjest burrërie i kryeministrit Albin Kurti që të mos takohet me Edi Ramën, se pse e di ai vet, e ka kushtëzuar me mbajtën e takimit të dy qeverive. Por këtë refuzim të merituar nga Albin Kurti, është dashur ta bëjë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani”, thotë tutje ai.

Profesori shton se, për refuzimin e Edi Ramës paska folë edhe zëdhënsëja e Edi Ramës për Kosovë, Vlora Çitaku e cila me mllefin e saj paska deklaruar se: “Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!. Kjo është marrëzi, Turp!”.

"Pra kjo është një deklaratë e turpit e zëdhenësës së Edi Ramës Vlora Çitaku. Për Çitakun, nuk qenka marrëzi, as turp takimi i fshefet i Edi Ramës me Vuçiqin dhe Thaçin për ndarjën e Kosovës, për Vlora Çitakun nuk qenka turp ku ky bastard e anulon për hir të Vuçiqit takimin e dy qeverive, për Vlora Çitakun nuk qenka turp për refuzimin e Edi Ramës “Gaforres” injorimi i fjalimit briliant i presidentes Vjosa Osmani në Parlamentin e Shqipërisë, për Vlora Çitakun nuk qenka turp kur kjo Gaforre përzihet në punët e brenshme dhe se andej ka shkon tenton por edhe e bën të flas edhe në emër të Kosovës si një paternalist. Eh, moj Vlora Çitaku sikur është më mirë t’i shikosh punët në PDK që i keni llugë”, thotë tutje ai.

Maxharaj pohon se, për të gjitha këto gafe të Edi Ramës së pari duhet t’i kërkoj falje popullit të Kosovës, kryeminstrit dhe presidentes.

“Por, Vlora Çitaku e të tjerët mos të mërzitën se Edi Ramën sot ka kush e prêt janë këta djemtë si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku për të cilët Edi Rama është frymëzim për ta. Shkarazi Edi Rama nga gazetarët u pyet se si e komenton deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk do të takohet me të, ai në mënyrë cinike tha “do të flas kur të vjen koha për të folur”, por ky bastard ka folur mjaft keq e mbrapsht për Kosovë ku ka shku e ku ka mbërri”, thotë ai.

Sipas tij, për Edi Ramën ësht ëkoha për të folur dhe t’i kërkoj falje popullit të Kosovës për gafat e tij.

“Por një gjë Edi Rama duhet të di, se kurrë dhe asnjë rast nuk e ka mandatin të flas në emër të Kosovës, as nuk duhet kjo t’i lejohet të flas, sepse Kosova nuk është jetime i ka pushtetarët e vet që i dalin zot këtij vendi, nuk është mbet në Edi Ramën”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat