Stanos i vjen kundërpërgjigjja pasi e quajti hap të njëanshëm shpalljen terroriste të dy organizatave serbe

Politika

Stanos i vjen kundërpërgjigjja pasi e quajti hap të njëanshëm shpalljen terroriste të dy organizatave serbe

M.Lakna Nga M.Lakna Më 6 korrik 2023 Në ora: 12:21
Peter Stano

Bashkimi Evropian ka deklaruar sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste, është “hap i njëanshëm” që sipas bllokut, nuk i kontribuon uljes së tensioneve.

“Ky cilësim [shpallja si organizata terroriste] është hap i njëanshëm dhe nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe gjetjes së rrugës për të adresuar problemet ekzistuese në një mënyrë të qëndrueshme”, tha zëdhënësi i bllokut evropian, Peter Stano për REL.

Këtë deklaratë e komentoi për gazetën “Bota sot” njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Ai tha se nëse Stano ka menduar që ta Kosova duhej ta pyeste Serbinë para shpalljes së dy organizatave terroriste, atëherë ai duhet ta dijë se ato janë krijuar nga Serbia.

“Në këtë rast është e pakuptueshme se kush janë anët e tjera që duhet ta miratojnë një vendim të tillë të qeverisë së Kosovës?!

A mos Stano nënkupton me këtë Serbinë?! Nëse po, atëherë ai duhet ta dijë se këto dy organizata terroriste ose se paku ekstremiste e destabilizuese të paqes janë krijuar pikërisht nga Serbia, financohen nga Beogradi dhe mbështeten nga Aleksander Vuçiq!”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo do të thotë se vet BE, ose qarqe të caktuara të saj, ku bëjnë pjesë Borrell dhe Lajçak, nxisin tensionet në veri të Kosovës!

Nëse Peter Stano llogarit si palë BE-në, atëherë i bie se BE është gjithashtu sponsorizuese e organizatave të tilla terroriste, që veç dhunës kundër policëve dhe gazetarëve e qytetarëve shqiptare e serbë në Kosove, kane ushtruar dhunë edhe kundër ushtarëve të KFOR-it!

Kjo do të thotë se vet BE, ose qarqe të caktuara të saj, ku bëjnë pjesë Borrell dhe Lajçak, nxisin tensionet në veri të Kosovës! Me këtë duhen shpjeguar ndoshta edhe sanksionet kundër Kosovës dhe përkëdheljet për agresorin, Serbinë e ish-ministrit te Milosheviçit, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq!”, u shpreh profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat