Krisja e raporteve për ‘Ballkanin e Hapur’/ Juristi tregon pse ishte kërcënim deklarata e Vuçiqit për Ramën

Politika

Krisja e raporteve për ‘Ballkanin e Hapur’/ Juristi tregon pse ishte kërcënim deklarata e Vuçiqit për Ramën

Nga: A.SH Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur turin e tij nëpër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Kosovë do të vijë, dhe do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ai që nuk ka pranuar takim me Ramën, është kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se njëherë duhet të mbahet mbledhja e dy qeverive e cila u anulua nga vet Rama.

Jursiti Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, tha se deklarata e Ramës tregon se shteti shqiptar nuk është anëtar i Ballkanit të Hapur, derisa nga ana tjetër presidenti serb nuk e ka besuar një gjë të tillë.

Tutje, ai shton, se dekalrimi i Vuçiqit mund të merret edhe si kërcënim.

"Tash më nuk kemi nevojë për Ballkanin e Hapur. Si subjekt ai e kryer detyrën e përcaktuar". Kjo deklaratë tregon se shteti shqiptar me nuk është anëtar i Ballkanit të Hapur. Dhe, tha: "Ne duhet dhe po punojmë për Procesin e Berlinit". Marrëveshjet që u nënshkruan në Berlin, tri sa ishin, de-jure e kanë përmbajtjen e katër marrëveshjeve që u nënshkruan në Ballkanin e Hapur. Kundër deklaratës së z.Rama, krimineli i luftës dhe neofashisti imperialiste Aleksander Vuçiq, deklaroi: "Nuk besoj se z. Rama ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur".

Qëndrimet e kundërta kanë karakter tjetër domethënëse.

De-jure:

1. Shqipëria me deklaratën e z.Rama u largua nga Ballkani i Hapur.

2. Krimineli i luftës dhe neoimperialisti racist Vuçiq nuk beson.

Për këtë tha: "Pa biseduar kokë më kokë me z. Rama nuk besoi se ai ka hequr dorë nga Ballkani i Hapur”. Rrjedhimisht vërehet se shteti shqiptar nuk është me anëtar i Ballkanit të Hapur. Ndërsa, deklarata e racistit Vuçiqi, mund të merret si "kërcënim", kur të kemi parasysh se si dhe kush ishin shkaktarët a subjektet fizike që e dërguan z. Rama fillimisht në Beograd dhe si u formua Ballkanit i Hapur. Mirëpo, më qartë se deklarata e z.Rama për Ballkanin e Hapur nuk ka ku shkon”, thotë ai. Tutje, ai shton se, ndoshta pas deklaratës së Vuçiqit qëndron diçka që ai mund ta provokojë vet Ramën. “E rrezikshme është ndoshta deklarata e kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiq për vet z. Edi Rama. Nuk është këtu çështja se ky kriminelo-racist nuk beson se z Rama u largua nga Ballkani i Hapur. Përkundrazi. Neoshovenisti Vuçiq ndoshta ka diçka tjetër në posedim. Me atë dëshiron të provokojë z.Rama dhe të detyrojë në tërheqje. Nuk besoj se arrin qëllimin”, deklaron ai.

Kurse, për trurin e Ramës në 6 shtete ballkanike, thotë se kanë qëllimin e mirë dhe ngritjen e Procesit të Berlinit.

Ai më tej, thekson se Kurti duhet të takohet me Ramën, sepse ikja nuk i shërben sovraniterit të shtetit të Kosovës dhe vetëm e komplikon edhe më shumë gjendjen.

Në turneun e z.Rama nëpër 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor tregon se Procesi i Berlinit është i vetmi mekanizëm që i lidhë shtetet e këtij rajoni. Dhe, kjo është diçka shumë pozitive, sepse kështu fiton në peshë Procesi i Berlinit dhe arrihet te disa qëllime:

a. Bëhet lëvizja e lirë e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor nëpër këto vende.

b. Krijohet një lëvizje e lirë e kapitalit nëpër këto shtete.

c Bëhen shërbime të lira, jashtë ndikimeve nacionale dhe

d. Bëhet qarkullimi i lirë i mallrave nëpër këto shtete. P

ër këto pikësynime shkon z.Rama në turne. Natyrisht se për Kosovën kanë rëndësi të madhe të arriturat e tilla.Të katër qëllimet nuk po realizohen në mes Kosovës, shtetit serb ( Serbisë) dhe Bosnje e Hercegovinës. Nënshkrimet u dhanë në Berlin në marrëveshjet nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk po zbatohen. Asnjë pikë e marrëveshjes midis Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk po realizohet. Në këtë anë, ikja nga takimet me z. Rama nuk i shërbejnë sovranitetit të shtetit të Kosovës. Mos takimi vetëm e komplikon edhe më shumë gjendjen në këto anë. Procesi i Berlinit kërkohet të gjejë zbatim në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ato janë të arritura të mëdha dhe shumë domethënëse për paqen dhe kooperimin e ndërsjellë dhe për zhvillimin ekonomik. Kësaj nuk i thuhet jo”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat