“Zëdhënës i Vuçiqit”/ Driton Tali flet për vizitën e Ramës – përmend këtë gjë nga e kaluara!

Politika

“Zëdhënës i Vuçiqit”/ Driton Tali flet për vizitën e Ramës – përmend këtë gjë nga e kaluara!

Nga: M.Haziri Më: 7 korrik 2023 Në ora: 22:34
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Një nga temat kryesore këto ditë është vizita e fundit e kryeministrit Rama në Kosovë.

Në këtë vizitë të Ramës mungoi takimi me kryeministrin Kurti, e që kjo arriti të sjellë debat në opinonin publik.

Në një intervistë televizive në Kosovë, Rama nuk interpreton qëndrimet e Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka dashur edhe më parë një takim me Kurtin, pas anulimit të dy mbledhjeve, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të Kurtit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpres se Rama ka një kohë që është duke shikuar interesat e Vuçiqit dhe se u bë zëdhënës i iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Personalisht ka disa vite që nuk jam “fans” i politikave të z. Rama, dhe ate nuk pritoj që ta shprehi publikisht, sepse sjelljet e tij ndaj Kosovës ka kohë, sipas mendimit tim, shkojnë ndesh me intereset e Republikës sonë. E sidomos nga kur u bë zëdhënës i zhurmshem i kësaj iniciativës së z Vuçiç, e ashtuquajtura "Ballkani i Hapur", e cila nuk ishte asgjë tjetër pos një strategji e moçme e Serbisë, që dikur quhej "Ballkani, pupujëve ballkanik", me të cilën Pashiçi i luftonte ndikimet e Austrohungarisë dhe Italisë në Ballkan. E mbi të cilën strategji, pos tjerash, ja arritën ta krijojnë Jugosllavinë”, u shpreh ai.

Tali më tej thekson që deklaratën që Rama bëri në mbrojtje të Serbisë, në kohën kur shtetet ndërkombëtare kërkonin nga ajo sanksione ndaj Rusisë.

E irrtimi im, ndaj politikave të z Rama, kulmin e arriti vjet kësi vakti kur z Vuçiç u fut në një luftë diplomatike me Perëndimin, sidomos me Britaninë dhe Gjermaninë, të cilat i akuzonte se po e armatosin FSK'në me armatim të sofistikuar luftarak, dhe bënte lloj lloj provokimi, e të cilën diplomatët perëndimorë e lexuan si "një inkurajim nga Putini për ta filluar një krizë - mbase edhe konflikt të armatosur " me qëllim që pastaj Putini ta përdori politikisht kundër Perendimit, dhe si rezultat i asaj mesele Perëndimi e rriti presionin ndaj z Vuçiç.

Dhe z. Rama, në këtë kohë doli si shpëtimtar i z. Vuçiç duke apeluar te perendimorët që "qasja e Serbisë ndaj Rusisë duhet mirëkuptuar", dhe se "Serbia nuk mundet pa gazin rus". Biles shkoi deri aty sa edhe filloi ta akuzonte Perendimin si "rrezikuese të rajonit dhe jo Serbia" etj etj”, shpjegon ai.

Sipas tij, ka një ftohje të dy qeverive shqiptare.

Andaj, ta përsërisë, personalisht nuk kam ndonjë konsideratë ndaj politikëbërjes së z Rama, pa e përmendur faktin se për demokracinë e brishtë të Shqipërisë jam kundër asaj që ndonjë inivid i caktuar ta dominojë plotësisht (pra, të ketë monopol apsolut) skenën politike edhe qoftë ai të djali im!

Siqoqofte, marrëdhëniet (për mos të thënë dashuria - për mos t'u bërë patetik) Shqipëri - Kosovë janë përtej individëve, kushdo qofshin ata/ato.

Tashmë, të gjithë po e shofim se ka një ftohje ndërrmjet dy qeverive, kjo më nuk mund të fshifet sepse është ashiqare, por unë besoj se është periodike dhe do të tejkalohet ashtu siç u tejkaluan ato të mëparshmet”, thotë ai.

Në fund, Tali përmend edhe liderët e tjerë shqiptar që kanë pasur ftohje mes vete, për shkak të mos njohjes së Serbisë siç është me të vërtetë.

Sa për freskim të memories, kjo është një dezhavy, këso ftohje në mes liderëve té ndryshëm, në këtë kohën kontaporane, që nga Rugova - Nano; Rugova - Berisha; Thaçi - Berisha; Thaçi - Rama; Mustafa - Rama dhe Haradinaj - Rama, i kemi përjetuar në kohëra të caktuara e forma të ndryshme. Dhe pa dashtë që t'i hedhi "benzin zjarrit" gjithmonë kanë qenë si rezultat i mosnjohjes së "kësaj Serbie" nga ana e liderëve të Shqipërisë”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat