Ukaj: Kritikat e Ramës për Kosovën ishin të panevojshme të adresohen nga Beogradi

Politika

Ukaj: Kritikat e Ramës për Kosovën ishin të panevojshme të adresohen nga Beogradi

Nga: Q.R Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:01
Edi Rama, Alleksandar Vuçiq

Politologu Fidan Ukaj, thotë se kritikat që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i adresoi për Kosovën nga Beogradi, ishin të panevojshme të bëhen nga atje, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, Rama kishte shumë momente jo të favorshme për Kosovën, në konferencën e tij të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Mendoj se Rama kishte disa momente jo të favorshme për Kosovën në deklaratat e tij, sidomos kur shprehi kritik në adres të Kosovës rreth kryetarëve të komunave të pjesës veriore, dhe kritika tjera, të cilat mendoj se ishin të panevojshme të adresohen nga Beogradi. E “kontributi” i tij për asociacionin nuk hasi në mirëkuptim as të “miku” të tij Vuçiq, për rrjedhojë kishim edhe përplasje në fund të asaj konference, ku Vuçiq përkundër pritjes që i kishte bërë Ramës, i ndërpreu konferencën dhe u soll mjaftë keq”, deklaron ai për “Bota sot”.

Image
Fidan Ukaj

Procesi i Berlinit edhe situata në rajon, përfshirë zhvillimet në veri të Kosovës, kanë qenë temat, për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

“Kemi fituar shprehi të shkëmbejmë hapur mendime dhe ndonjëherë të mos pajtohemi me to, por duhet të punojmë për të mirën e paqes. Ne kemi nevojë për momente të tilla për të punuar së bashku”, tha Rama, më 7 korrik, në Beograd.

Këto deklarata, kryeministri Rama i bëri dje në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin serb Alleksandar Vuçiq.

Rama theksoi se beson që zvarritja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është gabim strategjik.

Është gjithashtu gabim strategjik të vazhdohet me vonimin e krijimit të kushteve që serbët të ushtrojnë të drejtat e tyre fetare dhe që kisha të funksionojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013, si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat