Alarmon eksperti i sigurisë: Do të rritet numri i zyrtarëve të KFOR-it, kjo është arsyeja!

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë: Do të rritet numri i zyrtarëve të KFOR-it, kjo është arsyeja!

Nga: M.Haziri Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Lëvizja e fundit e NATO në Ballkan ka shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues.

Zyrtarë gjermanë të mbrojtjes thanë dje se po shqyrtojnë mundësinë të dërgojë trupa shtesë në Kosovë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s pas dhunës dhe tensioneve javëve të fundit në veri të Kosovës.

“Me një kërkesë të koleges sime austriake Klaudia (Tanner), ne po shqyrtojmë nëse mund të rrisim pak angazhimin tonë brenda mandatit aktual (parlamentar) për të lehtësuar Austrinë,” tha ministri i mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Ai u shpreh se do të ketë tensione në shtator dhe se Kosova do të pranoj prej 4.000 zyrtarë nga KFOR-i.

Image
Drizan Shala

Në Kosovë do të vinë edhe një numër prej 4.000 zyrtarë të KFOR si pasojë të projeksioneve pritet që muaj shtator e tutje të kemi tensioneve në terren si rezultat të pozicionimeve të betonizuara të paleve në procese”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë më tej thekson që misioni dhe mandati i KFOR do të duhet të zbatohet sipas rezuluten 1244 dhe ky numër është pikërisht për me përmbush këtë mision të saj.

“Gjermania do të rikthehet me një kompont shtesë duke rritur numrin e saj mbi 600 pjestarë për të mbështetur komponenten e batalionit rezervë të KFOR në Kosovë. Misioni dhe mandati i KFOR do të duhet të zbatohet sipas rezuluten 1244 dhe ky numër është pikërisht për me përmbush këtë mision të saj”, përfundoi eksperti sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

Kujtojmë që diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat