“Ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por heshtin” – Kjo është e vërteta e gjithë tensioneve në veri – ja synimi i Serbisë!

Politika

“Ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por heshtin” – Kjo është e vërteta e gjithë tensioneve në veri – ja synimi i Serbisë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:56
Aleksander Vuçiq

Analisti politik, i cili jeton në SHBA, profesori Binak Maxharraj, e quan arrogancë sjelljen e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, pasi Qeveria shpalli dy grupe kriminale në veri të vendit si terroriste.

Maxharraj thotë se, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në vazhdimësi e rrezikojën sovranitetin e Ksoovës, por edhe rajonit.

Sipas tij, këto dy grupime kriminele mbështeten kryesisht nga vet  kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në krye të të cilave i ka venndosur kriminelët, udhëheqësit e këtyre bandave siç janë kriminelët terrorist Radojçiq, Veselenoviq që vet Amerika e ka në listën e “zezë”.

“A nuk është skandaloze dhe përtej turpit reagimi kaq i ashpër i SHBA, Britanisë dhe Gjermanisë për shpalljen e këtyre dy grupeve kriminele si organizma terrorist që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt Ballkanin. A dinë ndërkombëtarët se për qëllime të kujt punojnë dhe terrorizojnë këto grupe, pra thjesht punojnë së pari për interesa të Serbisë që të cenojnë me çdo kusht sovranitetin e Kosovës por edhe më keq për interesa të Rusisë e cila përms Serbisë dhe këtyre grpimeve terroriste infiltrohet ne Ballkan”, thotë profesori.

Ai shprehet se, i pa kënauqe me SHBA-në, Britaninë dhe Gjermaninë të cilat nuk janë pyetur se a duhet të shpallen këto grupe terroriste.

“Ani pse, ministri Xhelal Svelça thotë se ndërkombëtarët kanë qenë në dijeni për këtë kërkesë. Pra, sjellja e këtillë arrogante e këtyre shteteve të medha nuk është në dobi të qetësimit të situatës në veri, por ndezja edhe më e madhe e saj. Kjo sjellje po kritikohet me të madhe edhe nga shumë analistë amerikanë, evropianë por edhe nga shumë deputetë të Parlementit Evoppian”, shton tutje ai.

Ai pyet se, si është e mundur të kritikohet me aq cinizëm nga ndërkombëtarët shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri, që për herë të parë po tentohet me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet.

“Është qesharake fakti se Kurti nuk i paska pyetur për vendosjen e kryetarëve të pazgjedhur kru vet ata e kanë dhënë pëlqimin që kjo të ndodh, por qëllimshëm i fryen zjarrit për eskalim të situatës ku pësuan policia e Ksovës, gazetarët por edhe KFOR dhe u lejuan bandat e ardhura nga Serbia me urdhrin e Vuçiqit të eskalojnë situatën por edhe u inkurajuan për këtë”, potencon ai.

Ai shton se ndërkombëtarët po e mbrojnë krimin e organizuar nga Vuçiqi i cili është ideator i krejt asaj që po ndodh në Kosovë.

“Ndërkombëtarët jo vetëm të kritikojnë por të kërkojnë përgjegjësi se ai është fajtori kryesor për tensionimin e situatës në veri, megjithatë ata iu gjuajtën si bishat Albin Kurtit i cili me asgjë nuk është fajtor, kurse nuk po ndërmarrin ndërkombëtarët asgjë kundër Serbisë dhe Vuçiqit”, shton profesori.

Sipas tij, serbët i kanë të gjitha të drejtat e tyre në Kosovë dhe nuk po i shfrytëzojnë, ndërsa serbët në veri janë të manipuluar dhe të privuar nga e vërteta.

“Serbët në veri janë të kërcënuar nga bandat e Vuçiqit. Kur tentohet nga ndonjë gazetar të thotë të vërtetën e serbëve të Kosovës, ai kërcënohet dhe i mbyllet goja, sepsa e vërteta për serbët e Ksoovës është vetëm ajo se çfarë u thotë Vuçiqi, kriminelët dhe grupet kriminale të tij, ndërsa e vërteta pse veriu i Kosovës është në këtë gjendje nuk janë serbët e Kosovës, por lufta e Serbisë për të pushtuar veriun dhe për të marr atë, këtë e dinë edhe ndërkombëtarët, por heshtin”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat