Vulin “non grata” në SHBA/ Mbështetje “indirekte” e Kurtit në luftën kundër bandave në veri

Politika

Vulin “non grata” në SHBA/ Mbështetje “indirekte” e Kurtit në luftën kundër bandave në veri

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 korrik 2023 Në ora: 20:32
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ditës së djeshme Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione ndaj politikanit serb Aleksandar Vulin, i cili drejton Agjencinë serbe të Zbulimit, për përfshirje në aktivitete korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.

“Vulin ka mbajtur raporte që kanë pasur përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiq, duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë”, u tha në njoftim.

Teshiq është në listën e zezë amerikane që nga viti 2017.

Thesari e akuzoi Vulinin se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

Mirëpo çfarë mesazhi jep shpallja e Vulinit si nongrata në situaten aktuale, a mund të ketë ndonjë ndërlidhje edhe me Kosovën?

Mehmeti: Me këtë veprim ShBA në mënyrë indirekte po mbështetë Albinin për veprimet e tij në veri

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që sanksionimi i Vulinit lidhet edhe me ngjarjet në veri të vendi dhe se në mënyrë indirekte po mbështet Kurtin.

“Me këtë veprim ShBA në mënyrë indirekte po mbështetë Albinin për veprimet e tij në veri. Kështu pra, strukturat ilegale në veri morën një goditje të fortë, dhe të gjithë akterët e përfshirë mund të kenë fatin e njëjtë. Natyrisht se ky veprim lidhet direkt me ngjarjet në veri”, thekson analisti.

Në fund, ai shtoi që Vuçiq shpejt mund të ketë fatin e tij.

“Nga vendimi për non grata të Vulin të ketë frikë edhe Vuçiqi, shpejt mund të ketë fatin e tij. Kjo është fitore direkt e Kosovës që po lufton bandat në vëri të financuar dhe mbështetur nga Vuçiqi dhe qeveria e tij. Kosova, mori një fitore në luftë me bandat, ShBA dëshmon me këtë vendim mbështeten Kosovën për të luftuar banditët në veri”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

Burjani: Sanksionimi i Vulinit nuk lidhet me Kosovën

Image
Blerim Burjani

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur edhe juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se rasti i Vulinit nuk ka të bëjë me Kosovën pasi që Vulin është marrë me korrupsion dhe për të njëjtat vepra është sanksionuar.

“Asgjë nuk ka ndërlidhje me Kosovën, Vulin është nacionalist ekstrem, luftënxitës dhe tejet i korruptuar. Ai ishte marr me korrupsion dhe asnjëherë nuk kishte sqaruar disa prona të palujtshme se ka i kishte marr parat për blerje”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që SHBA ka shumë raste që merret me individ dhe jo shtete, pasi që dënon personat e dëmshëm.

“Futja në listën e zezë është praktik e SHBA për tu marr me individ por jo me shtete, nongrata është akt diplomatik i SHBA për të treguar të keqin, pra individin e dëmshëm”, nënvizon Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat