“Vuçiq është një Prigozhin i Rusisë në Beograd dhe peng i Putinit” – Ja pse NATO e BE do të zhgënjehen më presidentin serb!

Politika

“Vuçiq është një Prigozhin i Rusisë në Beograd dhe peng i Putinit” – Ja pse NATO e BE do të zhgënjehen më presidentin serb!

Nga: N. Shaqiri Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:53
Aleksander Vuçiq dhe Vulini

Profesori Enver Bytyçi ka folur për Aleksandër Vulinin, shefin aktual të shërbimit sekret të Serbisë, i cili u shpall non grata nga departmenti i Thesarit të SHBA-ve për korrupsion dhe lidhje me organizata kriminale kryesisht ruse, nga departmenti i Thesarit, jo nga DASh!

Bytyçi thotë se Vulini ishte ministër i Mbrojtjes në Serbi i cili së bashku me presidentin Vuçiq e shpalli teorinë e Botës Serbe.

Profesori thotë se në Kosovë e Bosnje tashmë po shihet rreziku i Botës Serbe.

“Vulin, para dy-tri vitesh ishte ministër i Mbrojtjes dhe gjatë një parade stërvitore në prezencë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shpalli teorinë e “Botës Serbe”, sigurisht në modelin e Botës Ruse, të shpallur nga gjeopolitologu rus, Aleksandër Dugin, dhe promovuar nga presidenti Putin! Se çfarë përfaqëson dhe sa e rrezikshme ishte e mbetet teoria e Botës Ruse, këtë e shohim në Ukrainë! Ndërsa po shohim rrezikun e Botës Serbe në Kosovë e në Bosnjë-Hecegovinë! Po ashtu në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut!”, thotë ai.

Ai shton se, Vuçiqi e mori në mbrojtje bashkëpunëtorin e Rusisë dhe e anatemoi SHBA-në.

“Shpalljen nongrata të Vulin presidenti i Serbisë e komentoi kësisoj: “Droga, tha Vuçiq, u gjet në Shtëpinë e Bardhë, nuk u gjet në zyrën e Aleksandër Vulin”! Me këtë fjali ai jo vetëm mori në mbrojtje bashkëpunëtorin më të ngushtë të Rusisë, por anatemoi dhe SHBA-të! Ndërkohë dëshmoi se nuk ka fuqi të shkeputet as nga veglat e Moskës në Beograd, jo më nga lidhjet e tij me Vladimir Putin!”, shton tutje profesori.

Në këtë pikëpamje, Bytyçi shprehet se shpallja e Vulinit non-grata në SHBA është test për presidentin Vuçiq.

Për njëmijë arsye ai nuk e kalon këtë test! Dhe atëherë Sandri president “do të zhgënjejë” shumë politikanë e diplomatë! Po vjen shpejt dita kur do t’i shohim këta politikanë e diplomtë se si do të reagojnë kur të shohin se presidenti serb është peng i presidentit rus! Pra është një Prigozhin i Rusisë në Beograd”, potencon ai.

“Por a do jenë edhe shumë politikanë, analistë, afaristë e shefa të OJQ-ve prigozhinë të Aleksandër Vuçiq?! Unë them se ka shumë dhe se ata do t’i skanojnë kur shefi e sponsori i tyre, Sandri në katëror, të dalin hapur kundër NATO-s e kundër BE-së!”, përfundon profesori Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat