“Sherr i montuar nga shërbimet sekrete serbe”, zbardhen prapaskenat e dhunës në Kuvend – ja plani i opozitës

Politika

“Sherr i montuar nga shërbimet sekrete serbe”, zbardhen prapaskenat e dhunës në Kuvend – ja plani i opozitës

Nga: A.M. Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:03
Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik 2023.

Të enjten parlamenti i Kosovës u përfshi nga përleshjet fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të pushtetit.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet akuzoi Partinë Demokratike në opozitë për përleshjet ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit akuzuan sot qeverinë për nxitës të dhunës.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi dhunën në Kuvend, ku u përleshen deputetët e opozitës me deputetët e qeverisë.

Së pari, ai u shpreh se ishin skena shumë të rënda, ku beson se ishte një sherr i montuar.

“Sa e rëndë është që të përjetosh sot skena të tilla në Kuvendin tonë, në hapësirën e lirisë së fjalës dhe në vendin ligjislativ, që përfaqëson sovranitetin e popullit, ku deri dje kërkuam ndihmën e ndërkombëtarëve për t’a dëbuar okupatorin nga brenda dhe për t’na i mundësuar institucionet tona, ndërsa sot shdërrohemi dhe bëhemi indikator kundër vetëvetës dhe abuzues të këtyre  Institucioneve të rëndësushme të vendit tonë.

Pas një debati në Kuvendin e Kosovës, që lidhet me tensionet në veri të Mitrovicës, dhe përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosje z, Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiçin e Listës serbe, si një sherr i montuar dhe i përgatitur me mjeshtëri nga shërbimet sekrete serbe, të derigjuara nga Beogradi, sikur e nxitën një përleshje të tillë, apo ndoshta si një parapërgatitje nga opozita e vendit në krye me PDK, e merr bajrakun dhe bëhet shkaktare e një përleshje të jashtëzakonshme dhe të turpshme”, deklaroi opinionisti.

Krahas kësaj, Preqi tha se ishin veprime turpëruese, rrahen në Kuvend dhe e shndërruan arenë të grushte.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Edhe më herët kishte mosmarrëveshje në Kuvendin e Kosovës, në mes pushtetit të atëhershëm dhe Vetëvendosjes së sotme në pushtet, të cilët nuk pajtoheshin me fusnotën, nuk pajtoheshin me Çakorrin, nuk pajtoheshin me ndryshimin e kufijve të Kosovës, nuk pajtoheshin me amnestimin e krimineleve serb dhe të tjerë, nuk pajtoheshin me formimin e Listës serbe, nuk pajtoheshin me formimin e  Gjykatës Speciale dhe shumë të tjera kauza të rëndësishme për vendin, ndërsa sot opozita e sotme lufton vetëm pa një kauzë të rëndësishme vetëm për të pasur pushtet dhe kurgjë më shumë.

A thua, na ka hije sot edhe para fëmijëve tanë dhe para tërë botës me sjellje të tilla të kësaj natyre jo parlamentare dhe as kulturore, kur deputetët dhe ministrat e vendit tonë rrahën e kacafytën në mes veti, dhe Kuvendin e shdërrojnë në arenë të grushtave”, nënvizoi ai.

Po ashtu, opinionisti tha se ishin veprime të pahijshme, kur situata në veri është e tensionuar.

‘A na ka hije sot, t’ia tregojmë muskujt njëri-tjetrit në Kuvend, ndërsa veriun e Kosovës, e kemi akoma të tensionuar dhe të pa integruar në Republikën e Kosovës, përmes të cilit Serbia dhe Vuçiqi, po e përdor këtë vend dhe serbët e këtij vendi si vegël të tensionimit dhe trazirave, sa herë që u konvenon.

A na ka hije sot të rrahim gjoks para njëri-tjetrit, dhe të luajmë rolin e komandantave në Kuvend, duke harruar se edhe para hundëve të këtyre komandantave u dhunuan nga serbët 20 mijë motra e nëna shqiptare në luftën e fundit, dhe sot kërkojnë duel me bashkëkuvendarët e vet dhe me bashkëvellëzërit tanë shqiptarë, të ballafaqohemi edhe fizikisht për ti qëruar hesapët në mes veti, kjo është një turp i turpit, që nuk ka sqarim”, theksoi Preqi.

Ndër të tjera,  ai vlerësoi se PDK, LDK, AAK po synojnë vetëm pushtetin dhe nuk po interesohen për të ardhmen e vendit.

“A na ka hije sot t’ia mohojmë demokracisë parimet e veta, edhe pas 24 viteve të çlirimit nga okupatori serb, po robërohemi vetë nga mentaliteti i brishtë dhe partiak, dhe çka tani, cili dreq na ka hy në kry, cili ekstremizëm na ka shpërlarë trurin, apo cila politikë na ka bërë për vete, që nuk po mundemi t’i bëjmë disa hapa para, si një shoqëri e lirë dhe demokratike.

Ky vend u çlirua me shumë mund dhe sakrifica të bijave dhe bijëve tanë, por edhe pa ndihmën e ndërkombëtarëve në veçanti të SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, do të ishte e pa mundur, dhe ky vend nuk është çliruar me bërryla dhe as nuk duhet të qeveriset në këtë mënyrë, sikur po mendon dhe po vepron opozita e sotme me PDK, LDK dhe AAK, të cilët kauzën e kanë vetëm për pushtet”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat