“Të mos favorizohet xhelati”/ Para rikthimit në tryezën e bisedimeve kërkohet ndryshimi i qasjes së BE-së dhe SHBA-së karshi Kosovës

Politika

“Të mos favorizohet xhelati”/ Para rikthimit në tryezën e bisedimeve kërkohet ndryshimi i qasjes së BE-së dhe SHBA-së karshi Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 korrik 2023 Në ora: 16:25
Takimi i Ohrit, 18 mars 2023

Bashkësia Ndërkombëtare po bënë thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, për t’i ulur tensionet mes dy vendeve.

Edhe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

Ai këto deklarata i bëri pas takimit që kishte me presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.

Kurse, të martën që kaloi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, mbajtën nga një takim me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak.

Bislimi ka deklaruar se “Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”.

Kurse, vet Lajçak ka thënë se “biseduam për një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke nisur me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin”.

“Bisedimet do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme”.

Ahmeti: Mendoj se duhet të ketë një fillim të dialogut, por të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA në mënyrë objektive e konstruktive

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se dialogu duhet të rifillojë, por të jetë i ndërmjetësuar në mënyrë objektive e konstruktive nga BE dhe SHBA.

“Mendoj se duhet të ketë një fillim të dialogut, por të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA në mënyrë objektive e konstruktive. Kjo logjikë do ndryshonte komplet qasjen e Serbisë në raport me Kosovë, pasi në mënyrën se si ka funksionuar deri sot, Serbia ka qenë destruktive dhe i janë hapur rrugët për në mekanizmat ndërkombëtarë, kurse Kosova ka qenë konstruktive e është penalizuar nga BE. Është i imperativ i kohës që logjika dialoguese të merr kahje tjetër, kuptohet nëse BE dhe SHBA e kanë seriozisht këtë proces”, thotë ai.

Sipas tij, një rifillim është një qasje tjetër konstruktive dhe objektive e Serbisë, sepse deri më tani ajo i ka injoruar të gjitha marrëveshjet.

“Rifillimi nënkupton një qasje tjetër konstruktive dhe objektive nga Serbia, pasi Serbia marrëveshjet e nënshkruara i ka pa si formale e pa përmbajtje praktike. Çdo marrëveshje e nënshkruar brenda vetes merr edhe përgjegjësi shtetërore e institucionale e të cilin Serbia e ka injoruar”, nënvizon ai.

Mulliqi: Dialogu nuk është dashur të pranohet nga Kosova të zhvillohet mbi këto baza, e që fatkeqësisht edhe ndodhi

Analisti Skënder Mulliqi thotë se, Kosova po dialogon me një shtet i cili ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Image
Skender Mulliqi

Madje, Serbia ende e ka Kosovën në preambulën e saj kushtetuese.

“Me ndërmjetësimin e BE-së Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialogun, për normalizim të marrëdhënieve, nga viti 2011. Por, shtrohet pyetja logjike, çka sollën deri më tash këto bisedime? Gjatë kësaj periudhe u arritën edhe shumë marrëveshje të cilat nuk u zbatuan nga Serbia. Dy marrëveshje të firmosura në Bruksel të vitit 2013 dhe 2015, rezultuan së ishin në dëm të Kosovës. U pranua nga Thaçi dhe Mustafa të nënshkruhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, të cilat janë shndërruar në marrëveshje ndërkombëtare, dhe pushtetit të ri janë duke i nxjerrë telashe të mëdha, dhe të papranueshme për vendin.

Dihet se Serbia ka apetite pushtuese ndaj veriut të vendit. Ky shtet edhe pse e humbi luftën në vitin 1999, nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës. Madje, presidenti Vuqiq me të cilën po zhvillohen bisedimet trilaterale, ka deklaruar shpesh se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Mbi këtë bazë edhe Serbia po e zhvillon dialogun, duke e konsideruar Kosovën pjesë përbërëse të saj, se edhe e ka Kosovën në preambulën e saj kushtetuese”, thotë ai.

Më tej, ai shton se, Kosova nuk është dashur të dialogojë mbi bazat serbe, e cila u faktorizua shumë në dialog dhe madje caktonte edhe agjendat politike.

“Mendoj, se dialogu nuk është dashur të pranohet nga Kosova të zhvillohet mbi këto baza, e që fatkeqësisht edhe ndodhi. Serbia në dialog deri sa në pushtet erdhën forcat e reja politike, ishte e favorizuar, madje Vuqiçi, arriti të faktorizon Serbinë ne bisedime, duke na i caktuar edhe agjendat politike.

Krahas bisedimeve Vuqiç veproi me mjete të dhunës duke e instrumentalizuar një pjesë të minoritetit serb, të cilët shkaktuan incidente të rënda ndaj shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në veri të Mitrovicës, me qëllim të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike. Ky eskalim i dhunës në veri i instrumentalizuar nga Putin dhe Vuqiç, mori si pretekst zgjedhjet e fundit në katër komunat serbe, të cilat vende ishin mbetur vakante pasi që Lista Serbe, e Rakiqit kishte kërkuar largimin e serbeve nga institucionet e Kosovës.

Pas, kësaj pësoi reagimi i BE-së dhe Eskobar, të cilët shumë pa të drejtë e fajësuan Kosovën, duke dënuar me embargo ekonomike dhe politike. Serbia dhe Vuqiçi, morën vetëm disa kritika verbale, në vend që të ndëshkohen shumë rëndë për veprimet e bandave serbe të cilët lënduan policë të Kosovës dhe shumë pjestarë të KFOR-it”, shprehet ai.

Më tej, për takimin e Vuçiq dhe Stoltenberg, ai thotë se presidenti serb mori kritika për sulmet që i kanë bërë në veri të Mitrovicës, derisa edhe nga ana tjetër, Sekretari i NATO-s, kishte thënë që Serbinë e kishte aleatë të besueshëm, ndoshta duke menduar ta largojnë nga gjiri i Rusisë.

Serbia mori kritika nga Stotelnberg i NATO-së në takim që pati me Vuqiçin. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Aleanca vazhdon të garantojë lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai bëri thirrje në këtë takim për ulje të tensioneve, dhe të të vazhdohen bisedimet aty ku kanë mbetur, të ndërmjetësuara në BE-ja, e cila me Lajçakun dhe Borrelin që të dytë të njëanshëm, zor që do të arrihet paqja e kërkuar Kosovë-Serbi.

Stoltenberg ndoshta me deklarimin se “Serbia është partner prej kohësh i besueshëm i NATO-së, më qëllim që të ndikon që ky shtet të dalë disi nga kthetrat e Rusisë, që vështirë se do të ndodhë, me këtë garniture pas millosheviqiane në pushtetin e Serbisë. Takimi mes Stoltenbergut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Stotelnberg sigurisht se ka menduar dialog të niveli më të lartë, ndërmjet Kurtit dhe Vuqiqit. Para se të zhvillohet dialogu i nivelit të lartë, BE-ja duhet të bën presion Serbisë e cila po i fryn zjarrit të luftës. Kosova duhet të lirohet nga embargo e padrejtë. Pastaj, BE-ja dhe Amerika mos të përkrahin Serbinë në implemntimin e Asociacionit që e defunksionalizon shtetësinë e Kosovës.

Dialogu për normalizim duhet të jetë i barabartë, mos të favorizohet xhelati-Serbia në relacion më viktimën-Kosovën. Pazaret nga e kaluara me tokat shqiptare ishte dashur të përfundojnë njëherë e përgjithmonë. Zaten këtë gjë nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët”, përfundoi ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat