Shuhen shpresat për zgjedhje të reja në Kosovë/ Driton Tali ka një paralajmërim jo të mirë për opozitën!

Politika

Shuhen shpresat për zgjedhje të reja në Kosovë/ Driton Tali ka një paralajmërim jo të mirë për opozitën!

Nga: M.Haziri Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:28
Driton Tali

Shkuarja në zgjedhje të reja po konsiderohet si “zgjidhja më e duhur” aktualisht nga opozita.

Zërat për mbarimin e parakohshëm të mandatit të Qeverisë Kurti ll kanë filluar të intensifikohen.

Fillimisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovën, ndërsa tani Partia Demokratike e Kosovës ka filluar “me dëshira” të tilla. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e fundit të këtij viti.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është legjitime për opozitën, gjithashtu zgjedhjet e shpeshta iu kujtojnë Qeverisë që për qëndrimin e tyre vendos populli.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme është kërkesë legjitime e opozitës, këtu nuk shoh asgjë kontradiktore. Sepse synimi i secilës opozitë gjithandej është për të ardhur në pushtet.

Kështu vepron demokracia.

Biles në shoqëritë e brishta, sipas mendimit tim, zgjedhjet e shpeshta mbase janë edhe të "shëndetshme" sepse ju rikujtojnë politikanëve se "pronarë të shtetit" nuk janë ata por qytetari!

Pra i "kthejnë në tokë t' bukës" siç thuhet”, u shpreh ai.

Tali shprehet skeptik për zgjedhje në këtë vit, pasi sipas tij kjo Qeveri është stabile ndërsa opozita e tanishme nuk është e mjaftueshme që ta rrëzojë Qeverinë.

“Jashtë kësaj, unë jam skeptik se do të kemi zgjedhje këtë vit, u morr vesh nëse në ndërkohë nuk kemi zhvillime të tilla që na çojnë në atë drejtim.

E them këtë sepse sa po shoh unë, Qeveria, me gjithë ato mangësi që mund t'i ketë, është stabile dhe nga ana tjetër opozita jo që nuk është e mjaftueshme për (nga numrat) ta detyruar Qeverinë por madje as nuk është e unifikuar.

Shihet një garë brenda llojit në atë se cila parti opozitare është "lidere".

Prandaj them se kjo Qeveri do ta çoj mandatin e saj deri ne fund, nëse diçka në ndërkohë nuk ndodhë, dhe atë me theks të veçantë në gjeopolitikë qoftë edhe në atë rajonalen”, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat