Kurti, Osmani e Konjufca liderë të padiskutueshëm në sytë e qytetarëve/ Analisti: Opozita u demantua keq dhe Serbia mori një mesazh të qartë

Politika

Kurti, Osmani e Konjufca liderë të padiskutueshëm në sytë e qytetarëve/ Analisti: Opozita u demantua keq dhe Serbia mori një mesazh të qartë

Nga: M.Lakna Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:01
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti

Kënaqëshmëria në kryeministrin Albin Kurti është rritur, ashtu siç është rritur edhe për Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufca.

Kështu u tha dje (e martë) gjatë prezantimit të “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku gjithashtu u tha se një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

“Kënaqëshmëria në kryeministrin është rritur, në parlament po ashtu kemi pasur rritje. Sa i përket kryetarit të parlamentit është një rritje, një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten. E njëjta kënaqëshmëri nuk ka qenë sa i përket drejtimit politikë. Këtë vit kjo përqindja është rritur në 44.6 për qind”, tha Alisa Hasani nga UNDP

Ky raport vjen në ditët kur partitë opozitare po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Andaj, gazeta “Bota sot” zgjodhi që të diskutojë me analist rreth kërkesës së opozitës e në proporcion me këtë raport do të pësonte disfatë në zgjedhjet eventuale.

Publicisti Gani Qarri, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se opozitës nuk po i pëlqen fakti që Qeveria Kurti II ka rivendosur rendin dhe ligjin në veri të vendi pas 13 viteve të ish qeverisjeve të inkriminuara.

“Në fakt kthimi i qetësisë dhe rivendosja e rendit dhe ligjit, në veri të Kosovës, që për mese 13 vite të sundimit të ish qeverisjeve të inkriminuara, të cilat e banin "NAMIN" duke lëshuar deklarata të rrejshme, nga vet ato, se rendi e qetësia në veri janë të "pamundura", burgosjes së kriminelëve serb, shpalljes dy grupacioneve më të rrezikshme që ishin shkaktare dhe iniciues të të gjitha aktiviteteve kriminale e terroriste në veri, të ashtuquajturat "brigada e veriut" dhe "mbrojtja civile" organizata terroriste, shtimi i buxhetit për ushtrinë dhe rritja e numrit të pjesëtarëve të FSK-së, si dhe fillimi i armatosjes serioze, të Ushtrisë së Kosovës, ka nisë ti nervozojë tej mase dhe nxjerrë tërësisht jashtë kontrollit, si regjimin kriminal të Vuçiqit në Serbi, ashtu edhe partitë opozitare në Kosovë, të shantazhuara dhe kontrolluara nga Vuçiqi.

Për aq më tepër, ajo që nuk po i lë, tu zihet vendi-vend, Serbisë hegjemoniste dhe opozitës së inkriminuar, është edhe fakti tjetër, se përkundër përpjekjeve të Serbisë për të alarmuar bashkësinë ndërkombëtare kundër pajisjes së Ushtrisë së Kosovës me armatimin më modern, nga NATO dhe BE, jo vetëm që nuk është kundërshtuar por edhe është vlerësuar si zhvillim normal i paraparë edhe në konditat e bashkëpunimit dhe partneritetit në kuadër të NATO-s, me mbështetje tanimë praktike dhe profesionale nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, e së fundi edhe nga Turqia, të FSK-së”, është shprehur ai.

Qarri thotë se kënaqshmëria qytetare me kryeministri Kurti nuk është rastësi dhe do të vazhdojë të rritet nëse vazhdon lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizar.

“Kështu që kënaqshmëria me Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, jo vetëm që nuk mund të konsiderohet rastësi, por edhe është mese normale, madje nëse kjo Qeveri arrin ta shuaj korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar të rrënjosur thellë gjithandej Kosovës nga qeverisjet e kaluara si dhe ti burgosë peshqit e mëdhenj të njohur si hajnat dhe plaçkitësit e Kosovës, të cilët për mese 20 vite të qëndrimit në politikë dhe pushtet, e varfëruan dhe quan deri në mjerim të skajshëm këtë vend, pëlqimi dhe kënaqshmëria ndaj Kryeministrit, jo vetëm që do të rritet edhe më tej, por edhe do të përshkallëzohet, njëjtë si për presidenten e cila ka arritur në shifrën marramendëse 61% të pëlqimit nga qytetarët.

Me spastrimin e sistemit të kapur të drejtësisë, luftimin e njëmendtë e të vendosur të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vendosjen para ligjit të përfaqësuesve të lartë politik e shtetëror, të inkriminuar në plaçkë, përvetësime antiligjore, hajni dhe pasurim të kundërligjshëm, që vërtetë janë shumë dhe të cilët nga frika e arrestimit për bëmat e tyre, ata sot, dallohen si më të zëshmit kundër kryeministrit dhe qeverisë aktuale, besimi dhe kënaqshmëria do të rritet edhe më tepër, për Qeverinë, Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufca.

Se besimi dhe kënaqshmëria në Presidenten, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, është nga më të mëdhatë në rajon, e vërtetoi këto ditë edhe prezantimi i “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku vu në pah se veçanërisht, një numër tejet i madh janë të kënaqur me presidenten, Vjosa Osmani, gjë që nuk ka ndodhë asnjëherë deri më tani, qysh nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, ka potencuar Qarri.

Ai i numëroi faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kënashmërisë për liderët e vendit duke thënë se me këtë i dërgohet mesazh edhe Serbisë që të heq dorë nga skenarët kërcënues për Kosovën.

“Kështu që, vendosja e rendit dhe ligjit në veri, luftimi me sukses dhe i vendosur i krimit e korrupsionit si dhe pajisja me armatimin më modern e Ushtrisë së Kosovës, është sinjal që përveç të inkriminuarve në vend, ia bën me dije edhe Serbisë hegjemoniste, se duhet medoemos që përfundimisht të heq dorë, nga skenarët e kërcënimit të veriut dhe rrezikimit ushtarak të shtetit të Kosovës dhe nuk guxon më të veprojë, siç ka vepruar në periudhën e kaluar, pasi që me armatosjen, ngritjen dhe forcimin permanent të Ushtrisë së Kosovës, ka ndryshuar rrënjësisht gjendja në terren, dhe Kosova përditë e më tepër, por bëhet më e aftë dhe e gatshme, për ta mbrojtur vetveten, nga çdo armik potencial, përfshi edhe Serbinë!

Akt, që po bind edhe Serbinë ti kthehet dialogut politik për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, njohjen reciproke dhe bashkëpunimin në interes të paqes e të stabilitetit në rajon, si dhe veprim që po bënë shumë më optimist edhe qytetarët e Kosovës, ngritë besimin e tyre, për të jetuar në vendin e vet dhe rritë kënaqshmërinë në qeverisjen e vendit, Kryeministrin, Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Për aq më tepër ajo që bënë edhe më bindës besimin e qytetarëve në qeverisjen aktuale, nuk është vetëm prezantimi i “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP),por edhe raporti më i ri i publikuar nga ("Balkan Public Barometer") Barometrit Publik për Ballkanin, mbi besueshmërinë e qytetarëve në institucionet e shtetit, një analizë e realizuar në të gjitha vendet e Ballkanit, e cila edhe ajo e nxjerr Kosovën dhe qytetarët e saj, në vendin e par, që prin me besueshmëri në institucionet e shtetit”, ka nënvizuar Qarri.

Për më tepër, ai ka theksuar se këto janë dy raporte me të dhëna dhe analiza vërtetë bindëse e tejet domethënëse të cila demantojnë keq opozitën dhe pretendimet e tyre me kërkesën hipotetike, për zgjedhje te reja.

Këto raporte sipas tij janë akte që flasin publikisht për mjerimin politik të opozitës së inkriminuar në Kosovë, e cila për dekada ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me bandat kriminale serbe në veri dhe rrënjosi krimin e organizuar gjithandej Kosovës.

“Ish qeveritarë dhe politikanë të inkriminuar që keqpërdorën pushtetin dhe pozitat politike, për zhvatjen sa më të thellë të shtetit dhe varfërimin klasik të qytetarëve deri në mjerimin social, prej nga edhe erdhi ndëshkimi i merituar, për ish pushtetarët e kriminalizuar që abuzonin me ligjin dhe ishin të lidhur ngushtë me të gjitha rrjeteve meskine të nëntokës së krimit të organizuar, që fatkeqësisht i lanë të rrënjosura thellë në Kosovë, ndaj dhe vota e lirë e qytetarëve, atyre u dha dënimin e merituar, duke i rrëzuar në mënyrë spektakolare nga pushteti dhe plandosur për turp në opozitë, ku shumica e ish kuadrove të inkriminuar presin pensionimin, e disa ndoshta edhe do të dërgohen për kthjellje, me masa rekreacioni në burg”, ka përfunduar Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat