Vuçiqit nuk i ecën më/ Analisti: Po ikën Escobari, ja kush po vjen!

Politika

Vuçiqit nuk i ecën më/ Analisti: Po ikën Escobari, ja kush po vjen!

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2023 Në ora: 07:58
Jim O’Brien

Amerikani Gabriel Escobar është ndërmjetësuesi mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, analsiti Binak Maxharraj, në një shkrim ka thënë se Gabriel Escobar nuk është se shklëqeu në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, ai e kritikon se ka mbajtuar anën e Serbisë në dialog, duke i besuar Vuçiqit.

“Gabriel Escobar i angazhuar për çeshtjën e Kosovës në dialog me Serbinë ishte njeri i gabuar si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë dialogut nuk shkëlqeu, pati gabime që si lejohen një diplomati. Ishte se bashku me Borellin dhe Lajçakun në anën e Serbisë duke i bërë dëme Kosovës. Escobar i rrinte gatitun Vuçiqit sikur ai të ishte ndonjë Mesia i besonte edhe kur Vuçiq hapatas e mashtronte, dhe kur e gënjente. Ky njeri që vetes i thotë diplomat nuk e njhte siç duhet situatën e as historinë e Serbisë gjenocidiale, vrastare dhe kriminele, i besonte Vuçiqit se serbët në veri nuk po ndihen mirë nga presioni se gjoja po bënin shqiptarët ndaj serbëve si një trillues e Vuçiqit. Escobar fare nuk e kuptoi apo nuk deshi të kuptojë se shqiptarët kurrfarë presioni nuk po bëjnë në serbët e Kosovës e në veçanti te serbët që jetojnë në veri sespe ata i kanë të gjitha të drejtat bile edhe më shumë të drejta shtesë”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se Escobari sikur kishte harruar se Kurtin e kanë votuar mbi 50% e popullit, duke e injoruar.

Një gjë Escobar nuk e kuptoi se cili është shkaku i gjendjes së tendosur në veri i shakakuar nga kriminelët dhe bandat kriminele të Vuiçiqit, nuk e kuptoi se nuk ishte fjala për pozitën sociale të serbëve por diçka tjetër, ishte çështje territori, kërkonte hise në Kosovë.

Escobar ishte edhe jo korrekt ndaj Kosovës dhe popullit të saj kur Albin Kurti nuk lëshonte pe në kërkesat e tij të marra nga Vuçiq, bile shkonte edhe më larg kur e injoronte qeverinë e Kosovës duke theksua se “nuk bisedon me një njeri dhe më një parti”, duke kërkuar palë alternative për bisedim çfarë nuk mundi t’i gjej askund. Ky njeri sikuar patë harruar se atë njeri, pra qeverinë dhe kryeministrin Kurti e ka zgjedhë populli me mbi 50% të votave. Ky ishte një ofendim për qeverinë dhe popullin e Kosovës”, shprehet ai.

Sipas tij, të gjitha këto i pa presidenti amerikan, dhe vendosi që ta ndërrojë, duke propozuar Jim O’Brien, cili njeh Ballkani, e sidomos njeh Kosovën dhe Serbinë.

Duke e pas parasysh se Gabriel Escobar dështoi “në diplomacinë e tij” DASH-i, e në veçanti presidenti Joe Biden vendosën që ta ndërrojnë, ta tërheqin si një diplomat të dështuar që në vend të tij nga Joe Biden u propozua Jim O’Brien një diplomat karriere i cili e njeh mirë situatën në Ballkanin Përendimor e sidomos situatën në Kosovë dhe Serbi.

I nominuar i Presidentit Joe Biden për Ndihmës Sektetar të Shtetit Jim O’Brien për çështje Evropiane dhe Euroaziatike në vend të Gabriel Escobar sot prezentoi deklaratën e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, i cili së shpejti do të marrë edhe detyrën në dialogun Kosovë-Serbi.

Pra, Jim O’Brien së shpejti do të nominohet nga Senati Amerikan dhe së shpejti do ta shohim edhe në Kosovë i cili do të jetë konstruktiv dhe më shumë shpresë për një dialog të mirëfillt dhe real midis Kosovës dhe Serbisë. Vuçiqit nuk do t’i bëjnë punë me përrallat, rrenat dhe mashtrimet e tij sepse perballë nuk do ta këtë më Gabriel Escobarin. Uroj që njejat gjë të ndodhë edhe në Evropë duke i larguar ndërmjetësusit e njëanshëm në dialog e që vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, përfudnon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat