Kërcënimi i policëve serbë të Kosovës ka një adresë! Ekspertët e sigurisë tregojnë se si duhet të veprojë Kosova

Politika

Kërcënimi i policëve serbë të Kosovës ka një adresë! Ekspertët e sigurisë tregojnë se si duhet të veprojë Kosova

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 27 korrik 2023 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Në Policinë e Kosovës janë rekrutuar 46 zyrtarë policorë serbë.

Këta policë që nga pranimi janë përballur në kërcënime dhe kanosje të ndryshme dhe një fushatë denigruese nëpërmjet rrjeteve sociale.

Për këto kërcënime, ka pasur reagime të shumta edhe nga ndërkombëtarët.

Por, ata po vazhdojnë të kërcënohen akoma.

Përkundër reagimeve të institucioneve të Kosovës dhe të ndërkombëtarëve se kërcënimet ndaj atyre që duan t’i shërbejnë vendit janë të papranueshme, në rrjete sociale kanë vazhduar të publikohen fotografi dhe emra të pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës (PK).

Elezi: Këta persona po duan të mbajnë akoma situatën e trazuar të sigurisë në veri të Mitrovicës

i sigurisë, Bedri Elezi, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se ky ishte një lajm i mirë por që fatkeqësisht ata u kanosën nga grupet kriminale serbe.

Image
Bedri Elezi

Ky ishte një lajm i mirë pasi që Policia e Kosovës ka arritur që pas trajnimeve profesionale të rekrutojë, gjithsej 46 zyrtarë policorë, të cilët janë nga komunitet serb, dhe të njëjtin munde t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësit sipas ligjit të Policisë së Kosovës dhe sipas detyrave dhe përgjegjësisë që ngarkohen nga stacionet ku ata veprojnë. Do të ishte një lajm i mirë dhe do të ishte e nevojshme për të kontribuar në komunat me shumicë serbe, këta qytetarë apo zyrtarë policorë nga komunitetit serb.

Faktikisht këto zhvillimet do të ishin shumë të rëndësishme për vet sigurinë e qytetarëve serbë në veriun e Mitrovicës, sepse zyrtarët e Policisë së Kosovës do të ishin nga komuniteti serb dhe do të ishin nga rajonet të cila sigurisht janë të njohur mes njëri-tjetrit, andaj mund që më lehtësisht të vijnë deri te komunikimet eventuale apo edhe trajtimin e kërkesave në drejtim të këtyre zyrtarëve policorë, por fatkeqësisht, pasi që të njëjtin kishin përfunduar të gjitha trajnimet e nevojshme personale dhe ishin gati që të kryenin detyrat dhe përgjegjësit sipas rregullave normative të policisë së Kosovës, të njëjtin u kanosën dhe u kërcënuan nga grupe kriminale apo nga persona deri më tani të panjohur për autoritetet e sigurisë, dhe sigurisht se këto veprime mund të dëmtojnë mundësin që të njëjtit të të vazhdojnë me punën e tyre në Policinë e Kosovës, apo mund të konsiderohen të rrezikuar, apo te njëjtin sepse nuk fund të fundit, qëllimi kryesor i këtyre kërcënimeve, shantazheve është për t’i frikësuar këta zyrtarë policorë dhe familjet e tyre.

Këta persona ose grupe kriminale që mund të qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve, të mbajnë akoma situatën e trazuar të sigurisë në veri të Mitrovicës dhe të mbajnë nën kontroll zonën që tani e një kohë të gjatë mund të themi se e kanë nën kontroll.

Këto kanosje do të ndikonin në punën e këtyre zyrtarëve policorë”, shprehet ai.

Tutje eksperti i sigurisë, thotë se pas këtyre sulmeve qëndron Serbia dhe grupet kriminale të cilat i ka shpallë Kosova si organizata terroriste.

Pas këtyre sulmeve qëndrojnë strukturat e sigurisë së Serbisë dhe anëtarët e grupeve kriminale, apo organizatave terroriste që ka shpallë Qeveria e Kosovës dhe në të njëjtën mënyrë mund të kenë vepruar në një organizim mjaft të mirë për të arritur që të shkaktojnë frikë te zyrtarët policorë të cilët janë rekrutuar.

Megjithatë, Kosova duhet të arrijë një komunikim me institucionet e sigurisë ndërkombëtare, reagusin e dytë që është EULEX-in, KFOR-i si reagues i tretë dhe më pas UNMIK-u, për të bashkëvepruar aktivitetet e tyre që sa më parë të gjejnë vendet se nga ku ka ardhur kërcënimi”, thotë ai.

Sa i përket Kosovës, ai thotë se vendi jonë duhet të veprojë në atë mënyrë që të largojë edhe dyshimet e faktorit ndërkombëtar se Polica e Kosovës vepron në mënyrë politike.

Sipas tij, Kosova duhet të bashkëpunojë me EULEX-in dhe KFOR-in për të ofruar siguron për këta zyrtarë policorë dhe familjet e tyre.

“Ne duhet të ofrojmë siguri për këta zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe kështu të larojnë dyshimet e faktorit ndërkombëtar se Policia e Kosovës vepron për agjenda politike, porse Policia e Kosovës vepron për t’iu ofruar siguri çdo zyrtari, qytetari pa dallim etnie.

Në rastin konkret në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in duhet që të arrijmë në një bashkërendim për t’iu siguruar forcave të veçanta surveime të cilat do t’u shërbenin sigurisë të këtyre zyrtarëve policorë dhe familjeve të tyre. Dhe, kështu të kryejmë dy detyra, e para: T’i mundësojnë këtyre zyrtarëve të Policisë së Kosovës të kryejnë detyrat e tyre; dhe e dyta, të bindim faktorin ndërkombëtar se grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar dëshirojnë që të mbajnë peng situatën e sigurisë gjithmonë duke përdorur serbët lokal në veriun e Mitrovicës, e po ashtu në vazhdimësi të cenojnë sigurinë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, përfundon ai.

Halimi: Kosova duhet të rrisë prezencën në vendbanimet serbe

Image
Armend Halimi

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, thotë se ky kërcënim vije nga shteti serb, përmes Listës serbe që është vend rekrutim e dirigjim dhe sponzorizim të çdo grupi kriminal e terrorist.

“Nuk është sekret apo i panjohur burimi i kërcënimit ndaj Kosovës, apo banorët lojal të saj.

Ky kërcënim ka një adresë, atë të shtetit serb, nëpërmes njerëzve të involvuar të saj, apo nëpërmes listës serbe, që në fakt kjo ka emrin parti, por që realisht është vend rekrutim e dirigjim dhe sponzorizim të çdo grupi kriminal e terrorist.

Andaj, nga ta, nuk janë të kërcënuar vetëm qytetarët jo serb, por edhe vetë serbët të cilët nuk ndjekin agjendat e tyre. Krejt kjo bën që një të ardhme jo të largët kjo ‘parti’ të çregjistrohet dhe njerëzit e saj të futen në listë të zezë”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova duhet të rrisë prezencën e saj në vendbanimet serbe, për të ofruara sa më shumë siguri në qytetarët serbë.

“Krahas këtyre masave, shteti i Kosovës duhet rritur prezencën në vendbanimet serbe, me qëllim të sigurisë së qytetarëve serbë nga po vet lista serbe apo njerëzit e Serbisë.

Prezenca e policisë duhet të jetë me masa sa më të pranueshme për qytetarët e rëndomtë, por gjithherë e gatshme për reagim me njësitë speciale të koncentruara në vende të caktuara brenda këtyre zonave”, përfundon Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat