Alarmoi për ri-eskalim, ish-ambasadori holandez nxjerr një propozim: Ja si mund të shënojë pikë Kurti!

Politika

Alarmoi për ri-eskalim, ish-ambasadori holandez nxjerr një propozim: Ja si mund të shënojë pikë Kurti!

Nga: A.Zh Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:07
Robert Bosch

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës mund të eskalojë sërish.

Në një konferencë për media të mërkurën, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, Kurti është shprehur i brengosur më shumë për potencialin e rieskalimit sesa de-eskalimin në veri të Kosovës.

“Ajo çfarë na brengosë neve tash, më shumë sesa de-eskalimi, është potenciali i rieskalimit. Veçse rieskalimi nuk varet prej neve. Ju e keni garant Qeverinë e Republikës së Kosovës, organet tona shtetërore, mua si kryeministër që me asgjë, ama bash asgjë, asnjëherë, askund nuk kontribuojmë për eskalim”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Duke komentuar këtë paralajmërim të Kurtit, ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që t’i bëjnë presion më të madh Beograd. Sipas tij, Lista serbe, po kërcënon serbët vendas me largim nga veriu, nëse ata nuk pajtohen me politikën e tyre dhe për këtë po fajësohet Kosova.

“Së pari: ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion të madh mbi Beogradin që po sundon mbi Listën serbe në veri, të cilët në dukje po kërcënojnë serbët vendas që nuk pajtohen me ta dhe aq shumë sa të largohen nga veriu.

Pastaj Vuçiq fajëson Prishtinën që serbët largohen për shkak të shtypjes. Kështu, si shpesh në historinë e fundit, Beogradi po krijon probleme dhe fajëson të tjerët. Ata nuk duhet të ikin më, nëse janë ata ndërkombëtarët që fajësohen të parët”, ka deklaruar Bosch për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se cila është zgjidhja më e përshtatshme për situatën aktuale, ish-ambasadori përmend propozimin që sipas tij, duhet ta paraqesë Kosova, lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Për më tepër, Prishtina duhet të paraqesë propozimin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në vijën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk është në kundërshtim me interesin e Kosovës dhe është obligim. Këtu Kurti mund të shënojë pikë”, ka theksuar Robert Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat