Tomë Gashi jep një parashikim jo të mirë për dialogun/ Ja mesazhi për ndërkombëtarët!

Politika

Tomë Gashi jep një parashikim jo të mirë për dialogun/ Ja mesazhi për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:53
Tomë Gashi

Ish-përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, zemra është shkëputur nga trupi i dialogut.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi,

Ai u shpreh se Serbia po luan me BE-në dhe SHBA-të, kështu është vështirë të ketë rezultate në takimet e radhës.

Sipas tij, Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion Serbisë për të i vënë sanksione edhe ndaj Rusisë.

“Asnjë takim nuk do të ketë rezultate nëse Bashkësia ndërkombëtare se disiplinon Serbinë. Serbia është ka luan si maca me miun me BE dhe SHBA.

BE e as SHBA nuk po i bëjnë presionin e duhur për ta detyrur të luaj me dy letra apo të mbetët me një sy me Rusinë e me tjetrin me BE-në, as nuk po i bëjnë presion që të i vë sanksione sado formale Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi shprehet i habitur për tolerancën që vendet ndërkombëtare kanë për Serbinë duke ditur të bëmat e saj.

Pra, nëse nuk bëhet presion më Serbinë nuk ka asnjë marrëveshje me Kosovën as në Bruksel e askund tjetër”, shtoi avokati.

Çudia është se si tolerohet një shtet si Serbia të veproj kështu kur dihet se e gjith Evropa i ka vënë sanksione Rusisë , dikush më shumë e dikush më pak, por i kanë vënë sanksione e Serbisë kinse edhe do të jetë në BE edhe nuk i intereson fare politikave të BE-së.

Pra, nëse nuk bëhet presion më Serbinë nuk ka asnjë marrëveshje me Kosovën as në Bruksel e askund tjetër. E që të jetë edhe më skandaloz, si nuk e detyrojnë Serbinë që ta heqë nga Kushtetuta e vet territorin e Kosovës e dhe pastaj çuditen / befasohen / se pse Serbia nuk bënë asgjë që të normalizohet situata me shtetin e Kosovës”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat