‘Shpërthen’ Halil Geci, flet për atentatet dhe ‘tradhtarët e Kosovës’ – I përmend me emra ‘shitësit e atdheut’!

Politika

‘Shpërthen’ Halil Geci, flet për atentatet dhe ‘tradhtarët e Kosovës’ – I përmend me emra ‘shitësit e atdheut’!

Nga: N. Shaqiri Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:11
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halila Geci, thotë se, përgatitjen për  falimentimin e Kosovës e kurdisi Xhorxh Sorrosi me Aleksandër Vuçiqin dhe e miratoi Vladimir Putini duke i ble me para shitësit e atdheut.

Geci thotë se shitësit e atdheut janë “Edi Rama, Hashim Polari, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe mbështetësi i tyre pa rezervë, Lumir Abdixhiku, dhe varësit e tyre të cilët e shitën b****n për para…!”, thotë Geci.

Sipas tij, fajtorët dhe përgjegjësit kryesorë për krizën ekzistenciale të Kosovës, janë dy partitë simotra: LDK-PDK.

“Liderët e këtyre dy partive dhe  partitë e vogla e shitën b****n për poste të vogla. Përgatitja për ndarjen e Kosovës filloi në Nish, u mbështet nga Tirana zyrtare dhe Edi Rama dhe përfundoi në Drenicë te polari i Brojës dhe në Prapashticë të Gollakut!”, thotë ai.

Geci potencon se, opozitarët e sotëm kanë mbetur si mbeturinat e varreve.

“Edhe sikur të jetë mundësia që të shkrihen si tlyeni në tigan, ky popull më nuk ju do, as nuk ju beson, dhe kurrë më nuk do ta keni mundësinë e ardhjes në pushtet. Për ju ka mbaruar pushteti, arsyeja pse, e dini ju vetë, ashtu siç e dinë edhe krejt bota shqiptare, por edhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Derisa opozitarët nuk e pranojnë gabimin dhe ende shiten si hero të sukseseve politike dhe i bëjnë fyerje dhe urrejtje patologjike pushtetit aktual dhe veçmas kryeministrit Kurti, dita- ditës ia kanë humbur vetes edhe atë pak imazh që kishin, duke sharë e grushtuar e fajësuar pozitën dhe kryeministrin Kurti pa të drejtë për tradhtitë e tyre që ia kanë bërë atdheut”, vlerëson Geci.

Sipas tij, padurueshmëria që kanë krijuar karshi Kurtit, e ka dëmtuar së tepërmi besueshmërinë e votës te qytetarët, si dhe pozitën e tyre te qytetarët që po ju shohin dhe po ju dëgjojnë për çdo ditë e natë duke e sharë dhe ofenduar turpshëm qeverisjen Kurti 2.

“Më së miri për ju flet populli. Ai ju njeh fort se kush jeni ju, çka dini dhe çka mundeni, m’u për këtë ju ka vlerësuar populli me votë, ngase me veprimet tuaja 20 vjeçare, e keni dëmtuar tejmase atdheun. Ju jeni ata që e keni bërë Albinin hero dhe të pa vdekshëm, kurse mua që flas drejtësinë më thoni "Po ia mban zhagun VV-s", ju jeni ata që e keni ngritur dhe lartësuar deri në qiell emrin Albin. Populli i irrituar tej mase nga ju për veprimet e juaja, për ngritjen e gjykatës speciale që vetë e votuat, për vrasjet politike, për hajnitë, për nënshkrimin e Zajednicës dhe miratimin e saj, për faljen e tokës Cërna Gorës, për ekstra territoret e Manastireve Serbe, për Serbinë që e sollët në Parlament, në Presidencë, në polici dhe në AKI dhe keni fytyrë ta fajësoni qeverinë aktuale. Kësaj i thonë pafytyrës, o hora e faqezi!”, thotë Geci.

Ai pohon se me të bërat e juaja, Vuqiç me Listën serbe opozitën e ka futur në kurthin e tij.

“Tashmë keni hyrë në rengelin e popullit edhe ju ka vlerësuar si “heronj” të lirisë, të cilët i patën çliruar “iqkurin e Hyrës, dhe leshin e Marisë”. Pas lufte ju çlirimtarët iu futët politikës me shpresën dhe bindjet e juaja se do të fitoni, por ndodhi e kundërta. Hyt në zgjedhje dhe humbët turpshëm! Arsyeja pse humbën ishte kjo që e thashë më lart, por edhe kjo që do ta them poshtë këtij shkrimi, populli ju ka pasur sundimtarë për dy vite rresht në kohën e luftës dhe i patën provuar dhe kuptuar se kush jeni ju. Kur e panë çlirimtarët se fitore në politikë nuk kanë për të pasur sa të është gjallë Ibrahim Rugova, u detyruan ta rrokin pushkën edhe një herë në liri, dhe filluan të vrisnin shqiptarë proamerikanë me porosi, duke filluar me atentate te Ibrahim Rugova, si dhe vrasjet e dhimbshme duke ia vrarë  rrethin e tij një pas një”, thotë Geci.

“Pikërisht për këto vrasje politike të atdhetarëve të LDK-së dhe proamerikanëve sot po përballen në Gjykatën Speciale të Kosovës, gjykatë kjo e ndërtuar nga vetë amerikanët dhe e votuar nga ju, special për banorët e Big Brother-it të Hagës, e që sot po i lajnë kusuret për vrasje të proamerikanëve, dhe zhbërjen e projektit Amerikan - Kosovën, kurse nesër me ju pa fije dyshimi do të mirret kanuni”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat