Nga aksionet e opozitës deri te përleshja fizike: Juristi “godet” deputetët – ka këtë paralajmërim për në vjeshtë!

Politika

Nga aksionet e opozitës deri te përleshja fizike: Juristi “godet” deputetët – ka këtë paralajmërim për në vjeshtë!

Nga: M.Haziri Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:21
Rrahja në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka kohë që nuk po arrin të mbajë seanca të duhura dhe efektive, kjo për shkak të aksioneve nga opozita.

Në mungesë të kuorumit seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të zhvillohej të shtunën, ka dështuar.

Njëkohësisht kjo ishte seanca e fundit për sesionin pranveror. Kuvendi i Kosovës shkon në pushim deri në shtator.

E në lidhje me ecurinË e punës së Kuvendit për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se puna e Kuvendit nuk ka qenë efektive, pasi nuk janë diskutuar gjërat e duhura dhe zhvillimet e fundit në vend.

Image
Muhamet Kelmendi

Puna e Kuvendit të Kosovës që përkufizohet me ligje, pa analiza dhe qëndrime tjera, tregon mos-aktivitet, udhëheqje të dobët dhe mashtrim të masave. E gjithë kjo shkon në dëm të Republikës. Puna e Kuvendit të Kosovës, del nga raporti i Kuvendit. Puna mbështetet kryesisht për këtë gjysmë vjetor të vitit 2023 në ca ligje, në konflikte midis deputetëve, në rrahje dhe në mosfunksionim. Kuvendi nuk ka funksiokuar. Kjo gjendje është e mjerë. Kuvendi nuk analizoi dhe nuk dha asnjë mendim a qëndrim për gjendjen ekonomike e sociale në vend, sikundër as për shëndetësi, arsimin e fushat tjera me rëndësi për shtet. Tash para zgjedhjeve të dyta lokale janë mobilizuar kriminelët serbo-rus. Ata gjenden në veri dhe andej kufirit, rreth Rashkes. Kuvendi hesht! Nuk u dha as ndonjë rekomandim për dialog me shtetin serb. U pranua plani franko -gjerman dhe aneksi për raportet me shtetin serb dhe nuk dhe ndonjë qëndrim adekuat”, u shpreh ai.

Juristi më tej thotë që kjo formë e punës nuk është ligjore, kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor.

Deputetët shkojnë me vonesë nëpër seanca parlamentare ose pas nënshkrimit ikin nga seancat. Kuvendi nuk merr masa ligjore. Nuk kemi as edhe një ndëshkim të deputetëve. Shkuan deputetët në pushim. U la çdo gjë në pushtet ekzekutiv. Kjo formë e punës nuk është ligjore. Kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushtetet e përcaktuara me Kushtetutë mbetën vetëm në letër. Tërë puna kalojë në ekzekutiv, tek kryeministri i Republikës, z. Kurti. Kështu ecët në rrugën e krizës parlamentare, e ku zgjedhjet e parakohshme janë obligative. Tash është Kuvendi i Republikës me pushtet në letër”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat