“Personi i duhur në kohën e duhur”/ Analisti tregon pse Biden emëroi O’Brien emisar për Ballkanin

Politika

“Personi i duhur në kohën e duhur”/ Analisti tregon pse Biden emëroi O’Brien emisar për Ballkanin

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:04
James O’Brien

Deri tani Gabriel Escobar ishte i dërguari amerikan për çështje të Ballkanit Perëndimor.

Escobar u angazhua për një zgjidhje mes Kosovën dhe Serbisë, por deri tani pa sukses.

Si duket presidenti amerikan Joe Biden ka nisur ndërrimin e figuarave në Ballkan.

Kjo, për të pasur më shumë zgjidhje në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk është në situatë të favorshme, duke përfshirë edhe Kosovën.

James O’Brien i nominuar nga presidenti amerikane Joe Biden, pritet të jetë i dërguar amerikan për Ballkanin.

Analisti Rexhep Elelzaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se James O'Brien ka pasur nj rol të rëndësishëm në arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit e cila u bë midis Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë, duke i dhënë fund luftës në Bosnje.

“Exelenca tij, James O'Brien, i posa emëruari special i presidentit J. Biden për Ballkanin perëndimor, i cili që nga qershori i këtij viti mban postin e zëvendës Sekretarit të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, dhe i cili ishte anëtar i delegacionit amerikan gjatë kohës së negociatave të vitit 1999 mes Kosovës dhe Serbisë në Rambuje, siç ishte edhe këshilltar i lartë e ish-Sekretares amerikane të shtetit, znj. Madeleine Albright, i cili e ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së për mbështetjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, duke ndihmar në sjelljen para drejtësisë të kriminelëve serbë për krimet e luftës si dhe për krimet kundër njerëzimit në Bosnje dhe Kroaci.

Pra, J. O'Brien ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit (1995) midis Bosnjës, Kroacisë dhe Serbisë, e cila i dha fund luftës në Bosnje, siç ka kryer edhe shumë funksione tjera me rëndësi në administratën e Departamentit të shtetit amerikan, prandaj kemi të bëjmë me një personalitet të lartë shtetëror amerikan, i cili ka një përvojë të madhe në diplomacinë dhe marëdhëniet ndërkombëtare dhe atë në shumë fusha dhe sektor të ndryshëm”, thotë ai.

Tutje, analisti thotë se ai është shumë i informuar edhe njohës i çështje të Ballkanit dhe rrjedhave politike, duke pasur parsysh që kemi të bëjmë me një amerikan të shquar.

Në fund, deklaron se ai dialogut Kosovë-Serbi do t'i jep një nxitje dhe dinamikë të re drejtë arritjes së marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë.

“Por, ajo që neve na intereson, është fakti se J. O'Brien është njohës shumë i mirë i rrjedhave politike në Ballkan dhe Evropë, është mik i Kosovës dhe shqiptarëve, prandaj emërimi i tij për emisar special i presidentit J. Biden për Ballkanin perëndimorë, në vend të z. G. Escobar, i cili pritet të emërohet ambasador i SHBA-ve në Mal të Zi, është një lajm mjaft i mirë për Kosovën, sepse kemi të bëjmë me një figurë dhe diplomat të shquar amerikan, i cili pa asnjë dyshim, se rrjedhave politike në Ballknain perëndimor, sidomos dialogut Kosovë-Serbi do t'i jep një nxitje dhe dinamikë të re drejtë arritjes së marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë.

Pra, përveç se do të kërkojë reforma të brendshme demoratike nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, ai do ta ndihmojë anëtarësimin e tyre në BE, sidomos Kosovën në rrugën e saj drejtë zhvillimit ekonomik si dhe anëtarësimit të saj në NATO.

Unë besoj dhe jam shumë i sigurt, se z. James O'Brien është personi i duhur, në kohën dhe vendin e duhur, dhe se emërimi i tij në këtë detyrë nga ana e presidentit amerikan J. Biden, flet qartë se siguria, stabiliteti dhe paqja në Ballkanin perëndimor është në top listën e agjendës dhe strategjisë globale amerikane në Evropë dhe më gjerë, përfshirë edhe mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi me njohje reciproke midis dy vendeve”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat