Marrin paga të majme, analisti ‘shpërthen’ kundër këtyre deputetëve: Njerëz problematikë e dallaveraxhinj!

Politika

Marrin paga të majme, analisti ‘shpërthen’ kundër këtyre deputetëve: Njerëz problematikë e dallaveraxhinj!

Nga: A.M. Më: 30 korrik 2023 Në ora: 17:21
Kuvendi i Kosovës

Seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvendin e Kosovës përfundoi ende pa filluar

Vlen të theksojmë se, gjatë këtij sesioni që lamë pas, në Kuvendin e Kosovës ndodhën ngjarje dhe veprime që nxitën reagime të mëdha, ku ajo që spikati më shumë ishtë përleshja fizike e deputetëve të PDK-së me përfaqësuesit e qeverisë.

Madje, shpeshherë seancat deshtonin në mungesë të kuorumit, ku deputetët nuk paraqiteshin në Kuvend, ndonëse është përgjegjësi dhe detyrë e tyre.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi punën e Kuvendit gjatë kësaj periudhe.

Fillimisht, ai kritikoi ashpër deputetët e opozitës për qasjen e tyre ndaj seancave parlamentar, ku tha se ata janë të padenjë për mandatet e tyre.

“Megjithëse Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sesionin pranveror, me dhjetëra projektligje të miratuara, duke pasur parasysh pengesat, që në vijimësi, shkaktohen nga opozita dhe mos votimin edhe të marrëveshjet ndërkombëtare nga po kjo e ashtuquajtur opozitë e cila, pa fije turpi, ia bllokoi Kosovës mese 150 milionë euro, donacione të BE-së, kjo vërtetë është për tu habitur, dhe nuk mund t’i atribuohet Kuvendit si sukses.

Deputetë konfuz e tërësisht të padenjë, për mandatet që u janë dhuruar padrejtësisht, partitë e të cilëve, derisa ishin në pushtet, përveçse kanë plaçkitur e zhvatur çdo gjë në këtë vend, tani janë kthyer në armiq edhe të miratimit të ligjeve dhe mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi analisti.

Qarri u shpreh i befasuar se si qytetarët i votojnë disa persona si deputetë.

Madje, duke parë zhvillimet e fundit në Kuvend, propozi që të miratohet një rregullore për kriteret e të zgjedhurit deputet.

Image
Analisti politik, Gani Qarri

“Fakt që habit shumë, se si qytetari i Kosovës, jo vetëm i voton, por edhe toleron edhe më tej, që njerëz të tillë të pa edukatë dhe me sjellje rruge e të lokaleve të natës, të përfaqësojnë ata dhe në emër të tyre, t’i luftojnë edhe donacionet e BE-së dhe të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat ishin dhuratë për Kosovën dhe po këta qytetarë, që të zhvillohen më shpejtë dhe ecin përpara në hap me kohën, njëjtë si shtetet tjera të rajonit.

Prandaj duke parë cinizmin e skajshëm, rebelimin grupor dhe mospunën kolektive të shumicës prej tyre, është koha e fundit, që Kuvendi ta miratojë një rregullore e cila do t’i përcaktonte qartë kriteret e të emëruarit deputet, rregullat ligjore të sjelljes dhe obligimet mandatore, të të gjithë atyre që marrin mandatin e deputetit të popullit, pa marrë parasysh partinë”, nënvizoi ai.

Krahas kësaj, analisti vlerësoi se për të parë një punë efektive në Parlament nuk duhet lejuar lëshimet e senacave, manipulimet dhe kalkulimet e shumta politike që bëhen nga deputetët.

“Dhe të gjithë ata, të cilët përpiqen që për llogaritë personale apo partiake, të mos-miratojnë as marrëveshjet ndërkombëtare për donacione dhuruar Kosovës, vetëm e vetëm, për t`ia vështirësuar, sa më shumë jetën qytetarëve, do duhej tu merrej urgjentisht mandati i deputetit dhe tu ndalohet përjetësisht, kandidimi për depuet.

Nëse duam të shohim një punë më efektive në Kuvend, nuk duhet lejuar kurrfarë shkeljet të natyrave kundërligjore, lëshimet e pareshtura të seancave, manipulimet e kalkulimet tjera mizantropë dhe, për çfarëdo shkelje të rregulloreve dhe pengimit të qëllimtë të punës së Kuvendit, veçanërisht për shkaktim të konflikteve dhe fyerjet e sharjet banale brenda Kuvendit, deputet të tillë do duhej të konfrontoheshin me sanksione të përhershme, përndryshe me deputet të tillë të katapultuar ad-hok nga segmentet politike në parlament, as që do të mund të zhvillohet më punë serioze, të miratohen ligje dhe të priten veprime normale parlamentare”, nënvizoi Qarri.

Më tej, ai nuk u pajtua me pushimet e gjata verore të Kuvendit, ku potencoi se këto pushime mund të interpretohen si shpërblim i mospunës dhe neglizhencës totale.

“Siç u pa, jo vetëm në muajt e kaluar, por edhe në seancën e fundit pranverore, joserioziteti jashtë çdo mase etike, morale e ligjore i deputetëve aktual, u dëshmua edhe me 28 korrik 2023, kur edhe një herë më tepër, si shumë herë tjera më parë, serish në mungesë të kuorumit seanca e Kuvendit të Kosovës është detyruar të mbyllet, për faqe të zezë dhe shkohet në pushimet, fare të pamerituara verore.

E përveçse një pushim aspak i merituar, është edhe një pushim tepër i stërzgjatur, që nga seanca e sotëme (28 korrik) Kuvendi i Kosovës shkon në pushim deri në shtator, që i bie hiq më pak se 5 javë të plota.

Pushim që lirisht mund të interpretohet nga të gjithë qytetarët, si shpërblim i mospunës dhe neglizhencës totale, sidomos i deputetëve të rebeluar të opozitës, pasojat e sjelljeve të të cilëve, nuk i bartin ata, por qytetari i pafajshëm, nga xhepi i varfër i të cilit, paguhen edhe deputetët të tillë opozitar që nuk votojnë as miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që ishin donacione, po për këta qytetarë”, shpjegoi analisti.

Në fund, Qarri shtoi se disa deputetë ia kanë hedhur ‘hijen e keqe’ Kuvendit me veprimet e tyre, ku të tillët nuk do duhej të ishin pjesë e tij fare dhe as të merrnin paga të majme.

Kësisoj, kërkoi nga votuesit e Kosovës që në të ardhmen të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos votojnë më, njerëz problematik.

“Kuasi-deputetë të cilët i kanë qitë hije të keqe para gjithë botës, jo vetëm Kuvendit, por edhe Kosovës, nuk marrin pjesë në seanca, lëshojnë ato sipas dëshirës dhe inateve personale e grupore, si dhe bojkotojnë punën e Kuvendit, nga i cili marrin rroga tejet të majme, dhe këtë, pa punuar fare, njerëz të tillë nuk do duhej, as guxohet më, të gjejnë vend në Parlament.

Andaj sado që Kuvendi ka miratuar shumë projektligje, shkaku i keqpërdorimit të mandateve nga deputetët e opozitës së inkriminuar, duke lëshuar seancat dhe mosvotuar as ligjet jetike për përmirësimin e jetesës dhe mbarëvajtjen e gjendjes së qytetarëve, duke bllokuar qëllimisht edhe donacionet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, nuk janë arritur pritjet që do duhej dhe të cilat vendi dhe qytetarët, kishin te kjo legjislaturë e Kuvendit gjatë këtij sesioni, kështu që të paktën, në të ardhmen, votuesit e Kosovës, duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos votojnë më, njerëz problematik e dallaveraxhi, të cilët me sjelljet e dëshmuara, krijojnë bindjen sikur partitë politike, pa dëshmuar asnjë kriter moral e ligjor i marrin nga rruga dhe katapultojnë apriori si deputet, drejt e në Kuvend”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat