Zgjedhjet në veri, dorëheqje apo peticion? Mazllum Baraliu tregon zgjidhjen më të shpejtë!

Politika

Zgjedhjet në veri, dorëheqje apo peticion? Mazllum Baraliu tregon zgjidhjen më të shpejtë!

Nga: Q.R Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:59
Veriu

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, duke iu referuar situatës aktuale në veriun e Kosovës, thotë se zgjidhja më e mirë që të mbahen zgjedhjet është dorëheqja e kryetarëve aktual.

Sipas tij, kjo është rruga më e shpejtë dhe më efikase.

“Gjithsesi më mirë, më shpejtë dhe më efikase e më e sigurt, që të mbahen zgjedhjet është modaliteti i dorëheqjeve të kryetarëve aktual”, thotë Baraliu për Botasot.

Image
Mazllum Baraliu

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë se fillimisht duhet të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe pastaj të shpallen zgjedhjet në veri.

Sipas tyre, për të pasur barazi në dialog me Serbinë, duhet të hiqen masat e vëna padrejtësisht ndaj Kosovës dhe pastaj të niset me procedurat të tjera.

Mirëpo, qasjen e tillë e kritikojnë në partinë më të madhe opoziare, PDK, ndërsa analistët politik kërkojnë një zgjidhje ku nuk lëndohet demokracia në veri por as dëmtohen raportet me aleatë.

Kushtëzimin ndaj Bashkimit Evropian për shpallje të zgjedhjeve në veri e ka potencuar gjatë kësaj jave edhe kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq, në Bashkimin Evropian kanë kërkuar nga pala kosovare të ndërmarrë hapa për shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur në veri, por pa përmendur mundësitë e largimit të masave ndëshkuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat