Çfarë po ndodhë me njohjet e reja? Ja pse fajtor është Hashim Thaçi

Politika

Çfarë po ndodhë me njohjet e reja? Ja pse fajtor është Hashim Thaçi

Nga: P.Rudi Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:08
Hashim Thaçi

Izraeli është shteti i fundit që ka njohur Kosovën, njohje kjo që erdhi pjesë e marrëveshjes me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në kohën kur Kosova mori njohjen e fundit, Kosova udhëhiqej nga Avdullah Hoti i LDK-së, i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit.

Por që nga kjo njohje, kanë kaluar më shumë se tre vite që kur Albin Kurti erdhi në pushtet, por që njohjet e reja nuk erdhën për Kosovën.

Nga partia në pushtet nuk kanë pranuar të flasin lidhur me mungesën e njohjeve të reja.

Kurse analisti politik, Faton Mehmeti, mungesën e njohjeve për Kosovën po e lidh me ish presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas Mehmetit, kishte promovuar idenë e ndarjes së Kosovës, gjë që ndikoi automatikisht edhe në procesin e njohjeve të reja.

Image
Faton Mehmeti

“Njohjet kanë ngecur që kur Hashim Thaçi promovoi idenë e ndryshimit të kufijve. Askush nuk mund të njihte pavarësinë derisa u vu në pikëpyetje pavarësia. Këtë gjë e përdori Serbia për propagandë, që gjë rezultoi vetëm me çnjohje”, thotë Mehmeti.

“Albin Kurti e ka të trashëguar këtë barrë, meqenëse ende nuk është përmbyll marrëveshja me Serbinë, njohjet kanë ngecur, janë pezull dhe po presin se çfarë do të ndodh me statutin e Kosovës”, shton Mehmeti për “Bota sot”.

Ai i bën thirrje qeverisë së Kosovës për hartimin e një plani konkret për sjelljen e njohjeve të reja.

“Por, Kosova duhet të hartojë një ekip me njerëz nga të gjitha fushat e që kanë emër në botë, për të promovuar Kosovën si dhe në anën politike të ndërmerr turne ne vendet që ende hezitojnë. Ndryshe, vështirë të ketë njohje”, thekson Mehmeti.

“Natyrisht, derisa nuk përmbyllet marrëveshja me Serbinë vështirë të ketë njohje. Me idenë e shkëmbit të territorit u vu në pikëpyetje statusi i Kosovës. Pra, Kurti dhe Kosova po vuajnë mbrapshtit e Thaçit”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

Kujtojmë se deri më tani, Kosova është njohur nga 117 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat