Analisti alarmon për tensionet Kosovë - Serbi: Blerja e dronëve turk, jep shenja se si përfundon marrëveshja përfundimtare me Serbinë!

Politika

Analisti alarmon për tensionet Kosovë - Serbi: Blerja e dronëve turk, jep shenja se si përfundon marrëveshja përfundimtare me Serbinë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:47
Albin Kurti duke prezantuar dronët turk të blerë për Ushtrinë e Kosovës

Tensionet në veri të Kosovës, kanë bë që mos të vazhdohen bisedimet në Burksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka muaj të tërë që nuk janë takuar.

Kur të gjithë shpresoin që këtë vit të përmbyllet marrëveshja Kosovë-Serbi, në veri të Kosovës u ngritet tensionet mjaftë shumë.

Krejt kjo ndodhi pasi grupet kriminale serbe të urdhëruara nga Vuçiqi filluan protestat e dhunshme pasi kryetarët shqiptarë që i fituan zgjedhjet shkuan për të kryer funksionin e tyre nga objektet komunale.

Kur ndodhi kjo, u alarmuan kriminelët serbë të cilët filluan edhe sulmin ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe KFOR-it, ku u lënduan dhjetëra pjesëtarë.

Image
Albin Kurti duke prezantuar dronët turk të blerë për Ushtrinë e Kosovës

Tensionet në veri dhe ngecja në dialog, janë paralajmërues se diçka nuk është në rregull.

Kështu vlerëson profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi i cili shton se, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i largët.

Ai pohon se tashmë askush nuk mund të parashikon se kur do të vazhdojë dhe si do të mbarojë.

“Tensionet e fundit në veri, ngecja e dialogut dhe opinionet e shumta nga Serbia, BE-ja e SHBA-të paralajmërojnë se diçka nuk është në rregull në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se dialogu në mes dy shteteve është aq i përskequr, i kundërtë e i largët sa që askush  nuk mund të parashikonte e të dinte se kur do vazhdojë dhe si do mbarojë dialogu, me marrëveshje paqësore apo me dhunë vrasje e luftë”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Image
Albin Kurti duke prezantuar dronët turk të blerë për Ushtrinë e Kosovës

Profesori shton se, duket se më shumë po bisedohet për një konflikt në veri të Kosovës, sesa për marrëveshje pajtuese Kosovë-Serbi.

“Nga deklaratat serbe, evropiane e amerikane vërejmë një pasivitet të madh të marrëveshjes për paqë, si duket më shumë bisedohet për një konflikt në veri të Kosovës sesa për një marrëveshje dialoguese pajtuese në mes Kosovës dhe Serbisë”, potencon ai.

Në fund, Mehazi flet edhe për dronët truk të cilët janë ble nga Forcat Mbrojtëse të Kosovës, që sipas tij, kjo përgatitje jep shenja të qarta se si do të mbarojë dialogu përfundimtar Kosovë-Serbi.

“Barometri më i mirë i paqës apo luftës është blerja e armëve dhe Bajraktarëve turk nga Forcat Mbrojtëse të Kosovës, kjo përgatitje e ushtrisë së Kosovës jep shenja të qarta se si do mbarojë dialogu përfundimtar në mes Kosovës e Serbisë”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat