Vendimi i fundit nga Albin Kurti për veriun e Kosovës, flet eksperti i sigurisë

Politika

Vendimi i fundit nga Albin Kurti për veriun e Kosovës, flet eksperti i sigurisë

Nga: P.Rudi Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeminsitri i Republikës së Koosvës, Albin Kurti, ka vendosur që nga nesër t’i tërheq edhe 25 përqind të policëve te komunat në Veri.

Ky vendim vjen sipas marrëveshjes së arritur dhe zotimeve të tij para bashkësisë ndërkombëtare për masa deeskaluese nga ana e Kosovës.

E hapi i ndërmarrë nga Kurti është përshëndetur nga Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEXKosovo dhe NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Miroslav Lajçak në Twitter.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ky vendim i Kurtit vjen si rezultat i marrëveshjes së Bratislavës.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

“Një veprim i tillë vjen si rezultat marrëveshjes se Bratislavës për të rikthyer normalitetin në veri dhe argumentu hapjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri. EULEX-i dhe KFOR-i, së bashku me Policinë e Kosovës, do të bëjnë vlerësimin dhe që në një moment mund të analizohet nëse rrezikohet siguria, atëherë do të kemi rikthim në nivelit para terheqjes”, thotë Shala.

Sipas tij, klasa politike në Kosovë nuk duhet të ndjekë trajektoren e gabuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Organet e sigurisë në Kosovë kanë marr gjitha veprimet adekuate për të identifikuar personat dhe grupet që janë të instaluar në veri te vendit. Niveli politik duhet të marr në konsideratë që mos të marr një trajektore të gabuar në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar”, shprehet Shala.

“Ndërsa nga muajt shtator do të duhej të rikthehemi në komunikim ne nivel siç ishte në 2017 ne mese aktereve të sigurisë vendor dhe ndërkombëtar dhe për të mbajtur nën kontroll situatën në tërësi”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat