“Shpërthimi i konfliktit në veri”, gazetari serb jep ‘lajmin e keq’ për Vuçiqin: Kurti është në epërsi - ja kush humbi!

Politika

“Shpërthimi i konfliktit në veri”, gazetari serb jep ‘lajmin e keq’ për Vuçiqin: Kurti është në epërsi - ja kush humbi!

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2023 Në ora: 19:02
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Pas ‘shpërthimit’ të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, bashkësia ndërkombëtare tregoi një interes të shtuar për zgjidhjen e konfliktit në mes dy vendeve.

Mirëpo, kësaj radhe ndërkombëtarët u treguan më të ashpër me kryeministrin tonë, Albin Kurti, madje duke i bërë presion për çështje të ndryshme, një nga to është edhe Asociacioni.

Ndërsa, ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shihej një qasje më e ‘butë’.

E për qëndrimet e Perëndimit ndaj Kurtit dhe Vuçiqit, foli politologu dhe gazetari serb, Boris Varga.

Fillimisht, ai në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, vlerësoi se kritikat e ndërkombëtarëve, veçanërisht të disa diplomatëve amerikanë ndaj Kurtit, po i japin hapësiër Vuçiqit, që të shkel marrëveshjen e Ohrit.

“Në rastin e Kosovës, Serbia ishte agresore dhe është në pozitë më të keqe, por kritikat nga Perëndimi, veçanërisht nga diplomatët amerikanë, në llogari të Kurtit dhe lëvizjeve të tij, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet lokale dhe funksionimin e vetëqeverisjeve të reja lokale në veri të Kosovës, i japin presidentit serb Vuçiq një arsye shtesë për të shkelur marrëveshjen e Ohrit”, deklaroi gazetari serb.

Krahas kësaj, Varga potencoi se shpërthimi i konfliktit të veri, erdhi me pëlqimin e shtetit serb, ku humbës dolën Beogradi dhe serbët e Kosovës.

Image
Politologu dhe gazetari serb, Boris Varga.

“Në shikim të parë, kjo është një zhbërje e dialogut dhe rivalitet mes dy liderëve. Por, duke e parë tablonë më hapur, në përleshjet në veri të Kosovës, u plagosën pjesëtarët e KFOR-it dhe ky konflikt nuk shpërtheu pa pëlqimin e Beogradit. Në rrethana të tilla humbasin edhe Beogradi prorus, edhe serbët e Kosovës.”, theksoi ai.

Ndër të tjera, gazetari serb, foli edhe për Asociacionin, ku tha se Kurti është në epërsi ndaj Vuçiqit, sa i përket kësaj çështjeje.

“Nëse kihet parasysh edhe kriza më serioze në BeH për shkak të aspiratave secesioniste të Milorad Dodikut dhe Republika Serpskës, Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë bëhet detyrim i rrezikshëm i Prishtinës. Për shkak të sjelljes së tillë duale të Beogradit, Serbia po humb aleatët. Nuk mundeni që me njërën dorë përmes Republika Serpskës ta shkatërroni Bosnjë e Hercegovinën, e me tjetrën të fshini lotët, sepse nuk po ua japin Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Një politikë të këtillë të Vuçiqit Perëndimi e mbështetet vetëm në mënyrë deklarative dhe këtu Kurti është në epërsi”, përfundoi Boris Varga për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat